Piknik te kalaja Bashtoves(Bashtova’s Castle)

kalaja e bashtoves evente kulturore shqiptare
…edhe pak orë na ndajnë nga fillimi i eventit artistik kulturor në Kalanë e Bashtovës. Për ata që nuk e dinë, kjo kala ndodhet afër bregdetit në një zonë fushore midis Kavajës dhe Rrogozhinës.
Për të shkuar të vizitoni kalanë e Bashtovës, ju duhet të dilni në Gosë dhe të ndiqni rrugën për në bregdet. Rruga është e asfaltuar por tashmë e degraduar dhe ka nevojë për një rikontruktim prandaj ju ftojmë të bëni kujdes nga gropat dhe dislivelet në rrugë.

Eventi qe do të zhvillohet në datat 6-7 titullohet pikërisht “piknik artistik në kalanë e Bashtovës” ju ftojmë ta vizitoni nesër dhe pasnesër pasi do të keni mbresa vertet të mira dhe me siguri do të dëshironi ta rivizitoni.
Eventi mbledh artistë të ndryshëm dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ju urojmë: Kalofshi bukur e bëfshi qef!