Rally Albania 2015 nga data 6 deri në 13 qershor per të zbuluar Shqipërinë!

RALLY ALBANIA është një event sportiv ekstrem që i bie rreth e përqark Shqipërisë me garues nga e gjithë bota që mblidhen në këtë spektakël të motorrave, makinave, quad dhe SSV.
Ky event është i hapur për të gjithë ata që kanë shpirt sportiv, mjetin e duhur, dhe letrat në rregull(siguracionin, kualidimet e nevojshme etj) dhe të jenë 18 vjeç e lart.
Rregjistrimi është i hapur nga 1 tetori 2014 deri në 1 Qershor 2015.
Ky event është shumë i rëndësishëm si nga ana sportive por gjithashtu edhe nga ana turistike.
Në fakt me pjesëmarrjen e garuesve nga e gjithë botë përhapet fjala por edhe imazhe shumë të bukura e të rralla të natyrës Shqiptare. Por kësaj gjëje i dedikohet relativisht pak vëmendje.
Do të ishte bukur dhe do ti sugjeroja kryesisht pjesmarrësmve Shqiptarë që gjatë këtij rrugëtimi, gjatë kësaj gare të përcillnin edhe imazhe nga vende të ndryshme e pak të njohura nga shumica e Shqiptarëve, me qëllim rritjen e turizmit dhe zbulimin e bukurive të ndryshme shqiptare.
Rrugëtimi i kësaj gare do të kalojë në vendet më piktoreske të Shqipërisë nga veriu në jug per rreth 1880 km garë të ndezur dhe eksploruese të vendit të shqiponjave!
Për më tepër, vizitoni faqen zyrtare të eventit këtu