Connect with us

receta gatimi

Pite me Spinaq – receta gatimi

Published

on

pite_me_spinaq_receta_gatimi_shqip_ecaty_com_si_te_gatuajme

Receta gatimi – ecaty.com gatuani me fantazi, servireni bukur, sepse nje ushqim i prezantuar bukur eshte gjysma e shijes, guzhina ka shume receta te shijshme por qe shpeshhere kalojne te pa shijuar vetem sepse prezantohen me nje pamje jo fort terheqese edhe se ndoshta mund te jete ushqimi me i mire qe mund te jete gatuar ndonjehere.
Per te mesuar receta gatimi te reja na vizitoni shpesh dhe do t’ju servirim receta vertet te shijshme…
Ju befte mire. 

Pite me Spinaq - reeceta gatimi
Pite me Spinaq - receta gatimi
Write a review
Print
Përbërësit
  1. 500gr spinaq,
  2. 1kg djathe lope,
  3. 1kg pete e gatshme,
  4. 5 veze,
  5. 300ml qumesht,
  6. vaj,
  7. kripe.
Përgatitja
  1. E ziejme spinaqin ne uje te valuar ne zjarr. Spinaqin e zier e shperlajme me uje te ftohte, e kullojme dhe e presim ne cope te imeta.
  2. Nderkohe, i thyejme vezet dhe i ndajme te bardhat nga te verdhat.Te bardhat e vezes i rrahim me mikser. Ne tenxheren e madhe me te verdhat e vezes e grijme djathin dhe e shtojme qumeshtin. Hedhim ne te kripe dhe vaj. Pastaj, ne ene i shtojme te bardhat e vezes te rrahura dhe spinaqin. Perziejme me luge, derisa te fitojme nje mase homogjene.
  3. Ne tave hedhim vaj dhe e perhapim me furçe ne tere siperfaqen. Ne tave e veme nje pete dhe e palojme ne madhesi te taves.
  4. E marrim peten e dyte, e tutelojme me dore dhe e kalojme ne masen ne tenxhere. Kete pete e veme siper petes ne tave ne skaj te taves. Te njejten gje e bejme me te gjitha petet, me te cilat e mbushim taven.
  5. Masen e mbetur ne tenxhere e shperndajme ne tave siper pites. Siper hedhim vaj dhe i shtrojme dy petet e mbetura. Skajet e peteve i shtypim ne brendi te taves.Edhe siper tyre hedhim vaj dhe e perhapim ne tere siperfaqen e petes. Taven e veme ne furre, pjekim 15 minuta ne temperature prej 220 grade.
  6. Piten e presim ne cope.
  7. Ju befte mire
ECATY https://www.ecaty.com/

dasma

Receta Gatimi Shqiptare – Bakllavaja – ja si bëhet -4k video

Published

on

By

Festat e fundvitit sapo kanë kaluar por është e pamundur për Shqiptarët që ti kalojnë festat pa gatimet e traditës.

Janë receta tipike që përdoren kryesisht për festat e fundvitit por asgje nuk ndalon askënd për ti përgatitur këto krenari kombëtare në artin e guzhinës, edhe në ditë festive të ndryshme.

Po të përmendim disa prej tyre, si Shëndetlie, Byrek, Gjel deti dhe përshesh, Bakllava etj, gjithkush do të thoshte, që do ti dëshironte çdo javë, në mos edhe çdo ditë.

Pikërisht këtu më qëndroni!

Shija e tyre unike do të preferohej gati edhe çdo ditë, por përgatitja e tyre shpeshherë kërkon pak punë dhe kohë. Ky është rasti i Bakllavasë.

Për recetën me përbërësit ka me shumicë duke kërkuar në google, por ajo që ju sugjerojmë në vijim, është një video që tregon pikërisht përgatitjen, pra më saktë punimin si ndarjen e brumit dhe hapjen e petave, në video do të shihni skena që duken të përsëritura por është pikërisht procesi i punimit që kërkon përsëritje. Për ta parë videon në fjalë klikoni në vijim ose klikoni këtu

Continue Reading

embelsira

Receta Gatimi Shqiptare – Shëndetlie – Si bëhet

Published

on

By

Janë të shumtë recetat tradizionale Shqiptare për festat e fundvitit dhe për të njëjtën recetë tradizionale ka mënyra të ndryshme të të gatuarit që ndryshon shpeshherë edhe nga qyteti në qytet, apo nga fshati në fshat.

Recetat e gatimit tradizionale janë Gjeli detit me përshesh, Byreku(me gjizë, me mish, me spinaq etj), Tava te ndryshme(çdo vend i vogël ka traditën e vet), ëmbëlsira: Bakllavaja, Shëndetlie.

Pikërisht për këtë të fundit kemi sot një recetë dhe mund ta shikoni duke klikuar në imazh.

Gezuar festat e fundvitit dhe nje vit sa me i mbare ky qe po vjen!

Continue Reading

embelsira

Si te gatuajme bombone – embelsire tradicionale Shqiptare

Published

on

By

bombone_receta_gatimi_si_te_gatuajme_ecaty_com

Si te gatuajme Bombone – Receta gatimi per Bombone vendi.

Kjo eshte nje recete qe perdorej dikur neper shtepiat tona ku kushtet e veshira ekonomike na benin qe me dy tre perberes te sajonim dicka dhe te nxirrnim me te miren prej tyre. Kjo eshte dhe rasti i ketyre bomboneve te shijshme shqiptare 

Bombone - receta gatimi embelsire
bombone embelsire tradicionale shqiptare
Write a review
Print
Përbërësit
  1. 1 liter qumësht i freskët
  2. 2 kg sheqer
  3. 80 gr gjalpë
Përgatitja
  1. Në një tenxhere hedhim të gjithë përbërësit. I ziejmë ne zjarr shumë të ulët duke i përzierë vazhdimisht. Duhet ta lemë të ziejë përreth një ore, derisa të arrijmë një masë të trashë e homogjene. Më pas e lemë pak të ftohet dhe e hedhim në forma. Pasi janë ftohur komplet dhe bonbonet janë forcuar, i heqim nga forma dhe i shërbejmë.
  2. ju befte mire!
ECATY https://www.ecaty.com/

Continue Reading

Trending