embelsira
Receta Gatimi – Tiramisu embelsire

Tiramisu – si te pergatisni tiramisu. Nje embelsire klasike e guzhines europiane dhe me saktesisht nga guzhina italiane.


- 400 gr biskota pishkote
- 500 gr djath mascarpone
- 400 gr ajke e embel(hopla)
- 200 gr sheqer pluhur
- 1 qese e vogel zhelatine kokerrza
- 150 ml kafe e pergaditur
- Kakao per pluhurosje
- Se pari zhelatine laget me pak uje te ngrohet,jo te vloj.
- Atehere miret djathi mascarpone dhe perzihet me sheqer pluhur me mixer
- Ajka e embel tundet derisa te trashet.
- Pasi djathi mascarpone me sheqerin behet nje mase kremoze shtohet edhe ajka e embel.
- Zhelatine se shkire i shtohen 2-3 luge nga kremi,perzihet mire qe te ruaj konsistencen e vet,dhe me pas perzihet me krejt krem in tjeter te pergaditur.
- Pishkotet lagen mjaft shkurt ne kafen e pergaditur.
- Pishkotet renditen ne nje kallep me te thelle te mbuluar me leter per pjekje ose alufolie.
- Renditen nje rend pishkote,nje rend krem derisa te hargjohet kremi dhe pishkotet(madhesia e kallepit ku do ti renditini eshte varesisht sa deshironi te jete e larte tiramisuja).
- Me rendesi eshte qe shtresa e fundit te jete me kremin dhe pastaj pluhuroset me kakao.
- Tiramisuja lihet te ftohet dhe pastaj se bashku me letren per pjekje ose alufolien nxirret nga kallepi dhe qitet ne ndonje tabaka te rafshet ku me lehte do te nxjerrim pjeset e prera qe do ti servojme.Ju befte mire.
dasma
Receta Gatimi Shqiptare – Bakllavaja – ja si bëhet -4k video

Festat e fundvitit sapo kanë kaluar por është e pamundur për Shqiptarët që ti kalojnë festat pa gatimet e traditës.
Janë receta tipike që përdoren kryesisht për festat e fundvitit por asgje nuk ndalon askënd për ti përgatitur këto krenari kombëtare në artin e guzhinës, edhe në ditë festive të ndryshme.
Po të përmendim disa prej tyre, si Shëndetlie, Byrek, Gjel deti dhe përshesh, Bakllava etj, gjithkush do të thoshte, që do ti dëshironte çdo javë, në mos edhe çdo ditë.
Pikërisht këtu më qëndroni!
Shija e tyre unike do të preferohej gati edhe çdo ditë, por përgatitja e tyre shpeshherë kërkon pak punë dhe kohë. Ky është rasti i Bakllavasë.
Për recetën me përbërësit ka me shumicë duke kërkuar në google, por ajo që ju sugjerojmë në vijim, është një video që tregon pikërisht përgatitjen, pra më saktë punimin si ndarjen e brumit dhe hapjen e petave, në video do të shihni skena që duken të përsëritura por është pikërisht procesi i punimit që kërkon përsëritje. Për ta parë videon në fjalë klikoni në vijim ose klikoni këtu
embelsira
Receta Gatimi Shqiptare – Shëndetlie – Si bëhet

Janë të shumtë recetat tradizionale Shqiptare për festat e fundvitit dhe për të njëjtën recetë tradizionale ka mënyra të ndryshme të të gatuarit që ndryshon shpeshherë edhe nga qyteti në qytet, apo nga fshati në fshat.
Recetat e gatimit tradizionale janë Gjeli detit me përshesh, Byreku(me gjizë, me mish, me spinaq etj), Tava te ndryshme(çdo vend i vogël ka traditën e vet), ëmbëlsira: Bakllavaja, Shëndetlie.
Pikërisht për këtë të fundit kemi sot një recetë dhe mund ta shikoni duke klikuar në imazh.

Gezuar festat e fundvitit dhe nje vit sa me i mbare ky qe po vjen!
embelsira
Si te gatuajme bombone – embelsire tradicionale Shqiptare

Si te gatuajme Bombone – Receta gatimi per Bombone vendi.
Kjo eshte nje recete qe perdorej dikur neper shtepiat tona ku kushtet e veshira ekonomike na benin qe me dy tre perberes te sajonim dicka dhe te nxirrnim me te miren prej tyre. Kjo eshte dhe rasti i ketyre bomboneve te shijshme shqiptare


- 1 liter qumësht i freskët
- 2 kg sheqer
- 80 gr gjalpë
- Në një tenxhere hedhim të gjithë përbërësit. I ziejmë ne zjarr shumë të ulët duke i përzierë vazhdimisht. Duhet ta lemë të ziejë përreth një ore, derisa të arrijmë një masë të trashë e homogjene. Më pas e lemë pak të ftohet dhe e hedhim në forma. Pasi janë ftohur komplet dhe bonbonet janë forcuar, i heqim nga forma dhe i shërbejmë.
- ju befte mire!
-
Fotografi9 vjet ago
4 këshilla për të fotografuar bukur
-
Artikuj Sociale3 vjet ago
Ura e Frëngut në Gjorm – Vlora Albania
-
embelsira8 vjet ago
Si te gatuajme bombone – embelsire tradicionale Shqiptare
-
embelsira9 vjet ago
Tollumba – Embëlsirë receta gatimi Shqiptare
-
Artikuj Sociale3 vjet ago
Kalaja dhe plazhi i Bashtoves pastrohet dhe pergatitet per sezonin veror
-
Artikuj Sociale4 vjet ago
Karroca me guzhinjeta-si behej ne vitet 90
-
Artikuj Sociale9 vjet ago
Shpella e Pirateve – nje monument kulturor qe nuk i kushtohet vemendja e duhur
-
Fotografi9 vjet ago
Kamera e vogël apo kamera e madhe kush është me profesionale?
You must be logged in to post a comment Login