Connect with us

1000miglia

1000Miglia gara e makinave historike po zhvillohet tani ne Itali!

Eventi historik që për 30 vjet rradhazi është një moment takimi midis sportit dhe personazhe historikë. Një event i vetëm në llojin e tij. Një ngjarje që përsëritet një herë në vit në rrugët e Italisë që zakonisht ndjek udhëtimin Brescia-Roma-Brescia për të bërë pra gjatë këtij udhëtimi me makina historike një gjatësi rrugore prej 1000 miljesh ose e përkthyer në kilometra janë rreth 1610 km që më shumë se 400 makina antike sfilojnë në rrugët e italisë për të treguar në tre ditë(nga 14-17 maj këtë vit), historinë e automobilizmit në vite…Krahas tyre në këtë eveniment përzihen me turmën edhe makinat me teknologjinë më të re si mercedes mclaren, ferrari etj…

Ky event është organizuar në mënyrë të tillë që krahas historisë së makinave të promovohet dhe turizimi i vendeve nga ku këto makina kalojnë duke i dhënë dhe një shtytje të madhe turizmit vendas…nëse edhe ju keni një makinë historike(por makina historike për Shqiptarët është patjetër benzi 2500) por gjithsesi edhe nëse do ta kishit një makinë historike do të ishte dhe pak e vështirë që të merrnit pjesë si garues pasi kuota e pjesmarrjes kërkon një pagesë prej 7000 Euro + tatimin dhe jo të gjithë mund t’ia lejojnë vetes një shumë të tillë, edhe vetë italianët janë të paktë pjesëmarrësit në krahasim me të huajt.

Nëse dëshironi pra të shihni reale makinat që mblidhnit figurat  në çimçakizët big-babol apo të tjerë të asaj kohe me figura makinash, atëherë ky event është ai në të cilin duhet të merrni pjesë si publik.

Ju kujtoj se xhiro e ketij viti është e ngjashme me vitin e shkuar dhe 

  • fillon të enjten 14 maj 2015 nga Brescia në Itali , kalon për Verona, Ferrara, Ravenna, Rimini,
  • Të Premten 15 maj në San Marino, Senigalia, Recanati, Macerata, Ascoli Piceno, Teramo, Rieti dhe Romë ku bëhet ndalimi i dytë.
  • Të shtunën 16 maj nisen nga Roma dhe kalojnë Viterbo, Siena, Pisa, Reggio Emilia dhe bëjnë ndalesën e tretë në Parma.
  • Të dielën 17 maj nisen nga Parma në mëngjes herët për të kaluar nga Piacenza, Bergamo dhe Arrijnë në Brescia përsëri ku shpallen dhe fituesit.

Nëse jeni në Itali në një nga këto vende të lartpërmendura dilni e shihini nëse dëshironi të shihni reale makinat e vjetra që kanë bërë historinë e makinave.

Nëse dëshironi të shihni disa foto nga këto makina, shpërndajeni këtë artikull në një nga rrjetet sociale të treguara dhe menjëherë do t’ju hapen fotot në vijim për ti shikuar.

[sociallocker]

ristyle_1000miglia_photography_ecaty_com12 ristyle_1000miglia_photography_ecaty_com9 ristyle_1000miglia_photography_ecaty_com8 ristyle_1000miglia_photography_ecaty_com6 ristyle_1000miglia_photography_ecaty_com5 ristyle_1000miglia_photography_ecaty_com3 ristyle_1000miglia_photography_ecaty_com2 ristyle_1000miglia_photography_ecaty_com1

[/sociallocker]

Continue Reading
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Trending