Artikuj Sociale
Shqipëria në panairin ndërkombëtar në Itali Expo Milano 2015

TIRANË, 12 Mars/ATSH/.- Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën pjesëmarrjen e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar “EXPO Milano 2015″.
Sipas vendimit, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me urdhër, emëron grupin e punës të kryesuar nga Komisari i Përgjithshëm i Shqipërisë, i cili ka në përbërje, dy përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, një përfaqësues nga Ministria e Kulturës dhe një përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
Autorizohet Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) për menaxhimin dhe administrimin e projektit “EXPO Milano 2015”, si dhe të veprimeve financiare nën mbikëqyrjen e grupit të punës të kryesuar nga Komisari.
Sipas vendimit vlera e qirasë për përdorimin e pavionit shqiptar në Panairin Ndërkombëtar “EXPO Milano 2015” është 246.500 euro, nga e cila shuma prej 123.250 eurosh do të përballohet nga buxheti i vitit 2014, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për këtë aktivitet, ndërsa pjesa tjetër do të përballohet nga buxheti që do të miratohet për vitin 2015 për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Kostoja e investimit do të vetëmenaxhohet nga zbatuesi i projektit, si dhe nëpërmjet donatorëve privatë, shtetërorë, si dhe burimeve të tjera të ligjshme. /a.s/ /a.ke/
Artikuj Sociale
Ura e Frëngut në Gjorm – Vlora Albania

Ndodhet afër fshatit Gjormë dhe ka shërbyer për qarkullimin dhe komunikimin e banorëve të fshatrave, që ndodhen në bregun e majtë të lumit Shushicë.
Ajo është urë e tipit me dopjo qemer me harkun në formë lundre dhe me dy dritare shkarkuese. Arkitektura e urës i është përshtatur terrenit shkëmbor ku është ndërtuar, duke u harmonizuar me peizazhin natyror.
Muratura e saj është e ndërtuar me gur kave të lidhur me llaç gëlqere. Në vitin 2015 kjo urë i është nënshtruar një ndërhyrjeje restauruese nga DRKK Vlorë.


Artikuj Sociale
Kalaja dhe plazhi i Bashtoves pastrohet dhe pergatitet per sezonin veror

Eshte i fresket fare lajmi qe po ju japim ne vijim, pasi vetem pak dite me pare kalaja dhe plazhi i Bashtoves jane pastruar per ti dhene fillimin nje sezoni turistik sa me te denje per per hijeshine e natyres qe mbart zona e kalase dhe ajo perrreth saj.

Djemte dhe vajzat e Ecovolis kane bere nje pastrim dhe nje nisme te bukur pasi duke e pastruar i kane dhene turistit nje shkak me shume per ta vizituar ate zone.
Per ata qe nuk e dine akoma, kalaja e Bashtoves gjendet 1km para grykederdhjes se lumit shkumbin.
Per tju dhene nje ide sa me te qarte ajo ndodhet dhe midis Spillese dhe Divjakes.
Per te shkuar atje mjafton te dilni nga rruga kryesore SH4 ne Gose qe ndodhet midis Kavajes dhe Rrogozhines, ndiqni rrugen e plazhit, pra per ne perendim dhe shkoni pothuajse ne fund. Pra Nje kilometer para derdhjes se lumit Shkumbin ne bregdet. Pikerisht aty ndodhet kalaja e Bashtoves.
Tani te rikthehemi te pastrimi, thame qe eshte nje nisme e bukur por kesaj nisme duhet ti bashkohet dhe miresjellja e turistit me natyren, te mos e beje pis por ta mbaje paster.

Vetem ne kete menyre do te kemi gjithnje nje ambjent mikprites duke u miresjellje me natyren
Artikuj Sociale
Pipza – ja si behet nje strument muzikor

Nuk e di sa nga ju mund ta njohin këtë strument që do ju tregoj në vijim.
Bëhet fjalë për një strument muzikor që mund ta quajmë fyell ose popullorshe pipëz që nëse jeni të zanatit mund të krijoni muzikë dhe të imitoni këngët e që ju pëlqejnë.
E veçanta e këtij strumenti është se mund ta bëni fare mirë edhe ju vetë, si i thonë llafit <beje mire beje vete>
Nuk ka asnjë shpenzim për të bërë përveçse kohës suaj që do i kushtoni për ta bërë. Ju duhet pikë së pari të dilni në natyrë, të gjeni ndonjë kërcell gruri të njomë ose kallami të vogël fare dhe të keni me vete ndonjë brisk ose ndonjë mjet tjetër prerës
strumente muzikore
pastaj sju mbetet gjë tjetër vetem se të videon në youtube që ju tregon se si ta bëni duke klikuar këtu ose klikoni mbi imazh
Si te beni nje pipez ose fyell

-
Fotografi8 vjet ago
4 këshilla për të fotografuar bukur
-
Artikuj Sociale2 vjet ago
Ura e Frëngut në Gjorm – Vlora Albania
-
embelsira8 vjet ago
Tollumba – Embëlsirë receta gatimi Shqiptare
-
embelsira8 vjet ago
Si te gatuajme bombone – embelsire tradicionale Shqiptare
-
Artikuj Sociale7 vjet ago
Bananja ben mire per shendetin – Ja pse!
-
Artikuj Sociale8 vjet ago
Shpella e Pirateve – nje monument kulturor qe nuk i kushtohet vemendja e duhur
-
Artikuj Sociale3 vjet ago
Karroca me guzhinjeta-si behej ne vitet 90
-
Programe8 vjet ago
Imagecool – një program që përpunon 500 formate të ndryshme imazhesh
You must be logged in to post a comment Login