Artikuj Sociale
Ujëvara e Sotirës – Niagara e Shqipërisë!

Ujëvara e Sotirës është 100 metra, dhe buron nga mali i Tomorit. Ajo ndodhet rreth 60 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më shumë se dy orë më këmbë. Emrin Sotirë e ka marrë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara.
Shqipëria ka shumë vënde përrallore që shumica e shqiptarëve nuk e dinë dhe nuk i kanë zbuluar akoma. Deri disa vite më parë kushdo për pushime nënkuptonte detin, plazhin, por nuk janë të paktë ata që kanë zbuluar dhe kanë filluar të preferojnë dhe eksplorimin e natyrës. Në stinën e verës është edhe një alternativë e mirë dhe Ujvara e Sotirës, një mrekulli e natyrës që do t’ju magjepsë me bukurinë dhe freskinë e ajrit kur ta vizitoni.
Në verilindje të Tomorit, ndodhet burimi i madh që vjen nga një e çarë gjatësore në shkëmbin gëlqeror të thepisur. Lartësia e rënies së ujit varion nga 5 m, deri 20 m lartësi. Peisazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit, është i mrekullueshëm. Zhurma e ujit mund të dëgjohet shumë larg. Itinerari Gramsh-Sotirë-ujvarë. Në pjesën e sipërme të ujëvarës ndodhet dhe një fushë e përshtatshme për të vendosur kampingun (çadra).
Pra nëse edhe juve ju pëlqen natyra mbajeni në konsideratë një vizitë në këtë bukuri të natyrës Shqiptare!
Në vijim mund të shihni një video që mund t’ju njohë disi me këtë vend dhe ju sugjeroj që për ta shijuar më bukur, ta vizitoni dhe më lejoni t’ju njoftoj se në datën 1 maj ky vend do të ketë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, pra bëhu dhe ti turist dhe bëj një ekskursion!
https://www.youtube.com/watch?v=m2DhCc6Fs7Q
Sotira, ujëvara “shqiptare e Niagarës”, një nga monumentet më të bukura natyrore
Ndodhet 16 kilometra larg Gramshit, por duhen dy orë për të shkuar si pasojë e rrugës së keqe
Qyteti i Gramshit mbart mbi vete potenciale të mëdha turistike siç është kanioni i Holtës i formuar me kalimin e kohës, përmes procesit të erozionit për shkak të lumit Holtë. Zona tregon fenomenin e njohur si topografi karstike. Kanioni është 3 km i gjatë, 350 metra i lartë dhe 10 metra i gjerë, është i përbërë nga shpella të shumta që ende nuk janë eksploruar nga udhëtarët aventurierë. Stalaktitet dhe stalagmitet kanë krijuar një vend të rrallë për t’u vizituar. Liqeni i Zi është një tjetër destinacion për t’u vizituar. Ai është krijuar nga akullnajat dhe klima është malore. Liqeni rrethohet nga malet me pisha duke i dhënë atij një pamje madhështore. Për shkak të mineraleve të shumta që ka nën të, ai ofron veti kuruese sidomos në javët e para të muajit gusht. Në këtë periudhë, numri i vizitorëve rritet mjaftueshëm. Ndërsa Grabova njihet për historinë e saj e cila përfshin lidhjet mes të dy perandorive, romake dhe bizantine. Ajo pati një zhvillimi të shpejtë ndërmjet shekujve XIV dhe XVII. Zona është e njohur për bukurinë, duke përfshirë peizazhin malor, kishat e lashta, urat shekullore e të tjerë. Në të gjitha këto destinacione është mjaft e vështirë që të shkohet prej terrenit të thyer dhe mungesës së infrastrukturës.
“Monumenti” i bukur natyror
Tashmë, vëmendja është përqendruar në ujëvarën e Sotirës, një nga monumentet më të bukura natyrore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Kjo ujëvarë ndodhet rreth 16 km larg qytetit të Gramshit dhe për të shkuar deri atje është shumë e vështirë prej mungesës së infrastrukturës, por me një automjet tip fuoristradë është më lehtë e arritshme. Ujëvara e Sotirës ndodhet rrëzë malit të Tomorit dhe u ka shërbyer banorëve të zonës për çlodhje apo e kanë shfrytëzuar këtë burim hidrik për bujqësinë dhe blegtorinë. Sotira, vizitorë të përditshëm ka pasur vetëm banorët e zonës, por tashmë po kthehet në një destinacion grishës për shumë turistë shqiptarë. Ajo ndodhet 2 orë larg zonës së banuar e për pasojë natyra është e virgjër dhe e paprekur nga dora e njeriut. Në këmbët e saj zë fill lumi i Sotirës dhe në ujin e kristaltë dhe të ftohtë të tij gëlojnë peshqit e shumtë. Sotira është unike në llojin e saj dhe ajo që e bën të veçantë është mënyra e daljes së ujit nga lartësi të ndryshme. Janë tre burime ujore që dalin në trajtë çurgjesh nga lartësi të mëdha nga 20 -150 metra, të shkëmbit gëlqeror. Ujëvara është e lidhur ngushtë me ligjet hidrologjike, pasi në pranverë dhe kohë reshjesh, uji ka më tepër dendësi dhe në kohë thatësire kataraktet “dobësohen”. Peizazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit, është i mrekullueshëm dhe nën këmbët e saj shtrihet tapeti i gjelbër i lëndinës ku mund të pushohet. Cicërimat e zogjve, të gjinkallave dhe zhurma e ujit, krijojnë simfoninë më të bukur që njeriu ka nevojë të dëgjojë për t’u relaksuar.
Si të shkojmë
Për të shkuar deri në këtë destinacion ndiqet itinerari Gramsh-Sotirë-Ujëvarë dhe terreni është mjaft i thyer. Gjithsesi, zona të ofron pamje të mrekullueshme deri atje. Vizitorët duhet të kenë parasysh faktin që të furnizohen me ushqime, pasi fshati ndodhet disi larg nga ujëvara, e për më tepër nuk janë fare të përgatitur për t’u shërbyer turistëve, pasi nuk e shohin këtë gjë si fitimprurëse. Madje dua të theksoj se Sotira është një fshat pothuajse i braktisur. Tashmë kanë mbetur vetëm pak banesa dhe mënyra e jetesës është bujqësia dhe blegtoria për ata pak që kanë mbetur. Pushteti qendror dhe lokal e kanë lënë në harresë, ose më mirë nuk janë kujtuar asnjëherë për të promovuar këtë oaz në mes të shkretëtirës. Kohët e fundit media i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj zone, duke dhënë sadopak kontributin e saj në promovim, por shteti duhet të tregohet më i vëmendshëm, për të mos lënë që njerëz të papërgjegjshëm të vënë dorë në Sotirë duke kontribuar në ndotjen apo artificializimin e saj. Pavarësisht kësaj, deri më sot, kjo ujëvarë, nuk është frekuentuar aq sa të imponon, vetëm për mungesë të infrastrukturës rrugore. Nuk është e rekomandueshme që ujëvara të vizitohet në periudhën e dimrit, pasi duhet përshkuar lumi që në këtë stinë e fryn shumë shtratin e tij dhe përrenj të rrëmbyeshëm. Promovimi i Ujëvarës së Sotirës do të kthente Gramshin në një prej destinacioneve turistike më të pëlqyera në vend, për pushuesit e huaj dhe vendas, për ata afatgjatë dhe ditorë. Madje, për banorët e zonës ajo mund të kthehet në një burim të ardhurash, të cilët deri më sot nuk i kanë kushtuar rëndësi.
Artikuj Sociale
Ura e Frëngut në Gjorm – Vlora Albania

Ndodhet afër fshatit Gjormë dhe ka shërbyer për qarkullimin dhe komunikimin e banorëve të fshatrave, që ndodhen në bregun e majtë të lumit Shushicë.
Ajo është urë e tipit me dopjo qemer me harkun në formë lundre dhe me dy dritare shkarkuese. Arkitektura e urës i është përshtatur terrenit shkëmbor ku është ndërtuar, duke u harmonizuar me peizazhin natyror.
Muratura e saj është e ndërtuar me gur kave të lidhur me llaç gëlqere. Në vitin 2015 kjo urë i është nënshtruar një ndërhyrjeje restauruese nga DRKK Vlorë.


Artikuj Sociale
Kalaja dhe plazhi i Bashtoves pastrohet dhe pergatitet per sezonin veror

Eshte i fresket fare lajmi qe po ju japim ne vijim, pasi vetem pak dite me pare kalaja dhe plazhi i Bashtoves jane pastruar per ti dhene fillimin nje sezoni turistik sa me te denje per per hijeshine e natyres qe mbart zona e kalase dhe ajo perrreth saj.

Djemte dhe vajzat e Ecovolis kane bere nje pastrim dhe nje nisme te bukur pasi duke e pastruar i kane dhene turistit nje shkak me shume per ta vizituar ate zone.
Per ata qe nuk e dine akoma, kalaja e Bashtoves gjendet 1km para grykederdhjes se lumit shkumbin.
Per tju dhene nje ide sa me te qarte ajo ndodhet dhe midis Spillese dhe Divjakes.
Per te shkuar atje mjafton te dilni nga rruga kryesore SH4 ne Gose qe ndodhet midis Kavajes dhe Rrogozhines, ndiqni rrugen e plazhit, pra per ne perendim dhe shkoni pothuajse ne fund. Pra Nje kilometer para derdhjes se lumit Shkumbin ne bregdet. Pikerisht aty ndodhet kalaja e Bashtoves.
Tani te rikthehemi te pastrimi, thame qe eshte nje nisme e bukur por kesaj nisme duhet ti bashkohet dhe miresjellja e turistit me natyren, te mos e beje pis por ta mbaje paster.

Vetem ne kete menyre do te kemi gjithnje nje ambjent mikprites duke u miresjellje me natyren
Artikuj Sociale
Pipza – ja si behet nje strument muzikor

Nuk e di sa nga ju mund ta njohin këtë strument që do ju tregoj në vijim.
Bëhet fjalë për një strument muzikor që mund ta quajmë fyell ose popullorshe pipëz që nëse jeni të zanatit mund të krijoni muzikë dhe të imitoni këngët e që ju pëlqejnë.
E veçanta e këtij strumenti është se mund ta bëni fare mirë edhe ju vetë, si i thonë llafit <beje mire beje vete>
Nuk ka asnjë shpenzim për të bërë përveçse kohës suaj që do i kushtoni për ta bërë. Ju duhet pikë së pari të dilni në natyrë, të gjeni ndonjë kërcell gruri të njomë ose kallami të vogël fare dhe të keni me vete ndonjë brisk ose ndonjë mjet tjetër prerës
strumente muzikore
pastaj sju mbetet gjë tjetër vetem se të videon në youtube që ju tregon se si ta bëni duke klikuar këtu ose klikoni mbi imazh
Si te beni nje pipez ose fyell

-
Fotografi8 vjet ago
4 këshilla për të fotografuar bukur
-
Artikuj Sociale2 vjet ago
Ura e Frëngut në Gjorm – Vlora Albania
-
embelsira8 vjet ago
Si te gatuajme bombone – embelsire tradicionale Shqiptare
-
embelsira8 vjet ago
Tollumba – Embëlsirë receta gatimi Shqiptare
-
Artikuj Sociale3 vjet ago
Karroca me guzhinjeta-si behej ne vitet 90
-
Artikuj Sociale7 vjet ago
Bananja ben mire per shendetin – Ja pse!
-
Artikuj Sociale8 vjet ago
Shpella e Pirateve – nje monument kulturor qe nuk i kushtohet vemendja e duhur
-
Artikuj Sociale3 vjet ago
Kalaja dhe plazhi i Bashtoves pastrohet dhe pergatitet per sezonin veror
You must be logged in to post a comment Login