receta gatimi
Japrak me gjethe rrushi! – recete gatimi

Si fillim, lajme mire gjethet e rrushit dhe i ziejme ne uje te vluar me kripe per rreth 5 minuta. I heqim nga uji duke i kulluar, i fshijme mire dhe i vendosim ne tavolinen e punes.
Nderkohe pregatisim mbushjen: skuqim ne vaj ulliri


- 12 gjethe rrushi
- 250gr oriz kokerrumbullaket
- 200ml vaj ulliri
- 1 qepe mesatare
- 1 limon te shtrydhur
- 1 luge te vogel mente
- 1 luge te vogel koper
- 1 luge majdanoz
- pak piper
- Si fillim, lajme mire gjethet e rrushit dhe i ziejme ne uje te vluar me kripe per rreth 5 minuta. I heqim nga uji duke i kulluar, i fshijme mire dhe i vendosim ne tavolinen e punes.
- Nderkohe pregatisim mbushjen: skuqim ne vaj ulliri qepen dhe hudhren te prera holle derisa te marri nje ngjyre te arte. Shtojme me pas orizin, menten, kopren, majdanozin, kripen, pak piper dhe duke i shtuar gjysme gote uje te nxehte dhe pak kripe, i leme te ziejne per rreth 10 minuta duke i perziere here pas here ne menyre qe orizi te mos ngjitet.
- Masen e perftuar e leme te ftohet, dhe kur te jete ftohur vendosim nga ajo nje luge te vogel mbi cdo gjethe rrushi ne ekstremitetin aty ku gjendet kemba. E mbyllim gjethen fillimisht anash me pas e rrotullojme qe te mos dal mbushja.
- Ne nje tave te thelle rendisim japraket njeri pas tjetrit dhe shtojme gjysme gote uje me kripe dhe me leng limoni. E mbyllim me nje kapak dhe i fusim ne furre ne temperature 120 grade per 1 ore e gjysme. I servirim te ftohta.
- *Keshille: Nqs perdorni gjethet e rrushit ne kuti, lerini ne uje per te pakten 12 ore, kullojini dhe fshijni mire. Nqs nuk keni gjetur gjethe rrushi, japraket mund te pregatiten gjithashtu me gjethe lakre te cilat i ziejme fillimisht. Per me teper kjo antipaste eshte e perkryer per te shoqeruar pjatat e peshkut.
- Ju befte mire!
dasma
Receta Gatimi Shqiptare – Bakllavaja – ja si bëhet -4k video

Festat e fundvitit sapo kanë kaluar por është e pamundur për Shqiptarët që ti kalojnë festat pa gatimet e traditës.
Janë receta tipike që përdoren kryesisht për festat e fundvitit por asgje nuk ndalon askënd për ti përgatitur këto krenari kombëtare në artin e guzhinës, edhe në ditë festive të ndryshme.
Po të përmendim disa prej tyre, si Shëndetlie, Byrek, Gjel deti dhe përshesh, Bakllava etj, gjithkush do të thoshte, që do ti dëshironte çdo javë, në mos edhe çdo ditë.
Pikërisht këtu më qëndroni!
Shija e tyre unike do të preferohej gati edhe çdo ditë, por përgatitja e tyre shpeshherë kërkon pak punë dhe kohë. Ky është rasti i Bakllavasë.
Për recetën me përbërësit ka me shumicë duke kërkuar në google, por ajo që ju sugjerojmë në vijim, është një video që tregon pikërisht përgatitjen, pra më saktë punimin si ndarjen e brumit dhe hapjen e petave, në video do të shihni skena që duken të përsëritura por është pikërisht procesi i punimit që kërkon përsëritje. Për ta parë videon në fjalë klikoni në vijim ose klikoni këtu
embelsira
Receta Gatimi Shqiptare – Shëndetlie – Si bëhet

Janë të shumtë recetat tradizionale Shqiptare për festat e fundvitit dhe për të njëjtën recetë tradizionale ka mënyra të ndryshme të të gatuarit që ndryshon shpeshherë edhe nga qyteti në qytet, apo nga fshati në fshat.
Recetat e gatimit tradizionale janë Gjeli detit me përshesh, Byreku(me gjizë, me mish, me spinaq etj), Tava te ndryshme(çdo vend i vogël ka traditën e vet), ëmbëlsira: Bakllavaja, Shëndetlie.
Pikërisht për këtë të fundit kemi sot një recetë dhe mund ta shikoni duke klikuar në imazh.

Gezuar festat e fundvitit dhe nje vit sa me i mbare ky qe po vjen!
embelsira
Si te gatuajme bombone – embelsire tradicionale Shqiptare

Si te gatuajme Bombone – Receta gatimi per Bombone vendi.
Kjo eshte nje recete qe perdorej dikur neper shtepiat tona ku kushtet e veshira ekonomike na benin qe me dy tre perberes te sajonim dicka dhe te nxirrnim me te miren prej tyre. Kjo eshte dhe rasti i ketyre bomboneve te shijshme shqiptare


- 1 liter qumësht i freskët
- 2 kg sheqer
- 80 gr gjalpë
- Në një tenxhere hedhim të gjithë përbërësit. I ziejmë ne zjarr shumë të ulët duke i përzierë vazhdimisht. Duhet ta lemë të ziejë përreth një ore, derisa të arrijmë një masë të trashë e homogjene. Më pas e lemë pak të ftohet dhe e hedhim në forma. Pasi janë ftohur komplet dhe bonbonet janë forcuar, i heqim nga forma dhe i shërbejmë.
- ju befte mire!
-
Fotografi8 vjet ago
4 këshilla për të fotografuar bukur
-
Artikuj Sociale2 vjet ago
Ura e Frëngut në Gjorm – Vlora Albania
-
embelsira8 vjet ago
Tollumba – Embëlsirë receta gatimi Shqiptare
-
embelsira8 vjet ago
Si te gatuajme bombone – embelsire tradicionale Shqiptare
-
Artikuj Sociale7 vjet ago
Bananja ben mire per shendetin – Ja pse!
-
Artikuj Sociale3 vjet ago
Karroca me guzhinjeta-si behej ne vitet 90
-
Artikuj Sociale8 vjet ago
Shpella e Pirateve – nje monument kulturor qe nuk i kushtohet vemendja e duhur
-
Artikuj Sociale3 vjet ago
Kalaja dhe plazhi i Bashtoves pastrohet dhe pergatitet per sezonin veror
You must be logged in to post a comment Login