Po vjen vera dhe të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi me pastërtinë e ambjentit përreth!

Shumëkush pra gjykon pisllëkun e krijuar në zona ku shkojnë për të pushuar pa i shkuar ndër mendje se ndoshta ka qenë po i njëjti person nga vendi ku banon që gjatë dimrit ka hedhur në lumë çti vinte për dorë. bidona plastike, qese ushimesh, veshje të vjetra e kështu me radhë.Mos i bëj tjetrit atë që sdo të doje të të bënin ty!
është kjo shprehja që ndoshta do të kishte më tepër vlerë dhe do të kapte menjëherë thelbin e këtij artikulli; po vjen vera dhe gjithëkush do të dëshironte të shkonte në plazh dhe plazhin do ta dëshironin të pastër. Ka shumë nga ata që shkojnë në plazh dhe duke e parë këtë të fundit plot pisllëk nga mbetje të ndryshme, thonë:”U sa pis këtu gjith këtë plazh të bukur nuk e mbajnë pastër!”, ikim më andej…(kjo është historia e një familjeje imagjinare por si kjo ka shumë familje reale…)ecin disa hapa dhe shikojnë një kupë plastike buzë detit, vajzën e tërheq kurioziteti dhe thotë sapo e sheh…shiko qenka si ajo kupa që kishim ne…mamaja e pyet po pse nuk e kemi më? – sepse unë e hodha në lumin që kemi përballë shtëpisë…mamaja plot kuriozitet e kap kupën dhe sheh një shenjë që i kishte vënë ajo vetë dhe thotë: ja ku e kemi kupën e gjetëm përsëri…në atë moment ndërhyn i shoqi…po e gjetëm por gjetëm edhe të gjithë orenditë e banorëve të qytetit tonë këtu…dhe ne sot nuk kemi ardhur në pisllëkun vendas por në pisllëkun që vetë ne kemi bërë….

Në përpjekje për të mos iu dorëzuar të keqes, në përpjekje për të mos rënë pre e pesimizmit, e fatalizmit, e shpresëvramjes, e devizës demotivuese se Shqipëria s’bëhet, ne do të vazhdojmë të luftojmë me pisllëkun e ambientit dhe me pisllëkun e mendjeve të atyre që vazhdojnë të ndosin, duke i falënderuar shumë ata që na mbështesin dhe duke këmbëngulur fort SE PO TË DUAM NE, Shqipëria mund të bëhet.
AMBJENTI I PASTËR JE TI________AMBJENTI I PASTËR TË JEP KËNAQËSI…….