Connect with us

filma

LaMP – mësoni gjuhët e huaja duke parë filma me anë të këtij programi

Published

on

LaMP-user-interface-program-software

Një sistem i mirë për të përvetësuar gjuhët e huaja, është të përsosni përdorimin e gjuhës dhe për ta bërë këtë gjë të mundur ju vijnëë në ndihmë filmat me titra në gjuhën që po mësoni.

Në këtë mënyrë do të arrini të lidhni tingullin me shkrimin për secilën fjalë të përdorur dhe duke dëgjuar e lexuar në të njëjtën kohë do të përmirësoni ndjeshëm të folurën në atë gjuhë.

Në këtë drejtim ju vjen në ndihmë Lingual Media Player, ose më thjesht  LaMP,  program(software), i cili mund t’ju ndihmojë shumë.

LaMP është në fakt një program komplet falas dhe që mund ta përdorni pa asnjë limit dhe në të gjithë sistemet operative Windows(32-bit ose 64 bit), dhe ju mundëson parjen e filmit nga PC-ja juaj ose nga Youtube dhe shfaq titra, në gjuhën origjinale dhe në gjuhën që dëshironi.

 Programi ka një pamje të thjeshtë dhe intuitive, ashtu siç munda ta shihni edhe në imazhin e artikullit.Nëse filmat i shihni nga PC-ja direkt atëherë duhet ti tregoni programit ku i keni titrat, në këtë mënyrë do ti zgjidhni dhe vendosni në program.

Përsa i përket videove nga Youtube, mund të zgjidhni nga titrat që propozon vetë ky i fundit ose ti tregoni adresën URL nga ku ti lexojë këto titra. Për filmat që i kanë vetë titrat nuk duhet të bëni rregullime pasi i merr në mënyrë automatike.

Pastaj nëse nuk i gjeni këto titra dhe keni njohuri të mjaftueshme për ti bërë vetë, ky program jua mundëson këtë gjë.Lamp është i disponueshëm edhe në një version online,dmth pa e shkarkuar dhe instaluar por rezulton të jetë edhe më i limituar.

per ta shkarkuar programin shperndaje artikullin në rrjetet sociale të treguara dhe menjëherë do të hapet vijimi i artikullit.

[sociallocker]

Për shkarkim klilo >>> | LaMP

Për websitin zyrtar>>> | LaMP

[/sociallocker]
Continue Reading
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Artikuj Sociale

Premiera e restaurimit të filmit “përrallë nga e kaluara” tashmë në kinema millenium

Published

on

By

premiera_restaurimi_filmi_shqiptar_perralle_nga_e_kaluara_ecaty_com

Ashtu siç ju kishim njoftuar kohë më parë që filmi “përrallë nga e kaluara” me Gjinon dhe Marigonë ishte drejt restaurimit të tij, kështu ju njoftojmë edhe sot se restaurimi i këtij filmi, ikonë e kinemasë Shqiptare ka përfunduar me sukses.

Tashmë ka filluar të shfaqet  në kinema Millenium dhe për dashamirësit e artit Shqiptar por edhe për të gjithë Shqiptarët ky është një rast i mirë për ta shikuar për të disatën herë ose për të parën herë(në versionin e restauruar që vjen me një cilësi akoma më të mirë.

Vraponi pra dhe shihni(rishihni) këtë kryevepër të artit Shqiptar.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit finalizon projektin e restaurimit të dy filmave nga fondi Anagnosti, filmit artistik PËRRALLË NGA E KALUARA dhe dokumenarit të shkurtër PËRJETËSI me premierën e tyre ditën e premte, datë 8 maj 2015, ora 19.00 tek Kinema Millennium, Tiranë.

Projekti i restaurimit u mbështet nga Ministria e Kulturës, Raiffeisen Bank dhe Hungarian FilmLab dhe u punua në laboratorin e HFL në Budapest.

Restaurimi dixhital vjen pas 28 vitesh pas prodhimit të filmit PËRRALLË NGA E KALUARA dhe 40 vitesh pas prodhimit të dokumentarit PËRJETËSI. Janë bërë përmirësime të dukshme në figurë dhe zë për të dy filmat, skanim në HD 2K, pastrim grimcash dhe vijash, stabilizim i figurës, korrektim ngjyrash, balancim tonesh, pastrim i audios, subtitrim në 3 gjuhë: anglisht, frengjishtm italisht, prodhim i masterave dhe i kopjeve elektronike.

Ju ftojmë të gjthëve të lobojmë së bashku, të rrisim ndjeshmërinë e biznesit dhe të të gjthë atyre që kanë mundësi të bashkëpunojnë dhe të mbështesin projekte të tila të restaurimit të veprave filmike që ta ruajmë trashëgiminë tonë vizuale për brezat që do të vijnë. Filmat që ruhen në fondin e AQSHF-së nuk mund t’i humbasim; në kushtet e sotme të produksionit është e pamundur të xhirohen filma të rinj me temë nga e kaluara jonë kështu që duhet të kuptojmë rëndësinë e nismave të tilla dhe të mbështesim projektin e restaurimit të rradhës.

burimi:https://www.facebook.com/events/1593245717622804/

Continue Reading

filma

Fast&Furious 7 se shpejti ne sallat kinematografike.

Published

on

By

fast_n_furious_7_vin_diesel_ecaty_com

Filmi aksion me i pelqyer nga te rinjte ne mbare boten, Fast&Furious 7 pritet te debutoje ne kinemate e mbare botes ne fillim te prillit te ketij viti. Perkatesisht ne kinemate amerikane do te shfaqet duke filluar nga data 03-04-2015 gjithashtu nga kjo date do te keni mundesi ta shihni edhe ne kinema millenium ne tirane.

Filmimet kishin filluar ne shtator te vitit 2013 por pas vdekjes aksidentale te njerit prej aktoreve protagoniste, Paul Walker ne nentor te atij viti, xhirimet u nderprene per te rifilluar me pas ne prill te vitit 2014. Kjo premiere e ketij filmi pritet te jete dhe nje homazh i aktorit te ndare nga jeta Paul Walker. Per te bere te mundur qe skenat qe duhet te xhironte ai te mbeteshin, kane marre pjese dy vellezerit e tij Cody dhe Caleb qe kane xhiruar skenat dhe ne postproduksion do te vendoset zeri i Paul Walker.

Ne Itali filmi do ti paraprije me dy dite dates se lartpermendur, pra do te shfaqet me 1 prill.

Nderkohe qe Vin Diesel ka vendosur ne instagram(http://goo.gl/lo1oOI) nje foto ku shkruan:

“Kemi bere shume rruge.
I bekuar, mirenjohes dhe i perulur.”
  Fotoja qe tregon nje Boeing 777 dedikuar #Fast7Film qe per muajt ne vijim do te udhetoje ndermjet  Abu Dhabi – Los Angeles! #FF7

Po ju i keni prere biletat?

Continue Reading

filma

Raja 1995 – Film Indian

Published

on

By

“Raja” eshte nje film Indian i Bollywood-it i lançuar me 22 qershor 1995 Me aktore protagoniste Madhuri Dixit, Sanjay Kapoor, Paresh Rawal, Mukesh Khanna dhe Dalip Tahil. Ky film eshte i dyti i karrieres se Sanjay Kapoor(Raja) pas debutimit te tij me filmin “Prem”.

Permbajtja:

Rana Mahendra Pratap Garewal (Mukkesh Khanna) eshte nje biznesmen i madh bashke me vellain e tij Vishwa (Dalip Tahil). Ata jane qe te dy shoke me Brijnath (Birju) Paresh Rawal) i cili fillimisht ishte shume i pasur por humbi gjithçka pas nje zjarri ne fermen e tij. Pas kesaj te dy shoket e tij, qe me pare i kishin dhene fjalen qe vellai i tij i vogel kur te rritej do te martohej me motren e tyre te vogel, refuzuan bashkimin pasi Birju humbi gjithçka.

Te dy, Madhu dhe Raja ishin te vegjel kur vellezerit e tyre i ndane. Qe atehere Birju u çmend pas nje aksidenti me makine qe e hodhi ne nje vend te elektrizuar duke e paralizuar dhe çmendur. Raja kujdeset per te dite pas dite. Kur rritet Raja takon rastesisht Madhu-ne dhe Madhu dashurohet menjehere me te dhe kerkon ta beje per vete me çdo kusht. Pa e ditur qe ai ishte shoku i saj i femijerise. Te dy bejne çmos qe te qendrojne bashke edhe pse kane kundershtime te forta nga vellezerit e Madhu-se.

 

Ky film ka qene nje film klasik ne Shqiperi saqe e kane perkthyer edhe ne shqip ne kohen kur doli. Per te shikuar filmin KLIKO KETU

Continue Reading

Trending