Gurabie me arra – recete gatimi – embelsire

Perziejme në nje procesor ushqimi 1 filxhan nga sheqeri dhe gjalpin.Shtojme vezët dhe i perziejme për 10 minuta.Ne nje ene plastike hedhim vajin e ullirit,konjakun,soden e bukes,vaniljen,pak e nga pak

GURABIE ME ARRA
2015-04-21 15:51:31

Gurabie me arra - embelsire
Ingredients
- PERBERESIT: për 4-6 persona
- 1 kg miell për të gjitha përdorimet
- 2 kokra vezë
- 1/2 luge kafe vanilje
- 2 filxhana të çajit sheqer pluhur
- 1 ½filxhan çaji me arra te shtypyra
- 1 filxhan kafe me konjak
- 1 ½ filxhan caji me gjalpe
- ½ filxhan caji me leng pjeshke
- 1 lugë çaji me sode buke
- 1 ½ filxhan caji me vaj ulliri.
PERGATITJA
- Perziejme në nje procesor ushqimi 1 filxhan nga sheqeri dhe gjalpin.Shtojme vezët dhe i perziejme për 10 minuta.Ne nje ene plastike hedhim vajin e ullirit,konjakun,soden e bukes,vaniljen,pak e nga pak miellin,arrat, dhe perziejme te gjithe perberesit e gurabieve avash avash me dorën derisa të formohet nje brumë i butë.
- Leme pak te qetesohet dhe te fryhet brumin e bute dhe formojme gurabiet ne forma të rrumbullakëta. Vendosim gurabiet ne nje tepsi te vajosur dhe i pjekim në furrë te nxehur për 25-30 minuta. Mbasi të ftohen pas pjekies ju shtojme gurabieve lengun e pjeshkes dhe i sperkasim pas 40 minutash me sheqerin pluhur qe na ka mbetur.
- ju befte mire!
ECATY https://www.ecaty.com/