Paster me rrush – embelsira

Të bardhat e vezës i rrahim me mikser dhe i shtojmë në envn për përzierje. Shtojmë arrat e thërrmuara dhe rrushin e thatë dhe përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa.
Kallëpin drejtkëndesh e lyejmë me

Paster me rrush
2015-04-09 08:02:37

recete gatimi - paster me rrush- embelsira
Përbërësit
- 250gr arra
- 250gr rrush i thatë
- 3 vezë
- 250gr gjalpë
- 180gr miell
- 200gr sheqer
- 1 limon
- 1/2 lugë kafeje me kripë
- 1/2 lugë kafeje me sodë buke
- 30ml rum
- 1/2 lugë ujë të nxehtë
Përgatitja
- Thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Në enën për përzierje vëmë gjalpin dhe sheqerin. I rrahim me mikser, derisa të shkrihet sheqeri. Pastaj, në enë shtojmë të verdhat e vezës dhe kripën dhe vazhdojmë t'i rrahim me mikser.
- Në enën me sodë buke e hedhim ujin e nxehtë. Përziejmë dhe sodën e shtojmë në enën për përzierje. Përziejmë me lugë dhe shtojmë miellin dhe rumin.
- Të bardhat e vezës i rrahim me mikser dhe i shtojmë në envn për përzierje. Shtojmë arrat e thërrmuara dhe rrushin e thatë dhe përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa.
- Kallëpin drejtkëndesh e lyejmë me gjalpë dhe derdhim në të brumin. Rrafshojmë sipërfaqen dhe kallëpin e vëmë në furrë. Pjekim 2 orë, në temperaturë prej 125 gradë.
- Embëlsirën e pjekur e presim në copa. Copët e ëmbëlsirës i rendisim shkallë-shkallë në pjatë për ëmbëlsira.
ECATY https://www.ecaty.com/