Connect with us

Aktore shqiptare

Sot eshte ditelindja e aktorit te mirenjohur Fitim Makashi

ndergjegja_Fitim_Makashi_aktor_shqiptar_artist_i_merituar

Sot eshte ditelindja e aktorit te mirenjohur Fitim Makashi dhe ne
i urojme te festoje sa me shume vite te tjere.
Fitim Makashi lindi me 10 prill 1944 ne Gjirokaster. Ne vitin 1963 nis studimet ne institutin e arteve per aktor dhe ka mbaruar ne 1967 dhe eshte emeruar petagog. Karierën si aktor e fillon ne vitin 1967 me filmin “Duel i heshtur” duke vazhduar me filmat e tjere si “Prita” (1968) “Njesiti gueril” (1969) “Ndergjegja” (1972) “Rugicat qe kerkonin diell” (1975) “Ne fillim te veres” (1975) “Ilegalet” (1976) “Nga mesi i eresires” (1978) “Intendenti” (1980) “Gjurme ne kaltersi” (1981) “Tre njerez me guna” (1985) “Shpella e pirateve” (1991) “Vdekja e kalit” (1992)

ja nje prej filmave te tij: Ndergjegja

https://www.youtube.com/watch?v=nQ1LNHSOU6U

Continue Reading
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktore shqiptare

Sot eshte ditelindja e aktorit te mirenjohur te humorit Zef Deda

zef_deda_humorist_shqiptar_estrada_e_humorit_ecaty_com_personazhe_shqiptare

Zef Deda (1950-). Aktor. Lindi ne Shkoder, me 27 korrik. Ka mbaruar Teknikumin e Ndertimit. Qysh 16 vjec u aktivizua ne estraden e hidrocentralit te Vahut te Dejes drejtuar nga Gjosho Vasia*. Ne vitin 1973, filloi pune si aktor profesionist ne Estraden e Shkodres, ku vijon te punoje edhe sot.

Z. Deda eshte vleresuar me shume cmime per rolet e tij te bukura dhe ne vitin 1988 fitoi cmimin si “Aktori me i mre i humorit” ne Shqiperi. Cilesohet si aktor me nje humor te shpenguar, plot nur e finese; zoteron nje plastike te zhdervjellet, shfrytezon me efektivitet gjestin komik, sidomos imitimet dhe pantomimen. Jane beret e njohura tek artdashesit shume nga figurat e tij karakterizuese.

Kunati i shokut Xhema (komedia e shkurter homonime e Paulin Selimit*) eshte nga realizimet brilante, me te cilin ai krijoi nje karakter origjinal. Loja te fale kenaqesi estetike, posacerisht tallja qe i ben aktori vesit te mburrjes se njerezve bosh, pa vlera e parasite, qe shfrytezojne ne menyre spekulative e te pamoralshme autoritetin ekzekutiv te te afermve te tyre. Po keshtu, rolet e tjera, si: Kola i dritave, kusheriri nga Amerika, sikurse edhe imitimet e Carli Caplinit, kupletet e tij plot shpoti etj.

Ne rolet e shumte qe ka luajtur, Z. Deda perdor nje larmi hollesish komike, gjetje befasuese, nje ritem te larte, te papritura te kendshme, duke u pershtatur natyrshem me situatat kontradiktore te personazhit.

Ka aftesi te shprehura vokale muzikore, cka e kane ndihmuar per te luajtur me shkathtesi ne disa zhanre te veshtira te teatrit te varietese si eshte kupleti i muzikuar, parodia; po ashtu luajtja ne instrumente te ndryshme muzikore, gjithnje ne sens humoristik dhe perputhur roleve qe misheron, e shtojne efektin komik te lojes se tij sikurse deshmojne, nga ana tjeter, dhuntite e shumta gjegjese ne lamite e humorit etj.

Mban titullin Artist i Merituar.

zef_deda_humorist_shqiptar_estrada_e_humorit_ecaty_com_personazhe_shqiptare

Continue Reading

Aktore shqiptare

Sot aktori i mirenjohur i kinematografise Shqiptare, Timo Flloko feston ditelindjen!

Timo Flloko_artist_i_merituar

Timo Flloko (1948-). Aktor, pedagog. Lindi ne Peje, Kosove, me 26 prill. Kreu studimet e larta per aktor ne Institutin e Larte te Arteve ne vitin 1970, ku spikati per talentin e tij. Fill me pas u emerua pedagog i mjeshterise se aktorit ne degen e drames deri ne vitin 1996, kur emigroi per nje kohe ne Amerike.

U rikthye ne Shqiperi ne vitin 2002. Aktualisht eshte pedagog dhe aktor i lire, i angazhuar ne projekte te ndryshme ne skene dhe ekran. Karriera e tij nisi me filmin Ngadhenjim mbi vdekjen, 1967, ne rolin e Fatosit, ku u dallua per sensin realist, thjeshtesine dhe dhuntite psikofizike me prirje drejt tipit te heroit.

Ne vitin 1971 luajti rolin e Cimit ne dramen Nje shok i klases sone (1972) e Kujtim Spahivoglit*, ku ran e sy prirja per nje loje qe orientohej kah zhbirilimi psiki, tonet e buta, nje sjellje sa me e natyrshme, pa zhurma, jo rrale me perdorimin efikas te heshtjes emocionale. Orfeu ne dramen Orfeu zbret ne ferr (1972) e Tenesi Uilliamsit ishte nje veshtrim poetiko-psikologjik, ku alegoria dhe simbolet e ardhura nga teksti, si dhe koncepti regjisorial i Mihal Luarasit* u shprehen nga nje interpretim i ngrohte dhe inteligjent.

Ne vitin 2002 misheroi figuren poetike-filozofike te Prometeut ne dramen Stine e merzitshme ne Olimp te Ismail Kadarese*. Permes nje loje te bukur, te hijshme e me theksa dramatike, aid ha vuajtjen e heroit mitik te qendreses e te rebelimit ndaj pushtetit abuziv, sikunder edhe vuajtjen nga harresa, snobizmi, mosmirenjohja dhe keqadministrimi i ligjevehyjnore, i dijes dhe i energjise prej lakmise dhe mendjengushtesise se njerezve.

Me rolin e B-se ne diadramen Per nje fjale goje te Natali Sarrot (2006), rishtazi konfirmoi talentin e tij, kesaj here me prane lojes psikologjike, me denduri nentekstesh, dyzimesh e planesh te dyta, duke percjelle te publiku nje shpirt te brishte njerezorm te ngerthyer nga keqkuptimet, mungesa e komunikimit, komplekset. Edi Karbone ne dramen e Artur Milerit Pamje nga ura, 2007, shenon nje pike kulmore te aktrimit te tij.

Ai thuajse e ndryshoi formatin e vet aktorial te parapelqyer, duke ngulmuar me fort ne nje loje pasionale, me pervuajtje te thuketa, klithma, vrullime dhe energji te ndrydhura psikike, qe clirohen ne forme shperthimesh te befta, per tab ere me te rrokshme kesisoj shpeshtjellimin e personazhit, skrupujt e tij morale, fatalitetin, zgripin ekzistencial te qenies prej dokeri dhe emigranti, si dhe mungesen e vetepermbajtjes. T. Flloko u be i njohur dhe i dashur per spektatorin vecanerisht ne kinematografi, ku u dallua per thjeshtesine, sinqeritetin dhe natyrshmerine e interpretimit, per hirin e tij, per pamjen dhe sjelljen prej heroi e njeriu te virtytshem, qe vendoset ne situate dramatike dhe i kapercen pa “buje” ato.

Spikati me rolin e Mecos ne filmin Kur zbardhi nje dite, 1972, me te cilin paraqiti bariun patriot, trim e zemerbardhe, vetjakesia e te cilit shperfaqej nga aktori saje nuancimeve poetike e dramatike, si dhe nje veprimi fizik energjik; nje karakter njerezor qe te joshte, i thjeshte e pa zhurme, qe veteflijohet me bindje per jeten e shokut te plagosur, duke realizuar artistikisht nje vdekje sa tragjike po aq mallengjyese e te madherishme. Ne po kete prerje, vecse me kompleks si karakter dhe me nje bote shpirterore te trazuar e te pernxitur nga hakemarrja, luajti rolin e Mato Grudes ne filmin Njeriu me top, 1977. Veshtrimi i tij percjell deliresi, ashtu sikunder humbullon nga flukset psikike dhe peshjtellimet e brendshme.

Pergjithesisht, T. Flloko ka krijuar nje portret te endshem aktorial, prej njeriu fisnik nga buron besim, dashuri, miresi e simpati. I tille qe edhe ne rolin e mesuesit ne filmin Lulekuqe mbi mure, 1976, me te cilin u nderua me Medaljon. Tonet psikologjike e dramatike qe pershkojne interpretimin e tij, posacerisht recitimi i vargjeve te poezise Maratonomaku te F. S. Nolit, krijonin ne film nje tension te forte psikik. T. Flloko eshte i vertete ne perjetimin e figures, ne sjellje, ne gjeste, ne veprime e ne interpretimin e fjales. Karakteret e tij ne kinematografi jane te ndryshme: luftetare te lirise dhe tip ate lidhur fort me luften clirimtare, jeten dhe njerezit, si: Kanani te Shtigje lufte, 1975; komandanti te Malet me blerim mbuluar, 1970, tek i cili bie ne sy zhdervjelltesia fizike e veprimit dhe ndjenja e drejtperdrejte; Visari te Militanti, nderuar me Kupen e Festivalit, 1984, tek i cili frymon madheshtia ne thjeshtesi, tragjikja te poetikja dhe e jashtezakonshmja tek e zakonshmja etj. Por ai ka luajtur me ndjeshmeri dhe sens te forte realist, gjithashtu, edhe figura qe shembellehen prej kategorise se njerezve te rendomte, si Cecemi te Nata e pare e lirise, nderuar me Kupen e Festivalit, 1984; ose drejtues te larte te pushtetit, si kryetari te filmi Rrethimi i vogel, nderuar me kupen e Festivalit VII, 1986, ku humania, e perkora dhe e besueshmja fitojne perparesi dhe shnderrohen ne premise te vertetesise se lojes se tij.

Gjithashtu, ai ka interpretuar personazhe te njohur historike, si Cerciz Topulli te filmi Liri a vdekje, 1979, ku vepron po e njejta metodologji aktrimi, ajo e harmonise midis sublimes dhe te perkores. Tipologjia e krijimeve te tij pasurohet me tutje me personazhe epike e tragjike, te forte e qendrestare, qe vijne nga historia dhe baladat, si Gurgejm Dreni te filmi Balada e Kurbinit, 1990, nderuar me cmim, fale te cilit ai i dha sharme aktorial arketipit mitologjik shqiptar si sinteze poetike etnopsikologjike, sikunder edhe nje trajte te hijshme nga pikepamja e imazhit filmik peripecive tragjike, riperteritjes dhe sfides se mbijeteses.

Ne vitin 1991, fill pas ndryshimeve politike rrenjesore ne Shqiperi, luajti me nje ndjesi te dukshme dramatike, me vertetesi dhe emocion rolin e Agronit ne filmin Vdekja e kalit – nje ushtarak i pafajshem, i ndeshkuar padrejtesisht nga diktatura, porse pa ndjenjen e hakmarrjes e te revanshit; filmi u nderua me Kupen e Festivalit X, si dhe me Cmimin e Pare te Euro-Festivalit te Saint Etienit, 1997, ne France perkushtuar ne Akademine e Arteve, me kontribut te shtrire pergjate shume viteve.

Mban titullin Artist i merituar.

Continue Reading

Aktore shqiptare

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur i humorit, Met Bega

met_bega_aktor_humori_shqiptar_ecaty_com

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur i humorit, Met Bega
Humoristi ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit. Ai e përjetoi këtë betejë me optimizëm, ashtu si të gjithë jetën e tij.
Simptomat e para të kësaj sëmundje aktori i mirënjohur i ndjehu në vitin 2010, por me kalimin e viteve gjendja e tij shëndetësore nisi të përkeqësohej.
Met Bega lindi më 7 gusht 1946 në Tiranë. Ai iu kushtua për 40 vite artit dhe skenës shqiptare. Met Bega e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Estradën e Tiranës.
Ai bëri debutimin e tij të parë në skenën amatore të shkollës dhe artit në Teatrin e Tiranës. Filmi i parë ku ka debutuar ishte në vitin 1986 me një rol të vogël në filmin “Dy herë mat”. Gjithashtu ka luajtur pesë role në filma me metrazh shqiptare.
Ndër filmat që ka luajtur aktori Bega kujtohet, “Edhe ashtu edhe kështu” në vitin 1989, “Stolat në park” në vitin 1988 dhe “Tela për violinë”, në vitin 1987.
Më pas aktori Met Bega u bë pjesë e një formati humoristik në televizionin “Tirana Tv”. Aktori i mirënjohur Bega ka marrë disa çmime, mes tyre urdhrin “Naim Frashëri i Artë” në vitin 2010

Continue Reading

Trending