Artikuj Sociale
Meqë ra fjala po vjen vera dhe meqë ra fjala po fillon dhe sezoni i dasmave, ja si të silleni me dinjitet!

Vera po afron dhe bashkë me të edhe sezoni i dasmave në Shqipëri.
Dasma është eventi më tipik për Shqiptarët sepse në të bëjnë qef e dëfrehen të vegjël e të mëdhenj, të njohur e të panjohur(ku ndoshta lindin edhe fejesat), ku mblidhet Veriu me Jugun, Lindja me Perëndimin, emigrantët me vendasit, etj etj. Pra dasma është ngjarja më e rëndësishme për gjithë Shqiptarët.
Deri tani folëm në mënyrë përgjithësuese, por të flasim konkretisht për ata që organizojnë dasmën. Ata planifikojnë që dasma e tyre të dalë si në përralla dhe për ta dëshmuar që ka qenë me të vërtetë kështu ata zgjedhin kameramanë e fotografë profesionistë në mënyrë që ky event i madh, i organizuar kaq bukur të përcillet sa më bukur në video dhe foto dhe në një të nesërme kur çifti të shohë dasmën të mbetet i madhëngjyer nga ajo çfarë sheh, nga mënyra e organizimit, nga rregulli që ka mbizotëruar, nga koordinimi perfekt i çdo dasmori për ta bërë dasmën sa më bukur…ooops prit prit pak se ndoshta po ëndërroni shumë 😛 !
Ndoshta gjithë këto gjëra të përmendura më lart do ti jepnin klas dasmës dhe do ta bënin të dukej si dasma magjike që kishit ëndërruar, por si gjithmonë jo gjithçka shkon ashtu si duhet, si ishte planifikuar, dhe flasim konkretisht për “videon mbresëlënëse” që nuk të lënë ta bësh me mbresa thonë si fotografët dhe kameramanët.
Pse do thoni ju?!
Po ja me teknologjinë e përhapur anembanë globit, sot gjithkush ka të paktën një celular që bën fotografi apo video, të ashtuquajturit “smartphone” . Ja pra ku hyn në rol protagonist dhe teknologjia e tepërt që pikërisht pse është e tepërt e tepron tepër 😉 Ky fenomen ndoshta do të çuditeni, por nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por është e këshillueshme që mos të bëhet, sepse i humbet lezetin dasmës.
Sapo fillon dasma shikon gjysmën e dasmës me smartphone nëpër duar dhe kur arrijnë momentet kyçe (hyn çifti në banket, vallja hapjes,vallja nuses, dhëndrit, prerja e tortës), atëherë nuk sheh më vetëm gjysmën por dyfishin(sepse nxjerrin dhe smartphonët rezervë),
Krijohet një dritë vezulluese që mund të krahasohet me eklispin e diellit,ose turma e ngritur në këmbë me smartphone nëpër duar, mund të krahasohet me një miting të pozitës e opozitës të mbledhur së bashku.
Vjen puna te kameramani dhe fotografi që kërkojnë me sa munden ti shmagin këto keqorganizime por nëse pastaj është e gjithë salla që nuk i përmbahet asnjë rregulli, atëherë as fotografi as kameramani nuk kanë çfarë të shmangin.
Duke iu drejtuar organizzatorëve të dasmës(çiftit apo familjes) : caktoni dikë që dasma të ketë rregull, jo vetëm për kërcimin por edhe figurativ.
Duke iu dretuar të ftuarve në dasëm:(dasmorëve): Mundohuni që krijoni diçka të bukur për të dhënë shembull, dhe silluni shembullorë(nuk nënkuptohet që të rrini pa lëvizur por të silleni me dinjitet), kështu do të mbesni më bukur në kujtimet e të afërmve tuaj që organizojnë dasmën dhe ndoshta një ditë do ta shihni me shumë kënaqësi një prodhim dinjitoz video-foto të krijuar falë sjelljes dinjitoze të çdonjërit nga ju dasmorë. Gjithashtu nëse dëshironi të bëni një video apo foto nuses me gjithë dhëndrin shkoni tek ta dhe bëni një foto bashkë, dhe mos çoni fëmijët në mes të banketit me smartphone, por i thoni atyre të shkojnë për të duartrokitur, kështu ata do të ndihen më mirë pasi do ta ndjejnë live atë gëzim dhe nuk do ta shohin si një event që e kanë parë nga celulari.
Dasma është bërë për të bërë qef dhe për të kërcyer, edheeee për të ngrënë pra nëse bëni këto gjëra do tja kaloni bukur fare dhe do ta ndjeni gëzimin e dasmës.
Për filmime e foto mendojnë zanatçinjtë që do tju nxjerrin edhe më bukur nëse silleni siç është përmendur më lart.
Duke e mbyllur ju sugjeroj të bëni qef në dasma, se duke bërë qef dilni më bukur dhe mos bëni si këta në videon më poshtë, por bëhuni pjesmarrës në gëzim duke duartrokitur, buzëqeshur dhe duke u dëfryer.
Artikuj Sociale
Ura e Frëngut në Gjorm – Vlora Albania

Ndodhet afër fshatit Gjormë dhe ka shërbyer për qarkullimin dhe komunikimin e banorëve të fshatrave, që ndodhen në bregun e majtë të lumit Shushicë.
Ajo është urë e tipit me dopjo qemer me harkun në formë lundre dhe me dy dritare shkarkuese. Arkitektura e urës i është përshtatur terrenit shkëmbor ku është ndërtuar, duke u harmonizuar me peizazhin natyror.
Muratura e saj është e ndërtuar me gur kave të lidhur me llaç gëlqere. Në vitin 2015 kjo urë i është nënshtruar një ndërhyrjeje restauruese nga DRKK Vlorë.


Artikuj Sociale
Kalaja dhe plazhi i Bashtoves pastrohet dhe pergatitet per sezonin veror

Eshte i fresket fare lajmi qe po ju japim ne vijim, pasi vetem pak dite me pare kalaja dhe plazhi i Bashtoves jane pastruar per ti dhene fillimin nje sezoni turistik sa me te denje per per hijeshine e natyres qe mbart zona e kalase dhe ajo perrreth saj.

Djemte dhe vajzat e Ecovolis kane bere nje pastrim dhe nje nisme te bukur pasi duke e pastruar i kane dhene turistit nje shkak me shume per ta vizituar ate zone.
Per ata qe nuk e dine akoma, kalaja e Bashtoves gjendet 1km para grykederdhjes se lumit shkumbin.
Per tju dhene nje ide sa me te qarte ajo ndodhet dhe midis Spillese dhe Divjakes.
Per te shkuar atje mjafton te dilni nga rruga kryesore SH4 ne Gose qe ndodhet midis Kavajes dhe Rrogozhines, ndiqni rrugen e plazhit, pra per ne perendim dhe shkoni pothuajse ne fund. Pra Nje kilometer para derdhjes se lumit Shkumbin ne bregdet. Pikerisht aty ndodhet kalaja e Bashtoves.
Tani te rikthehemi te pastrimi, thame qe eshte nje nisme e bukur por kesaj nisme duhet ti bashkohet dhe miresjellja e turistit me natyren, te mos e beje pis por ta mbaje paster.

Vetem ne kete menyre do te kemi gjithnje nje ambjent mikprites duke u miresjellje me natyren
Artikuj Sociale
Pipza – ja si behet nje strument muzikor

Nuk e di sa nga ju mund ta njohin këtë strument që do ju tregoj në vijim.
Bëhet fjalë për një strument muzikor që mund ta quajmë fyell ose popullorshe pipëz që nëse jeni të zanatit mund të krijoni muzikë dhe të imitoni këngët e që ju pëlqejnë.
E veçanta e këtij strumenti është se mund ta bëni fare mirë edhe ju vetë, si i thonë llafit <beje mire beje vete>
Nuk ka asnjë shpenzim për të bërë përveçse kohës suaj që do i kushtoni për ta bërë. Ju duhet pikë së pari të dilni në natyrë, të gjeni ndonjë kërcell gruri të njomë ose kallami të vogël fare dhe të keni me vete ndonjë brisk ose ndonjë mjet tjetër prerës
strumente muzikore
pastaj sju mbetet gjë tjetër vetem se të videon në youtube që ju tregon se si ta bëni duke klikuar këtu ose klikoni mbi imazh
Si te beni nje pipez ose fyell

-
Fotografi9 vjet ago
4 këshilla për të fotografuar bukur
-
Artikuj Sociale3 vjet ago
Ura e Frëngut në Gjorm – Vlora Albania
-
embelsira8 vjet ago
Si te gatuajme bombone – embelsire tradicionale Shqiptare
-
embelsira9 vjet ago
Tollumba – Embëlsirë receta gatimi Shqiptare
-
Artikuj Sociale3 vjet ago
Kalaja dhe plazhi i Bashtoves pastrohet dhe pergatitet per sezonin veror
-
Artikuj Sociale4 vjet ago
Karroca me guzhinjeta-si behej ne vitet 90
-
Artikuj Sociale9 vjet ago
Shpella e Pirateve – nje monument kulturor qe nuk i kushtohet vemendja e duhur
-
Fotografi9 vjet ago
Kamera e vogël apo kamera e madhe kush është me profesionale?
You must be logged in to post a comment Login