Connect with us

embelsira

Embelsire me mjalte – receta gatimi

Published

on

embelsire me mjalte_ecaty_com

Ne nje ene perzihen mire vezet, mjalti, gjalpi, uje dhe ne fund shtohen arrat. Pastaj hidhet miell i perzier me sode dhe pak kakao. Zihet brumi i cili nuk duhet te punohet shume, qe te mos behet elastik. Brumi i pergatitur vendoset ne 

Embelsire me mjalte
Serves 6
Write a review
Print
Perberesit
  1. Miell 2 gota uji ose 500g
  2. Sheqer 1 gote uji
  3. Mjalte 2-3 luge gjelle
  4. Veze 2 kokrra
  5. Sode nje luge kafeje
  6. Arra 1-2 filxhane kafeje
  7. Gjalpe 2 filxhan kafeje (i shkrire)
  8. Vanilje, kakao nje luge gjelle plot
  9. Dhe dy filxhane uje.
Per shurupin duhen
  1. Sheqer 3 gota uji
  2. Uje 2.5 gota uji
Instructions
  1. e nje ene perzihen mire vezet, mjalti, gjalpi, uje dhe ne fund shtohen arrat. Pastaj hidhet miell i perzier me sode dhe pak kakao. Zihet brumi i cili nuk duhet te punohet shume, qe te mos behet elastik. Brumi i pergatitur vendoset ne nje tave te lyer me yndyre, rrafshohet me dore, lyhet siperfaqja me te verdhe veze, behen disa vijaska me pirun dhe piqet per 30-35 minuta. Pas pjekjes ftohet, pritet ne copa ne forme rombi dhe i hidhet shurup i vakur, jo shume i nxehte, i aromatizuar me vanilje. Per te permiresuar cilesine e embelsires ne vend te ujit te percaktuar ne normative, hidhet gjalpe, veze dhe mjalte tjeter. (Ujin mos e perdorni ).
  2. Ju befte mire!
ECATY https://www.ecaty.com/

dasma

Receta Gatimi Shqiptare – Bakllavaja – ja si bëhet -4k video

Published

on

By

Festat e fundvitit sapo kanë kaluar por është e pamundur për Shqiptarët që ti kalojnë festat pa gatimet e traditës.

Janë receta tipike që përdoren kryesisht për festat e fundvitit por asgje nuk ndalon askënd për ti përgatitur këto krenari kombëtare në artin e guzhinës, edhe në ditë festive të ndryshme.

Po të përmendim disa prej tyre, si Shëndetlie, Byrek, Gjel deti dhe përshesh, Bakllava etj, gjithkush do të thoshte, që do ti dëshironte çdo javë, në mos edhe çdo ditë.

Pikërisht këtu më qëndroni!

Shija e tyre unike do të preferohej gati edhe çdo ditë, por përgatitja e tyre shpeshherë kërkon pak punë dhe kohë. Ky është rasti i Bakllavasë.

Për recetën me përbërësit ka me shumicë duke kërkuar në google, por ajo që ju sugjerojmë në vijim, është një video që tregon pikërisht përgatitjen, pra më saktë punimin si ndarjen e brumit dhe hapjen e petave, në video do të shihni skena që duken të përsëritura por është pikërisht procesi i punimit që kërkon përsëritje. Për ta parë videon në fjalë klikoni në vijim ose klikoni këtu

Continue Reading

embelsira

Receta Gatimi Shqiptare – Shëndetlie – Si bëhet

Published

on

By

Janë të shumtë recetat tradizionale Shqiptare për festat e fundvitit dhe për të njëjtën recetë tradizionale ka mënyra të ndryshme të të gatuarit që ndryshon shpeshherë edhe nga qyteti në qytet, apo nga fshati në fshat.

Recetat e gatimit tradizionale janë Gjeli detit me përshesh, Byreku(me gjizë, me mish, me spinaq etj), Tava te ndryshme(çdo vend i vogël ka traditën e vet), ëmbëlsira: Bakllavaja, Shëndetlie.

Pikërisht për këtë të fundit kemi sot një recetë dhe mund ta shikoni duke klikuar në imazh.

Gezuar festat e fundvitit dhe nje vit sa me i mbare ky qe po vjen!

Continue Reading

embelsira

Si te gatuajme bombone – embelsire tradicionale Shqiptare

Published

on

By

bombone_receta_gatimi_si_te_gatuajme_ecaty_com

Si te gatuajme Bombone – Receta gatimi per Bombone vendi.

Kjo eshte nje recete qe perdorej dikur neper shtepiat tona ku kushtet e veshira ekonomike na benin qe me dy tre perberes te sajonim dicka dhe te nxirrnim me te miren prej tyre. Kjo eshte dhe rasti i ketyre bomboneve te shijshme shqiptare 

Bombone - receta gatimi embelsire
bombone embelsire tradicionale shqiptare
Write a review
Print
Përbërësit
  1. 1 liter qumësht i freskët
  2. 2 kg sheqer
  3. 80 gr gjalpë
Përgatitja
  1. Në një tenxhere hedhim të gjithë përbërësit. I ziejmë ne zjarr shumë të ulët duke i përzierë vazhdimisht. Duhet ta lemë të ziejë përreth një ore, derisa të arrijmë një masë të trashë e homogjene. Më pas e lemë pak të ftohet dhe e hedhim në forma. Pasi janë ftohur komplet dhe bonbonet janë forcuar, i heqim nga forma dhe i shërbejmë.
  2. ju befte mire!
ECATY https://www.ecaty.com/

Continue Reading

Trending