Artikuj Sociale
Jeremy Clarkson nuk do të drejtojë më emisionin top gear të BBC-së

Duket se prezentatori i talentuar i top gear (show televiziv më i njohur në mbarë botën), nuk do të jetë më në drejtimin e këtij spektakli televiziv shumë të preferuar për admiruesit e makinave. Në këtë show bëhen prova me makina të ndryshme, me pilotë të ndryshëm, me makina të mira dhe me makina që janë për tu hedhur, me super makina por edhe me makina familjare, makina historike por edhe makina me fjalën më të fundit të teknologjisë.
Ky show televiziv nuk do të këtë më si prezentator Jeremy Clarkson.
Duket se Clarkson ka goditur me grusht kolegun e tij Oisin Tymon, për motive banale(thuhet se nuk i kishte bërë gati një vakt të ngohtë kur është kthyer në hotel pas një ditë të gjatë pune
Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tony Hall, ka deklaruar para mediave që ky televizion nuk do të rinovojë kontratën për Jeremy Clarkson, drejtues historik televiziv i programit Top Gear, për shkak të një sherri me njërin prej kolegëve 4 marsin e kaluar ndërsa po rregjistronin programin e radhës në North Yorkshire. “Me keqardhje të madhe njoftojmë se nuk do ti rinovohet kontrata”, që i skadon në fund të muajit, lexohet në deklaratën për shtyp të Hall. Nuk e mora lehtë këtë vendim por pasi e shqyrtova mirë me dy protagonistët e sherrit që ka ndodhur.
Nuk mund të veprojmë ndryshe për njërin dhe ndryshe për tjetrin duke u bazuar te rëndësia e personazhit, rregullat janë për të gjithë njëlloj dhe Clarkson “kaloi limitin”
BBC-ja shpjegon me tre pika këtë vendim.
- BBC-ja eshte nje kompani e hapur per publikun dhe per kete, brenda saj duhet te kete disa standarte baze si miresjellje dhe respekt. Asnjeri nuk duhet te ndihet superior ne baze te pozicioneve qe kane por te sillen te barabarte ne çdo kontekst social.
- Kjo ndodhi ishte e rende per te gjithe ata qe u pane te perfshire por ne menyre te veçante per Oisin Tymon qe eshte shoqeruar ne ndihmen e shpejte ne spital duke mos pasur asnje faj per faktin qe ndodhi.
- Asnjeri nga ne nuk donte te merrte kete vendim per te ndikuar negativisht ne karrieren e Clarkson, perkundrazi i jemi mirenjohes per gjithçka ka bere per BBC-ne dhe konkretisht per top-gear. E vleresojme shume kontributin qe ka dhene dhe jemi te sigurte qe do te vazhdoje te argetoje shume spektatore te tjere ne te ardhmen.
Artikuj Sociale
Ura e Frëngut në Gjorm – Vlora Albania

Ndodhet afër fshatit Gjormë dhe ka shërbyer për qarkullimin dhe komunikimin e banorëve të fshatrave, që ndodhen në bregun e majtë të lumit Shushicë.
Ajo është urë e tipit me dopjo qemer me harkun në formë lundre dhe me dy dritare shkarkuese. Arkitektura e urës i është përshtatur terrenit shkëmbor ku është ndërtuar, duke u harmonizuar me peizazhin natyror.
Muratura e saj është e ndërtuar me gur kave të lidhur me llaç gëlqere. Në vitin 2015 kjo urë i është nënshtruar një ndërhyrjeje restauruese nga DRKK Vlorë.


Artikuj Sociale
Kalaja dhe plazhi i Bashtoves pastrohet dhe pergatitet per sezonin veror

Eshte i fresket fare lajmi qe po ju japim ne vijim, pasi vetem pak dite me pare kalaja dhe plazhi i Bashtoves jane pastruar per ti dhene fillimin nje sezoni turistik sa me te denje per per hijeshine e natyres qe mbart zona e kalase dhe ajo perrreth saj.

Djemte dhe vajzat e Ecovolis kane bere nje pastrim dhe nje nisme te bukur pasi duke e pastruar i kane dhene turistit nje shkak me shume per ta vizituar ate zone.
Per ata qe nuk e dine akoma, kalaja e Bashtoves gjendet 1km para grykederdhjes se lumit shkumbin.
Per tju dhene nje ide sa me te qarte ajo ndodhet dhe midis Spillese dhe Divjakes.
Per te shkuar atje mjafton te dilni nga rruga kryesore SH4 ne Gose qe ndodhet midis Kavajes dhe Rrogozhines, ndiqni rrugen e plazhit, pra per ne perendim dhe shkoni pothuajse ne fund. Pra Nje kilometer para derdhjes se lumit Shkumbin ne bregdet. Pikerisht aty ndodhet kalaja e Bashtoves.
Tani te rikthehemi te pastrimi, thame qe eshte nje nisme e bukur por kesaj nisme duhet ti bashkohet dhe miresjellja e turistit me natyren, te mos e beje pis por ta mbaje paster.

Vetem ne kete menyre do te kemi gjithnje nje ambjent mikprites duke u miresjellje me natyren
Artikuj Sociale
Pipza – ja si behet nje strument muzikor

Nuk e di sa nga ju mund ta njohin këtë strument që do ju tregoj në vijim.
Bëhet fjalë për një strument muzikor që mund ta quajmë fyell ose popullorshe pipëz që nëse jeni të zanatit mund të krijoni muzikë dhe të imitoni këngët e që ju pëlqejnë.
E veçanta e këtij strumenti është se mund ta bëni fare mirë edhe ju vetë, si i thonë llafit <beje mire beje vete>
Nuk ka asnjë shpenzim për të bërë përveçse kohës suaj që do i kushtoni për ta bërë. Ju duhet pikë së pari të dilni në natyrë, të gjeni ndonjë kërcell gruri të njomë ose kallami të vogël fare dhe të keni me vete ndonjë brisk ose ndonjë mjet tjetër prerës
strumente muzikore
pastaj sju mbetet gjë tjetër vetem se të videon në youtube që ju tregon se si ta bëni duke klikuar këtu ose klikoni mbi imazh
Si te beni nje pipez ose fyell

-
Fotografi8 vjet ago
4 këshilla për të fotografuar bukur
-
Artikuj Sociale2 vjet ago
Ura e Frëngut në Gjorm – Vlora Albania
-
embelsira8 vjet ago
Si te gatuajme bombone – embelsire tradicionale Shqiptare
-
embelsira8 vjet ago
Tollumba – Embëlsirë receta gatimi Shqiptare
-
Artikuj Sociale8 vjet ago
Shpella e Pirateve – nje monument kulturor qe nuk i kushtohet vemendja e duhur
-
Artikuj Sociale3 vjet ago
Karroca me guzhinjeta-si behej ne vitet 90
-
Artikuj Sociale7 vjet ago
Bananja ben mire per shendetin – Ja pse!
-
Artikuj Sociale3 vjet ago
Kalaja dhe plazhi i Bashtoves pastrohet dhe pergatitet per sezonin veror
You must be logged in to post a comment Login