Connect with us

gjelle

Pilaf me midhje

pilaf-me-midhje_receta_gatimi_ecaty_com

Me nje pjese te vajit skuqen qepet, hudhrat dhe pastaj shuhen me vere te bardhe. PAs pak shtohet salca e shkrire ne pak uje te nxehte, kripa e piperi dhe lihen te ziejne. Pastaj hidhen… 

Pilaf me midhje
Serves 6
Pilaf me midhje - gjelle nga shqiperia e mesme e pershtatshme per vaktin e drekes
Write a review
Print
Total Time
1 hr
Total Time
1 hr
Perberesit
  1. midhje 2 kavanoza
  2. 2 kokra qepe mesatare
  3. hudhra 2-3 thelpinj,
  4. salce domate 1 luge kafeje
  5. vere te bardhe 1 gote
  6. leng limoni 1/2 kokerr
  7. kripe e piper.
  8. 1/2 gote vaj
  9. 3 filxhan caji oriz
Pergatitja
  1. Me nje pjese te vajit skuqen qepet, hudhrat dhe pastaj shuhen me vere te bardhe. PAs pak shtohet salca e shkrire ne pak uje te nxehte, kripa e piperi dhe lihen te ziejne. Pastaj hidhen midhjet dhe lihen derisa te perfundoje zierja.
  2. Nderkohe nxehet vaji qe mbeti, shtohet orizi duke e trazuar me luge druri sa te marre nje skuqje te lehte. Pstaj hidhet lengu ku zien midhjet si dhe pak uje ( te dy lengjet duhet te jene 6 filxhane caji), shtohet kripa e piper i duhur ne se ka nevoje lengu dhe lihet qe te zieje perfundimisht orizi.
  3. Kur gjella eshte gati sherbehet sipas racioneve dhe siper pilafit vihen midhjet
  4. Ju befte mire!
Notes
  1. Shoqerohet fare mire me vere te kuqe
ECATY https://www.ecaty.com/

Trending