embelsira
Sheqerpare me arra – receta gatimi

Receta gatimi – sheqerpare me arra, receta per te gatuar embelsira te shijme


- 1 kg gjalpë të zbutur,1 kg miell,12 të verdha vezësh dhe 1 e tërë,1 lugë çaji sodë buke,200 gr arra të grimcuara,2 kg sheqer.
- Gjalpi i zbutur pritet në pjesë të vogla me thikë.Përzihet me dorë duke i shtuar vezët një nga një.Pasi të bëhet masë e njëllojtë,hidhet mielli i përzier me sodë dhe përzihet mirë. Brumi futet në frigorifer për 2-3 orë ose tërë natën.Nga brumi i përgatitur ndahen 45-50 gogla,të cilat hollohen sa një pjatë e vogël.Brumi i holluar paloset në katërsh dhe prapë rritet në katrorë,në diametër 10 centimetra.Në mes të çdo katrori qiten arra të grimcuara,bashkohen skajet dhe sheqerparet radhiten në tepsi të lyer me gjalpë.Furra nxehet në 200 gradë C dhe, sa të futet në furrë,ulet temperatura në 160 gradë C dhe piqet dalngadalë gjersa të marrë ngjyrë të kuqërremtë të lehtë.
- Me të njënjtin brumë mund të përgatiten edhe sheqerpare në formë trëndafili.Brumi hollohet dhe me anë të gotës nxirren nga 4 rrumbullakë,të cilët e mbulojnë deri në gjysmë njëri -tjetrin,pastaj ndahen përgjysmë,hidhen arra në petën e parë dhe mbështillen trëndafilat.
- Edhe sheqerparet e rrumbullakëta klasike,përgaditen me të njejtin brum.Këtyre mund t’u vendoset mbi nga një thelp arre.
- Sherbeti:Sheqeri në tenxhere duhet të mbulohet me ujë për dy gishta.Hidhet ½ limon i prerë në flegra.Pasi të vlojë dhe të trashet sikurse sherbeti i bakllavasë,largohet nga zjarri,i shtohet 1 filxhan i kafes ujë i ftohtë dhe sheqerparja e ftohur përvëlohet me sherbet të nxehtë. Në mënyrë që ta pijë më mirë sherbetin, sherbeti i hidhet me lugë sipër çdo sheqerpareje nga disa herë.Mbulohet me tepsi ose letër plastmasi gjersa ta pijë sherbetin.
dasma
Receta Gatimi Shqiptare – Bakllavaja – ja si bëhet -4k video

Festat e fundvitit sapo kanë kaluar por është e pamundur për Shqiptarët që ti kalojnë festat pa gatimet e traditës.
Janë receta tipike që përdoren kryesisht për festat e fundvitit por asgje nuk ndalon askënd për ti përgatitur këto krenari kombëtare në artin e guzhinës, edhe në ditë festive të ndryshme.
Po të përmendim disa prej tyre, si Shëndetlie, Byrek, Gjel deti dhe përshesh, Bakllava etj, gjithkush do të thoshte, që do ti dëshironte çdo javë, në mos edhe çdo ditë.
Pikërisht këtu më qëndroni!
Shija e tyre unike do të preferohej gati edhe çdo ditë, por përgatitja e tyre shpeshherë kërkon pak punë dhe kohë. Ky është rasti i Bakllavasë.
Për recetën me përbërësit ka me shumicë duke kërkuar në google, por ajo që ju sugjerojmë në vijim, është një video që tregon pikërisht përgatitjen, pra më saktë punimin si ndarjen e brumit dhe hapjen e petave, në video do të shihni skena që duken të përsëritura por është pikërisht procesi i punimit që kërkon përsëritje. Për ta parë videon në fjalë klikoni në vijim ose klikoni këtu
embelsira
Receta Gatimi Shqiptare – Shëndetlie – Si bëhet

Janë të shumtë recetat tradizionale Shqiptare për festat e fundvitit dhe për të njëjtën recetë tradizionale ka mënyra të ndryshme të të gatuarit që ndryshon shpeshherë edhe nga qyteti në qytet, apo nga fshati në fshat.
Recetat e gatimit tradizionale janë Gjeli detit me përshesh, Byreku(me gjizë, me mish, me spinaq etj), Tava te ndryshme(çdo vend i vogël ka traditën e vet), ëmbëlsira: Bakllavaja, Shëndetlie.
Pikërisht për këtë të fundit kemi sot një recetë dhe mund ta shikoni duke klikuar në imazh.

Gezuar festat e fundvitit dhe nje vit sa me i mbare ky qe po vjen!
embelsira
Si te gatuajme bombone – embelsire tradicionale Shqiptare

Si te gatuajme Bombone – Receta gatimi per Bombone vendi.
Kjo eshte nje recete qe perdorej dikur neper shtepiat tona ku kushtet e veshira ekonomike na benin qe me dy tre perberes te sajonim dicka dhe te nxirrnim me te miren prej tyre. Kjo eshte dhe rasti i ketyre bomboneve te shijshme shqiptare


- 1 liter qumësht i freskët
- 2 kg sheqer
- 80 gr gjalpë
- Në një tenxhere hedhim të gjithë përbërësit. I ziejmë ne zjarr shumë të ulët duke i përzierë vazhdimisht. Duhet ta lemë të ziejë përreth një ore, derisa të arrijmë një masë të trashë e homogjene. Më pas e lemë pak të ftohet dhe e hedhim në forma. Pasi janë ftohur komplet dhe bonbonet janë forcuar, i heqim nga forma dhe i shërbejmë.
- ju befte mire!
-
Fotografi8 vjet ago
4 këshilla për të fotografuar bukur
-
Artikuj Sociale2 vjet ago
Ura e Frëngut në Gjorm – Vlora Albania
-
embelsira8 vjet ago
Si te gatuajme bombone – embelsire tradicionale Shqiptare
-
embelsira8 vjet ago
Tollumba – Embëlsirë receta gatimi Shqiptare
-
Artikuj Sociale8 vjet ago
Shpella e Pirateve – nje monument kulturor qe nuk i kushtohet vemendja e duhur
-
Artikuj Sociale3 vjet ago
Karroca me guzhinjeta-si behej ne vitet 90
-
Artikuj Sociale7 vjet ago
Bananja ben mire per shendetin – Ja pse!
-
Artikuj Sociale3 vjet ago
Kalaja dhe plazhi i Bashtoves pastrohet dhe pergatitet per sezonin veror
You must be logged in to post a comment Login