Connect with us

Artikuj Sociale

Gëzuar ditën e Verës! Video

Published

on

dita-e-veres-elbasan-ecaty_com

“Dita e Verës”: 14 Marsi njihet si “Dita e Verës”. Ajo tashmë është shëndërruar në një festë kombëtare. Festë e ripërtëritjes së gjithësisë, e gjallërimit të natyrës, e vazhdimësisë së jetës, dhe që festohet qysh në kohët e hershme në qytetin e Elbasanit, ndërsa sot festohet në të gjithë Shqipërinë. Dita e Verës ka prirjen e të qenurit një festë masive me ritualet dhe karakteristikat e veta, me lojrat e spikatura, festime bashkë me familjen, dekori unik ku dominojnë lulet, por gjithashtu edhe ëmbëlsira si “ballakumet”, e cila është edhe ëmbëlsira karakteristike e kësaj dite. Edhe pse është kthyer në feste kombëtare, Dita e Veres mbetet një festë e lashtë e Elbasanit, ku mblidhen për të festuar njerëz nga e gjithë Shqipëria.

Ja si festohej dita e verës në vitin 1979 (video nga aktorët shqiptarë) fb dhe Youtube

https://www.youtube.com/watch?v=nM8RETOrpMs

 

Ja edhe si festohet sot ne Elbasan!

dita_e_veres_elbasan_2015_alket_islami_ecaty_com

dita e veres 2015 (foto Alket Islami)

Artikuj Sociale

Ura e Frëngut në Gjorm – Vlora Albania

Published

on

By

Ndodhet afër fshatit Gjormë dhe ka shërbyer për qarkullimin dhe komunikimin e banorëve të fshatrave, që ndodhen në bregun e majtë të lumit Shushicë.

Ajo është urë e tipit me dopjo qemer me harkun në formë lundre dhe me dy dritare shkarkuese. Arkitektura e urës i është përshtatur terrenit shkëmbor ku është ndërtuar, duke u harmonizuar me peizazhin natyror.

Muratura e saj është e ndërtuar me gur kave të lidhur me llaç gëlqere. Në vitin 2015 kjo urë i është nënshtruar një ndërhyrjeje restauruese nga DRKK Vlorë.

burimi i lajmit

Continue Reading

Artikuj Sociale

Kalaja dhe plazhi i Bashtoves pastrohet dhe pergatitet per sezonin veror

Published

on

By

kalaja e vil-bashtoves8-keshtjella-e-bashtoves-vile-gose-kavaje-ecaty-com

Eshte i fresket fare lajmi qe po ju japim ne vijim, pasi vetem pak dite me pare kalaja dhe plazhi i Bashtoves jane pastruar per ti dhene fillimin nje sezoni turistik sa me te denje per per hijeshine e natyres qe mbart zona e kalase dhe ajo perrreth saj.

Ta mbajme paster

Djemte dhe vajzat e Ecovolis kane bere nje pastrim dhe nje nisme te bukur pasi duke e pastruar i kane dhene turistit nje shkak me shume per ta vizituar ate zone.

Per ata qe nuk e dine akoma, kalaja e Bashtoves gjendet 1km para grykederdhjes se lumit shkumbin.

Per tju dhene nje ide sa me te qarte ajo ndodhet dhe midis Spillese dhe Divjakes.

Per te shkuar atje mjafton te dilni nga rruga kryesore SH4 ne Gose qe ndodhet midis Kavajes dhe Rrogozhines, ndiqni rrugen e plazhit, pra per ne perendim dhe shkoni pothuajse ne fund. Pra Nje kilometer para derdhjes se lumit Shkumbin ne bregdet. Pikerisht aty ndodhet kalaja e Bashtoves.

Tani te rikthehemi te pastrimi, thame qe eshte nje nisme e bukur por kesaj nisme duhet ti bashkohet dhe miresjellja e turistit me natyren, te mos e beje pis por ta mbaje paster.

Vetem ne kete menyre do te kemi gjithnje nje ambjent mikprites duke u miresjellje me natyren

ecovolis

Continue Reading

Artikuj Sociale

Pipza – ja si behet nje strument muzikor

Published

on

By

pipzat

Nuk e di sa nga ju mund ta njohin këtë strument që do ju tregoj në vijim.

Bëhet fjalë për një strument muzikor që mund ta quajmë fyell ose popullorshe pipëz që nëse jeni të zanatit mund të krijoni muzikë dhe të imitoni këngët e që ju pëlqejnë.

E veçanta e këtij strumenti është se mund ta bëni fare mirë edhe ju vetë, si i thonë llafit <beje mire beje vete>

Nuk ka asnjë shpenzim për të bërë përveçse kohës suaj që do i kushtoni për ta bërë. Ju duhet pikë së pari të dilni në natyrë, të gjeni ndonjë kërcell gruri të njomë ose kallami të vogël fare dhe të keni me vete ndonjë brisk ose ndonjë mjet tjetër prerës

strumente muzikore

pastaj sju mbetet gjë tjetër vetem se të videon në youtube që ju tregon se si ta bëni duke klikuar këtu ose klikoni mbi imazh

Si te beni nje pipez ose fyell

Continue Reading

Trending