receta gatimi
Recete gatimi per ballokume Elbasani

Ballakumja është ëmbëlsirë tradicionale e qytetit të Elbasanit. Aktualisht të gjithë Shqiptarët nga Jugu në Veri vijnë për të blerë ballakumen në qytetin e Elbasanit.


- – 1kg miell misri
- – 100gr miell gruri
- – 1kg sheqer
- – 500 gr gjalp
- – 8 kokrra vezë
- – 50ml qumësht
- Si fillim, tresim gjalpin në një tenxhere alumini dhe e lemë për rreth gjysëm ore derisa të fundërrojnë kripërat e tij. Me pas në një ene të thellë rrahim gjalpin e tretur me sheqerin derisa të formohet një mase e bardhë dhe homogjene. Në një ene tjetër përziejmë vezët e plota me qumështin dhe i shtojmë ngadalë tek masa me sheqer dhe gjalp duke vazhduar rrahjen. Shtojmë gjithashtu ngadalë miellin e misrit dhe në fund atë të grurit duke e vazhduar rrahjen kësaj here me ndihmën e një piruni. Në këtë fazë, e lemë brumin të pushojë për rreth 15-20 minuta. Megjithëse brumi në fillim mund të duket shumë i butë apo i qullët, kjo kohë i lejon grimcave të miellit të thithin lagështirën e tepërt të tij, por nqs edhe pas 20 minutash brumi rezulton përsëri i qullët, shtojmë pak miell dhe e përziejmë sërish. Marrim me dorë pak brumë dhe formojmë disa forma sferike të shtypura me madhësi mesatare të cilat i vendosim në një tavë të lyer me gjalp dhe pak miell (ose të shtruar me letër furre). Ballakumet vendosen në distancë me njëra-tjetrën në furrën e parangrohur në 170 gradë, dhe i lemë brenda derisa ato të marrin një ngjyrë të artë nga sipër, por jo të kuqerremtë! Pas përfundimit të pjekjes, i lemë derisa të ftohen dhe më pas i heqim nga tava duke patur kujdes që të mos ngjiten në të.
- Rrahja e brumit preferohet të bëhet me dorë me ndihmën e një piruni apo të një teli për vezët pasi në këtë mënyrë kuptojmë më mirë kur masa merr formën “e fijeve” dhe rrahja duhet përfunduar. Gjithashtu kujdes të vecantë duhet pasur me miellin, pasi hedhja e tepvrt e tij i bën ballakumet e forta. Në recetën tipike elbasanase, në vend të qumështit hidhet gjysëm filaxhan kafeje ujë finji i cili përgatitet me hi të pastër që është i përzier me ujë dhe më pas lihet disa minuta në qetësi që të filtrohet. Ballakumet preferohen të piqen në një enë apo tavë të madhe bakri të pakallajisur apo në mungesë të saj në një tavë qelqi.
dasma
Receta Gatimi Shqiptare – Bakllavaja – ja si bëhet -4k video

Festat e fundvitit sapo kanë kaluar por është e pamundur për Shqiptarët që ti kalojnë festat pa gatimet e traditës.
Janë receta tipike që përdoren kryesisht për festat e fundvitit por asgje nuk ndalon askënd për ti përgatitur këto krenari kombëtare në artin e guzhinës, edhe në ditë festive të ndryshme.
Po të përmendim disa prej tyre, si Shëndetlie, Byrek, Gjel deti dhe përshesh, Bakllava etj, gjithkush do të thoshte, që do ti dëshironte çdo javë, në mos edhe çdo ditë.
Pikërisht këtu më qëndroni!
Shija e tyre unike do të preferohej gati edhe çdo ditë, por përgatitja e tyre shpeshherë kërkon pak punë dhe kohë. Ky është rasti i Bakllavasë.
Për recetën me përbërësit ka me shumicë duke kërkuar në google, por ajo që ju sugjerojmë në vijim, është një video që tregon pikërisht përgatitjen, pra më saktë punimin si ndarjen e brumit dhe hapjen e petave, në video do të shihni skena që duken të përsëritura por është pikërisht procesi i punimit që kërkon përsëritje. Për ta parë videon në fjalë klikoni në vijim ose klikoni këtu
embelsira
Receta Gatimi Shqiptare – Shëndetlie – Si bëhet

Janë të shumtë recetat tradizionale Shqiptare për festat e fundvitit dhe për të njëjtën recetë tradizionale ka mënyra të ndryshme të të gatuarit që ndryshon shpeshherë edhe nga qyteti në qytet, apo nga fshati në fshat.
Recetat e gatimit tradizionale janë Gjeli detit me përshesh, Byreku(me gjizë, me mish, me spinaq etj), Tava te ndryshme(çdo vend i vogël ka traditën e vet), ëmbëlsira: Bakllavaja, Shëndetlie.
Pikërisht për këtë të fundit kemi sot një recetë dhe mund ta shikoni duke klikuar në imazh.

Gezuar festat e fundvitit dhe nje vit sa me i mbare ky qe po vjen!
embelsira
Si te gatuajme bombone – embelsire tradicionale Shqiptare

Si te gatuajme Bombone – Receta gatimi per Bombone vendi.
Kjo eshte nje recete qe perdorej dikur neper shtepiat tona ku kushtet e veshira ekonomike na benin qe me dy tre perberes te sajonim dicka dhe te nxirrnim me te miren prej tyre. Kjo eshte dhe rasti i ketyre bomboneve te shijshme shqiptare


- 1 liter qumësht i freskët
- 2 kg sheqer
- 80 gr gjalpë
- Në një tenxhere hedhim të gjithë përbërësit. I ziejmë ne zjarr shumë të ulët duke i përzierë vazhdimisht. Duhet ta lemë të ziejë përreth një ore, derisa të arrijmë një masë të trashë e homogjene. Më pas e lemë pak të ftohet dhe e hedhim në forma. Pasi janë ftohur komplet dhe bonbonet janë forcuar, i heqim nga forma dhe i shërbejmë.
- ju befte mire!
-
Fotografi8 vjet ago
4 këshilla për të fotografuar bukur
-
Artikuj Sociale2 vjet ago
Ura e Frëngut në Gjorm – Vlora Albania
-
embelsira8 vjet ago
Si te gatuajme bombone – embelsire tradicionale Shqiptare
-
embelsira8 vjet ago
Tollumba – Embëlsirë receta gatimi Shqiptare
-
Artikuj Sociale3 vjet ago
Karroca me guzhinjeta-si behej ne vitet 90
-
Artikuj Sociale7 vjet ago
Bananja ben mire per shendetin – Ja pse!
-
Artikuj Sociale8 vjet ago
Shpella e Pirateve – nje monument kulturor qe nuk i kushtohet vemendja e duhur
-
Artikuj Sociale3 vjet ago
Kalaja dhe plazhi i Bashtoves pastrohet dhe pergatitet per sezonin veror
You must be logged in to post a comment Login