dasma
3 rregulla që fotografët profesionistë përdorin në shkrepjet e tyre!

Ajo që i dallon fotografët profesionistë nga fotografët amatorë është dituria dhe eksperienca që përvetësojnë me kalimin e kohës. Një fotograf fillestar do ta përdorte një DSLR me të gjitha rregullimet në automatikë kështu që do të ishte aparati ai që do të bënte të gjitha përmirësimet e skenës dhe rrjedhimisht dhe të fotografisë që do të shkrepej.
Në këtë artikull do lë mësoni 3 rregulla që përdorin fotografë profesionistë për të fotografuar. Pra janë disa rregulla që fotografët me eksperiencë kanë zbuluar gjatë përdorimit të aparateve dhë i përdorin për të bërë foto gjithnjë e më të bukura.
-
Rregulli 1
– Mos kini frikë të prisni fotografinë e shkrepur
Ky është një sekret që shumë profesionistë preferojnë ta mbajnë për vete. Shumë fotografë sportivë përdorin prerjen e fotografisë për ta bërë fotografinë të përshtatshme për syrin e publikut.
Ata shkrepin pak më gjërë se ajo që duhet për një foto normale dhe mundohen ta mbajnë subjektin në qendër të kuadratit kështu që ka një shans më tepër që edhe duke prerë te kenë një foto ashtu si do të kishin dëshiruar po të kishin pasur kohë me subjektin(pra nëse subjekti do të pozonte).
Gjithashtu në këto tip shkrepjesh është mirë që të përdoret AF qëndror dhe të mos zgjidhni pika fokusi që janë më në periferi të zonës së fokusit. Zona qëndrore ju jep fokusin më të detajuar dhe i përgjigjet më shpejt sensorit të kamerës.
-
Rregulli 2
– Përdorni butonin e dedikuar për të ngrirë fokusin.
Shumë prej jush ndoshta përdorin për të fokusuar lenten, butonin e shkrepjes(gjysëm shtypur). Disa aparata ofrojnë një alternativë kundrejt kësaj mënyre. Profesionistët përdorin shpesh butonin AF.
Meqenëse ky buton ndodhet zakonist nga krahu mbrapa i aparatit, kjo teknikë quhet “Fokusi i butonit prapa”
Një e mirë e këtij butoni është se nuk duhet të shqetësoheni sa e shtypni dhe nuk do të shkrepni foto pa dashje.
Ju ndihmon gjithashtu nëse duhet të fotografoni subjekte në lëvizje sepse ky buton ju mundëson të mbani të qartë pamjen pa ju bllokuar rregullimet e ekspozimit derisa ju shtypni butonin e shkrepjes.
Butoni AF ju vjen në ndihmë nëse doni të fotografoni subjekte si pemë, lule që luajnë nga era.
Ju mund të ngrini fokusin dhe pastaj kur keni rregulluar gjithçka(ekspozimin,pozicionimin etj), mund të shkrepni një foto të shkëlqyer. Duke ngrirë fokusin i jepni mundësi sensorit të bëjë më mirë punën e tij, sepse nuk i duhet të fokusojë çdo sekondë pamjen që keni zgjedhur.
-
Rregulli 3
– përdorni hapjen e diafragmës f/8
Si hapje diafragme f/8 është një zgjedhje e shkëlqyer për shumë raste. Mund të quhet si zgjedhja më e mirë për një lente një hapje e tillë sepse është një zgjedhje kompromisi midis imazhit të detajuar dhe atij që përqëndrohet vetëm te subjekti(depth of field).
Ky zgjedhje për një diafragmë me hapje f/8 është e përshtatshme për çdo shkrepje që dëshironi të realizoni. Me këtë hapje dhe mënyrën e ekspozimit në “program” ju jeni gati për çdo shkrepje. Vetëm sigurohun që shpejtësia e shkrepjes të ketë ndjeshmërinë e nevojshmë për shkrepje me dorë, përndryshe e vendosni automatike.
Nuk ka zgjedhje më të mirë për të qenë gati për aksion në çdo moment.
Nëse keni ndër mend të zgjidhni fotografin apo kameramanin për dasmën tuaj mund të merrni parasysh disa sugjerime nga studio_ristyle duke klikuar këtu
dasma
Receta Gatimi Shqiptare – Bakllavaja – ja si bëhet -4k video

Festat e fundvitit sapo kanë kaluar por është e pamundur për Shqiptarët që ti kalojnë festat pa gatimet e traditës.
Janë receta tipike që përdoren kryesisht për festat e fundvitit por asgje nuk ndalon askënd për ti përgatitur këto krenari kombëtare në artin e guzhinës, edhe në ditë festive të ndryshme.
Po të përmendim disa prej tyre, si Shëndetlie, Byrek, Gjel deti dhe përshesh, Bakllava etj, gjithkush do të thoshte, që do ti dëshironte çdo javë, në mos edhe çdo ditë.
Pikërisht këtu më qëndroni!
Shija e tyre unike do të preferohej gati edhe çdo ditë, por përgatitja e tyre shpeshherë kërkon pak punë dhe kohë. Ky është rasti i Bakllavasë.
Për recetën me përbërësit ka me shumicë duke kërkuar në google, por ajo që ju sugjerojmë në vijim, është një video që tregon pikërisht përgatitjen, pra më saktë punimin si ndarjen e brumit dhe hapjen e petave, në video do të shihni skena që duken të përsëritura por është pikërisht procesi i punimit që kërkon përsëritje. Për ta parë videon në fjalë klikoni në vijim ose klikoni këtu
biznesi
9 gjëra që fotografi juaj nuk do tju thotë kurrë por që do të dëshironte ti dinit!

- 9 Le ti vëmë gjërat në vijë që në fillim!
Nëse më zgjidhni si fotograf apo kameraman për eventin tuaj, nënkuptohet që më keni zgjedhur sepse ju pëlqen puna që bëj. Më konkretisht të përqëndrohemi te fotografi!.
Kur ju kërkoni të menaxhoni mënyrën se si duhet të bëhen fotografitë, kur më thoni si tju vë në pozë për tju fotografuar apo kërkoni herë pas here të shihni se si doli kjo foto apo kjo tjetra…më hiqni entuziazmin dhe dëshirën për të shprehur artin tim, por mbi të gjitha nuk keni besim tek unë, tek puna ime.
Të gjitha ato foto që mund të keni parë janë frut i një pune artistike të menduar dhe te munduar(më falni për gati përseritjen e tingullit), dhe janë bërë pa asnjë menaxhim nga kush nuk po e bën si punë.
Unë e di që fotografinë e dëshironi të bukur, pa gabime, plot buzëqeshje, jo të shtirur, plot romanticitet, plot thjeshtesi, dhe të jetë si një kopertinë reviste…e di që i doni të gjitha këto por të njëjtat gjera dëshiroj dhe unë për atë fotografi që po mundohem të shkrep.
Prandaj hiqni dorë nga këshillat që mund të jepni për diçka që nuk dini ta bëni mirë dhe përqëndrohuni të bëni mirë, buzëqeshjet, mos rrini të shtirur, krijoni ju romancën, rrini thjeshtë dhe të jeni të sigurtë që ajo fotografi që do të shkrepet do të jetë fotografia më e bukur që do të keni parë ndonjëherë dhe do ta dëshironit si nje kopertinë reviste!!!
…sepse mbi të gjitha ishit JU : në një ditë të rëndësishme, ishit të thjeshtë, ishit vetvetja dhe mbi të gjitha do ju mbetet gjatë në kujtime sepse ka dalë bukur…dhe e dini pse?!!!
…sepse gjithsecili bëri atë çka di të bëjë më mirë në kohën e kërkuar!
Pra në ditën më të bukur të jetës suaj, kërkoni të krijoni atmosferën për të tjerat mendon fotografi!
- 8 Ka çifte që kanë edhe fëmijë dhe i bërtasin gjithmonë atyre për të mos bërë figurë të keqe para fotografit!
- Lerini fëmijët të luajnë paksa dhe mos i nervozoni, të gjithë fëmijët bëjnë kështu, prandaj lejojini të dëfrehen në mënyrë që kur të vijë momenti i duhur dalin bukur edhe për foto. Duke e risjelle edhe njëherë pikën 9, lerini vend natyrshmërisë, silluni natyrshëm dhe gjithçka do të dalë më bukur!
- 7 Në revista apo tv do të keni parë shumë çifte të tjera që ndoshta ju ka pëlqyer pozimi i tyre dhe do të kishit dëshirë të kishit dhe ju foto po aq të bukura…
- Dëgjojini pra këshillat që ju jep fotografi juaj sepse ai bazohet mbi të tashmen, bazohet mbi ju dhe mundohet të krijojë pozën që ju shkon më shumë ju.
- Mos kërkoni të bëni një kopje të asaj që mund të keni parë por mundohuni të pozoni sa më bukur duke ndjekur këshillat e larpërmendura, për tu bëre JU si shembull!
- 6 Prindi: Një faktor i rëndësishëm është dhe bashkëpunimi i familjes së dhëndrit apo nuses me tipin e qëndrimit që kanë gjatë eventit. Nëse babai do të rrijë i qeshur, kjo gjë do të pasqyrohet te mamaja, edhe te vëllezërit e motrat gjithashtu. Pra dhe atmosfera e përgjithshme ka të bëjë shumë në krijimin dhe realizimin e një kujtimi sa më të bukur!
- 5 E di që fotografitë janë shumë të rëndësishme për ty….edhe për mua(fotografin) janë!
- Për ty janë të rëndësishme se dëshiron të kujtosh sa më bukur eventin dhe këtë moment historik të jetës
- Për mua si fotograf, janë të rëndësishme, sepse tregon si punoj, tregojn stilin dhe vlerat e punës që bëj!
- 4 Përpunimi – një proces i rëndësishëm
- Shumë pak e dinë, shumë pak e besojnë, se puna më e madhe e fotografit(dhe e kameramanit-montazhierit) është pas kuintave. Pasi duhet të rishikoje me vëmendje të gjithë materialin e mbledhur, duhet ta përpunoje, të shohë një për një çdo element të eventit…dhe ta dini se ashtu si dhe për ju dhe fotografit i vjen keq kur dikush ka dalë ngrysur, pa buzëqeshje dhe ndoshta pas eventin i thuhet fotografit ta rregullojë duke e modifikuar me ndonjë foto tjetër me programe të ndryshme etj…e pra ju them se mënyra më e mirë është që ata fytyra të ngrysura do të ishte mirë të ishin rregulluar vetë para shkrepjes(si p.sh përfshirje në atmosferën e eventit) Prandaj ndoshta fotografi ndonjëherë ju bezdis duke ju thënë: “pak buzëqeshje”
- 3 Para çdo foto të gjithë bëhen nervoz
- Shpeshherë për të mos thënë gjithmonë, përpara shkrepjes deri 1 sekond përpara, të gjithë janë të qëshur, bën shkrepjen dhe shikon që foto del si të shtangur. Po rrini o popull i qetë se fotografi po bëni. 🙂 Jini sa më të thjeshtë kur do të bëni foto mos u pezmatoni. sepse fotografi pastaj do jua bëjë si fëmijët do ju thotë GA(shkrepje)dhe pastaj do mbarojë fjalën me TI ose internacionalçe CHEE(SHOOT) SE
- 2 çmimi – më thyeni ndjenjat kur luani me çmimin tim.
- Më rastis shumë herë që vendoset në diskutim çmimi që aplikoj.
- Pse i ke çmimet kaq të larta, çfarë do bësh që kërkon aq. ose ose me keq akoma kur të thonë mirë dhe pastaj të thonë: të jap një pjësë dhe tjetrën si dihet?!
- Mua nuk më pëlqen që ti “rrjep”(ta themi popullorshe) klientët dhe çmimet mundohem ti mbaj në barazpeshë me atë që ofroj. Nëse po kërkoj shumë do të thotë që po mundohemm shumë për të krijuar diçka të bukur.
- Qëllon shpesh të dëgjoj, “pse çfarë do bësh, vetëm shkrepje do bësh” thjesht për informacion…shkrepjet përmbajnë të paktën këto gjëra brenda: koha gjatë eventit, koha e përpunimit, studimi(nëse ndonjëri e bën sot për nesër këtë zanat ta thotë),spostimi,materialet e perpunimit, materialet e punës(aparati,lentet etj), studio, + shpenzime të tjera që spo listoj se shkon shumë gjatë
- Ky zanat si çdo zanat tjeter ka nga ata që paguhen pak dhe nga ata diçka më shumë(Zgjedhja është e lirë)
- 1 Unë jam një njeri që më pëlqen të krijoj stilin tim dhe vë në punë çdo strument që mund të më nevojitet!
- Pra nëse më sheh që vij 5 min më vonë për klipin, mund të kem humbur çelsat, telefonin ose këpuçën e majtë, nuk po gjej aparatin edhe pse e kam në qafë, ndoshta materialet që duhet tju jap jua dorëzoj një javë më vonë se parashikimi…por të më besosh se kam qenë duke punuar për diçka të bukur dhe meqë ra fjala duke të dorëzuar materialin, do ta shohësh, do ta rishohësh.
- Do të thuash …………
- Ato pikat, çfarëdo fjalësh të mbajnë brenda nëse janë të mirëfillta dhe të bazuara si në të mirë dhe në të keq është mirë të thuhen…sepse në të keq mund të gjehet një zgjidhje…dhe në të mirë, është një vlerësim i denjë për punën e bërë….
Besoj se çdo fotograf mund të gjejë një pjesë jete në këto vargje, gjithashtu edhe çiftet që kanë prenoturar shërbime nga to.
Prandaj për një mbarëvajtje pune të dyanshme, këshilla është të jemi sa më të mirëkuptuar dhe sa më përgjegjës.
dasma
10 gjërat që nuk duhet ti thoni fotografit tuaj!

Ndonjëherë ose më shpesh se ndonjëherë, pra shpeshherë ndodh që dikush ndërhyn në zanatin e tjetrit dhe i duket vetja më profesionist edhe pse nuk ka dhënë asnjë provë që di të bëjë të paktën ndonjë gjë fillestare të atij zanati…të tjerë pretendojnë gjëra që nuk qëndrojnë as në tokë e as në qiell. Të tjerë i kërkojnë pikturë, fotografit e gjëra të tjera si këto.
Për të dhënë disa shembuj ju paraqisim disa imazhe me disa skena që ndodhin zakonisht nën këtë aspekt. këto “këshilla” jepen për t’ju sensibilizuar me këtë fenomen por jo që mos të flisni fare me fotografin.
Përkundrazi me fotografin duhet të flisni(gjithashtu edhe fotografi me ju) në mënyrë shoqërore, pra duke mos dhënë “urdhra” por duke u këshilluar me njëri-tjetrin për një arritje sa më të bukur të shërbimit fotografik dhe ju kujtoj të jeni sa më natyral dhe të qeshur kur bëni fotografi në mënyrë që të përcillet edhe në foto.
-
Fotografi8 vjet ago
4 këshilla për të fotografuar bukur
-
Artikuj Sociale3 vjet ago
Ura e Frëngut në Gjorm – Vlora Albania
-
embelsira8 vjet ago
Si te gatuajme bombone – embelsire tradicionale Shqiptare
-
Fotografi8 vjet ago
Kamera e vogël apo kamera e madhe kush është me profesionale?
-
embelsira8 vjet ago
Tollumba – Embëlsirë receta gatimi Shqiptare
-
Artikuj Sociale8 vjet ago
Shpella e Pirateve – nje monument kulturor qe nuk i kushtohet vemendja e duhur
-
Artikuj Sociale3 vjet ago
Kalaja dhe plazhi i Bashtoves pastrohet dhe pergatitet per sezonin veror
-
Artikuj Sociale3 vjet ago
Karroca me guzhinjeta-si behej ne vitet 90
You must be logged in to post a comment Login