Saranda Guide
Saranda Guide - kliko ketu per te vizituar faqen
Guide turistike per qytetin e Sarandes ne dy gjuhe: Shqip dhe Anglisht.
Hotelet, restorantet, monumentet, foto e gjithçka tjeter mbi qytetin e Sarandes.
Vlora Guide
Mire se vini ne www.vlora-guide.com
Vlora guide eshte nje guide turistike, historike dhe tregtare per rethin e Vlores, e cila eshte botuar nga studioja grafike "Merkatino" me qender ne Vlore!
Kjo guide perfshin informacione nga hotelet per turistet, per bisneset e vlores.
Ne te perfshihet gjithashtu nje guide historike e Vlores e cila tregon vende e ndryshme antike dhe kalat e Vlores qe mund te vizitohen.
Shume per informacioneve te vlora guide ndodhen ketu mund te shfletoni me ane te menuve te sitit per te pare permbajtjen!
Bashkia Berat - Faqja e qytetit te Beratit
Qyteti i Beratit është i vendosur në Shqipërinë Jug-Qendrore në rrethin e Beratit , i cili ka një sipërfaqe prej 939 km2 dhe popullsi prej 65 mije banore.
Berati është një ndër qytetet më të vjetër të Shqipërise dhe ka një trashëgimi kulturore unike, tashmë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Eshtë një qendër e rëndësishme.
Qyteti i Korçes
Nje prej websiteve te bashkise me i mireorganizuar dhe me plot informacione mbi qytetin dhe aktivitetet qe zhvillohen.
Pozita gjeografike: Qyteti i Korçës shtrihet ne pjesën juglindore te Shqipërisë dhe është qëndra e banuar më e madhe e pellgut me të njëjtin emër.
Pellgu i Korçës ka një lartësi mesatare prej 850m mbi nivelin e detit, me gjërësi 16 km nga perëndimi në lindje dhe me gjatësi 35 km nga jugu në veri, dhe zë një sipërfaqe prej 300km2.
Korça ka një pozite te favorshme gjeografike pasi ndodhet ne rrugët tregëtare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë (47km) dhe Greqinë (35km).
Faqe qe mund te vizitoni: Bashkia e Korçes * Visit-Korca.com * Festa e birres * Qyteti per femijet * Revista e qytetit
Qyteti i Fierit
Fieri është një qendër e madhe urbane që ndodhet në Shqipërinë Jugperëndimore, i rrethuar me bukuri natyrore, parqe arkeologjike, dhe plazhe.
Gjirokaster - Gjirokastra.org
E vendosur në Shqipërinë jugore, Gjirokastra qëndron në shpatet e pjerrëta të luginës së lumit Drino, në një pozicion mbisundues mbi një peizazh të pasur me histori, kufijtë e të cilit përvijohen nga maja malesh të larta. Ky është “qyteti i një mijë shkallëve” që përfshin qindra shtëpi-kullë të tipit otoman me çatitë dalluese të gurta, ballkonet e drunjta dhe muret e gurta herë-herë të zbardhura me gëlqere. E mbisunduar nga ana e vet prej kalasë madhështore që ngrihet mbi një kodër të thiktë, Gjirokastra është një qytet magjik me një të shkuar të trazuar. Nga bastion i feudalizmit në xhevahir otoman më pas në qendër e rëndësishme e pushtuesve fashistë italianë, qyteti ka njohur shumë sundimtarë dhe ka frymëzuar shumë poetë, shkrimtarë dhe artistë.
Bashkia Durres
Durres
Një nga qytetet më të vjetër të Shqipërisë. Si vendbanim ilir i fisit Taulant, ka të dëshmuar jetën e tij që në prehistori, bazuar në gjetjet arkeologjike dhe dëshmive të autorëve antikë. Ka mbijetuar në shekuj deri në ditët e sotme. Qendër e rëndësishme portuale, administartive, kishtare, ekonomike, tregtare, politike, etj në shekuj, e kurdohere i pranishem në historinë e Pellgut të Mesdhjeut, veçanërisht në Detin Adriatik.
Faqe te nevojshme:
Bashkia Shkoder
Qyteti shtrihet në brigjet e liqenit me të njetin emër dhe poshtë kodrës së Kështjellës së Rozafës dhe është padyshim ndër vendet më interesante të Shqiperisë. Fillon nga bashkimi i lumejve Buna, Drini dhe Kiri, në një fushë me bukuri të rrallë natyrore dhe të pasur me gjurmë të së kaluarës. Pozicioni i përshtatshëm gjeografik, e ka vendosur në qendër të rrugëve të rëndësishme tregtare që në të kaluarën lidhnin Europën orientale me atë perëndimore, duke i dhënë qytetit një shtytje të konsiderueshme në drejtim të zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor. Falë zhvillimit ekonomik dhe shoqëror që ka njohur qyteti i Shkodrës gjatë rrjedhës së historisë, aktualisht është ndër qytetet më të pasura të Shqipërisë me dëshmi historike dhe gjithashtu qendra më e rendësishme ekonomike, kulturore dhe shpirtërore e Veriut të Shqipërisë.Në një rreze prej pak kilometrash mund të vizitohen zona me një bukuri dhe interes të jashtëzakonshëm historik dhe natyralistik: në Jug drejt Detit Adriatik, në Perëndim brigjet e Liqenit të Shkodrës, në Veri Alpet legjendare Shqiptare. Pozicioni i veçantë i Shkodrës dhe bukuria e natyrës që e rrethon, vazhdimisht ka mrekulluar udhëtarët e ndryshëm të cilët e kanë vizituar, si shkrimtaren angleze Edith Durham, botanistin italian Antonio Baldacci ashtu si edhe personazhe të ndryshëm shqiptarë të kalibrit të Ismail Kadaresë.
Citohen me mijëra shprehje, janë botuar mjaft punime të autorëve të ndryshëm rreth qytetit të Shkodrës, lavdisë së dikurshme dhe evokimit të asaj të kaluare legjendare, të cilën sot kush me nostalgji, kush me deshiren për t’a zhvilluar më tej e kujton. Oferta turistike e Shkodrës të krijon mundësi për të zgjedhur mes formave dhe tipeve të ndryshme të turizmit që mund të zhvillohen. Një kombinim i atraksioneve kulturore me ato natyrore do te jete e ardhmja e turizmit ne Shkodër.
Faqe te tjera: Shkodraonline * Shkoderblogspot
Qyteti i Lezhes
Lezha perfaqeson nje zone tipike te kultures dhe historise sone kombetare, ku manifestohen tiparet me pergjithesuese te saje.
Kjo treve e lashte dhe moderne mbart pasuri te rralla traditash historike, arkeologjike, etnografike, atnologjike, gjuhesore, relixhioze, folklorike e kulturore.
Faqe ne lidhje me qytetin e Lezhes: Lezhaonline * Shengjini
Qyteti i Pogradecit
Pogradeci eshte qyteti turistik buze liqenit te mrekullueshem te Ohrit.
Ky qytet "palcerisht shqiptar" - sic thote Lasgushi i madh, "i futur ne gjirin e maleve si truri ne kafken e njeriut", eshte i bukur jo vetem prej natyre (vendosja prane syrit te kalter te Liqenit te Ohrit), por eshte edhe nje qytet i lashte e me tradita te hershme kulturore, artistike.
Pogradeci eshte qyteti i luleve, i veres, i peshkut te rralle Koranit qe nuk gjendet ne asnje vend tjeter, qyteti ku endrrat behen realitet .
Pogradeci eshte qyteti ku natyra nuk ka kursyer asgje, per te arritur te perkryeren, qyteti ku njerezit me mikpritjen e ciltersine e tyre nuk te lene te largohesh pa marre me vete dashurine e mallin per t`u rikthyer perseri.
Pellgu i Pogradecit eshte i mbyllur nga malet perreth dhe me liqenin e tij perben nje zone mikroklimatike te veçante. Kjo zone ka mbi 2.400 ore me diell gjate vitit, pra mbi 300 dite ne vit.
Flora dhe fauna e liqenit jane shume te pasura dhe e bejne kete liqen unikal ne Ballkan dhe Evrope. Pogradeci eshte nje nga qendrat turistike me te rendesishme te Shqiperise.
Bashkia Elbasan
Qyteti i Elbasanit mbart vlera dhe pasuri historike, arkeologjike e etnografike te nje rendesie kombetare qe burojne nga ekzistenca e tij shumeshekullore si vendbanim. Vlera me e madhe historike dhe kulturore e qytetit eshte e perqendruar ne Kalane e Elbasanit dhe muret rrethuese te saj, qe perbejne qëndrën historike dhe simbolin kryesor të qytetit të Elbasanit.
Bashkia Lushnje
HISTORIKU I QYTETIT
Si qendёr e banuar Lushnja u krijua ne shek.XV dhe quhej “Lusme”. I pari regjistrim dokumentar i popullsisё sё Myzeqesё gjendet nё defterin turk te vitit 1431, ku Myzeqeja kishte 33 fshatra dhe 58 familje kurse Lushnja qё nё kёtё periudhё ishte njё katund na paraqitet me 15 shtёpi dhe 100 banorё.
Nё vitin 1850 Lushnja na paraqitet pёrsёri si katund dhe nё kёtё periudhё mori emrin Lushnje nga emri i njёrёs prej grave tё Pashait tё Beratit, Salushes tё cilёs kёtё territor ia bёri si dhuratё. Lushnja filloi te dallohet si qendёr dhe tё marrё njё rёndёsi tё veçantё nё vitin 1970 duke u bёrё qendёr kёmbimi midis tregjeve te Beratit, jugut dhe veriut. Lushnja u bё qendra e tё gjithё krahinёs pёrreth.Rregjistrimet zyrtare pёr herё tё parё i gjejmё nё vitin 1923 ku duke pёrfshirё dhe zonёn e Libofshёs, Lushnja ka 28.348 banorё kurse nё vitin 1937 territori i Lushnjes ka nje siperfaqe 834 km² dhe nje popullsi prej 46.420 banorё.
Nga viti 1924-1939 Lushnja pati njё shtesё vetёm prej 18.000 banorё.Gjatё kёtij 15 vjecari ne territorin e Lushnjes erdhёn rreth 500 familje kosovare qё u shpёrndanё nё 30 fshatra, por edhe nga rrethi i Skraparit, pak familje çamёsh e çobanёsh. Ardhje qё vazhduan edhe nё vitet ne vazhdim. Rrethi i Lushnjes kishte 63 çifligje me 11.157ha tokё.
Banorёt e kёtyre viteve mbajnё emrin “Myzeqar”qё do tё thotё njerёz me prirje pёr muzikё, fakt i cili vёrtetohet edhe sot kur kёngёt myzeqare janё mё tё mirat dhe mё tё kёrkuarat e kёtij kombi.
Qyteti i Lushnjes mori pjesё aktive ne Shpalljen e Pavarsisё mё 1912.Nje moment historik tepёr i rёndёsishёm ёshtё “Kongresi i Lushnjes” qё u mbajt nё 21-31 Janar tё vitit 1920 nё tё cilin Tirana shpallet Kryeqyteti i Shqipёrisё. Nё 14 gusht 1920 nё kёtё qytet u mbajt Kongresi i Arsimit.
Mori pjesё aktive ne Luftёn Antifashiste –Nacionalçlirimtare dhe nё luftёn pёr pёrmbysjen e sistemit Komunist.
Qyteti i Ersekes
I themeluar në fillim te shekullit te 18-te dhe i shtrirë në rrëzë të malit të Gramozit, qyteti i Ersekës është një qytet i vogël alpin dhe qyteti kryesor i Kolonjës . Si qyteti më i madh në Kolonjë luan një rol të rëndësishëm për të gjitha aktivitetet e rajonit duke përfshirë zonat që lidhen me turizmin, kulturën dhe arsimin.



