|
Në kinematografi roli i tij i parë si aktor do të jetë ai i Vasos në filmin “Vëllezër dhe shokë” në vitin 1980. Më tej do të vazhdonin interpretime të tjera si ai në rolin e Aristotelit në filmin televiziv “Agimet e Stinës së Madhe”, Gjergji në filmin “Besa e kuqe”, Andrea në filmin “Në emër të lirisë”, Pirro në filmin “Shpresa”etj. Në regjisurë pjesëmarrja e tij e parë do të jetë si as/regjisor i dytë në filmin “Plaku dhe hasmi” në vitin 1981, duke realizuar gjithsej 11 regji si asistent regjisor në po kaq filma duke bashkëpunuar me regjisorë të njohur si Gëzim Erebara (Artist i Merituar), Hysen Hakani, Kujtim Çashku (Artist i Merituar), Xhanfize Keko (Artiste e Popullit) etj. Si regjisor, filmi i parë i drejtuar plotësisht prej tij do të jetë filmi “Shpresa” në vitin 1989 e ndjekur në “Shpella e Piratëve” 1991. Me vendosjen e tij në qytetin e Torontos (Kanada) ai do të vazhdojë profesionin e tij. Roli i tij i parë do të jetë ai i Andre Tristan, piktorit në filmin “This is Wonderland” në vitin 2004. Interpretimin e tij më të fundit do të jetë në rolin kryesor në filmin "Missing" Season 3, Episode "Cut " në rolin e Viktor Brosky-t në vitin 2006. Eduart Makri është anëtar me të drejta të plota i ACTRA-s (Alliance of Canadian Cinema, Television and Radio Artists).
Aktor

Kinematografi
2006 -- Missing Season 3, Episode "Cut”........................Viktor Brosky 2006 -- Mayday.....................................................Dimitris Malamas 2005 -- Missed Field Goal.........................................Shoferi i taksisë 2004 -- This is Wonderland.......................................Andre Tristan,piktori 1989 -- Shpresa.....................................................Piro 1987 -- Në emër të lirisë..........................................Andrea,partizani 1985 -- Gurët e shtëpisë sime....................................Fisniku,shoku i Qarkorit 1982 -- Besa e kuqe............................................Gjergji 1981 -- Agimet e Stinës së Madhe (Film TV)............Aristoteli 1981 -- Në kufi të dy legjendave..................................Fani 1981 -- Një natë pa dritë...........................................Kola,i papuni 1980 -- Vëllezër dhe shokë.........................................Vasua
Teatër
1979 -- "Djali i Bato Agorës".......................................Djali i dytë i Batos 1979 -- “Pulëbardha” e Çehovit...................................Trigorin 1979 -- “Shtëpia e kukullës”.......................................Kronshtadi 1978 -- “Vdekja e një vajze”......................................Hetuesi
Regjisor
Film Artistik
1991 -- Shpella e Piratëve 1989 -- Lumi që nuk shteron (as/regjisor) 1989 -- Shpresa 1987 -- Në emër të lirisë (as/regjisor) 1987 -- Zëvendësi i grave (as/regjisor) 1985 -- Gurët e shtëpisë sime (as/regjisor) 1985 -- Vjeshtë e nxehtë e 41-së (as/regjisor) 1984 -- Taulanti kërkon një motër (as/regjisor) 1983 -- Dora e ngrohtë (as/regjisor) 1983 -- Një emër midis njerëzve (as/regjisor) 1982 -- Njeriu i mire (as/regjisor) 1981 -- Në kufi të dy legjendave (as/regjisor) 1981 -- Plaku dhe hasmi (as/regjisor)
Film Dokumentar
1999 -- Duke ecur drejt shpresës
Programe Televizive
1999 -- Rrënjët e Jetës 1998 -- Takohemi në Lutje
Skenarist
Film Artistik
1999 -- Në një Botë Tjetër (Film TV) 1991 -- Shpella e Piratëve
Film Dokumentar
1999 -- Duke ecur drejt shpresës
Programe Televizive
1999 -- Rrënjët e Jetës 1998 -- Takohemi në Lutje
Artikull nga: www.shqiplive.info
Diçka qe do te shtoja, pasi sot pashe edhe nje pjese te filmit shqiptar "Shpresa" eshte se aktorja protagoniste(pra Shpresa) i ngjan jashte mase Adelajdes ose le te themi me mire qe Adelajda e Big Brother i ngjan tej mase asaj. Jam i sigurt qe edhe ju po ta shikoni ate film do te jeni komplet te bindur per kete qe po ju them.
|