fjale te urta popullore

  • Ai që përton sot, pendohet mot. VLORË
  • Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. TROPOJË
  • Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. ELBASAN
  • Çelësi që punon, nuk ndryshket. MALLAKASTËR
  • Dembeli është nëna e të gjithë veseve. VERI
  • Dera e përtimit, caku i mjerimit. LIBRAZHD
  • Dita pa punë nata pa gjumë. JUG
  • Dora me baltë buka me mjaltë. KOSOVË
  • Dora e larë, zorrë e tharë. JUG
  • Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. JUG
  • Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. SKRAPAR
  • Gjykon puna, s’gjykon guna. LIBRAZHD
  • Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. VLORË
  • I mjeri ai që s’mendn për pleqëri. SHKODËR
  • Kau që nuk vete në arë e pret sëpata. KURVEÖESH
  • Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. SKRAPAR
  • Kush ka turp, vdes për bukë. JUG
  • Kush mori udhë, dhe do të lodhet. GJIROKASTËR
  • Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. SHKODËR
  • Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. JUG
  • Malet tunden, po nuk bien. JUG
  • Me fal gjakun është burrni. KOSOVË
  • Mos kij turp nga kush s’ka turp. JUG
  • Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. VLORË
  • Mushka do dru, e demi kular. SARANDË
  • Mos u fshi si miu prapa poçes. SKRAPAR
  • Në kurdhën e nxehtë, s’rrihet me çekan druri. JUG
  • Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. JUG
  • Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. JUG
  • Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. JUG
  • Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. DEVOLL
  • Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. PËRMET
  • Kënga për darkë, brenga për drekë. JUG
  • Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. PËRMET
  • Ku ka zemër ka dhe krahë. JUG
  • Kullote dhinë të të mbushë kusinë. GJIROKASTËR
  • Kur s’ke mbjellë, s’ke çfarë korr. JUG
  • Kur s’ke punë luaj derën. PËRMET
  • Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. KORÇË
  • Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. ARBËRESHËT
  • Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. PËRMET
  • Kush nuk di ç’është lodhja, ai nuk di ç’është çlodhja. BERAT
  • Kush përton vdes urije. BERAT
  • Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. KORÇË
  • Kush s’punon, dheut i rëndon. JUG
  • Kush zë brumë do të gatuajë. JUG
  • Me mirë “punë e mbarë”, se “mirë se të gjej”. SHKODËR
  • Mbill me një dorë, korr me të dyja. JUG
  • Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. SARANDË
  • Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? Po pate me hangër rri sa të duash. TIRANË
  • Mos rri si nusja në dasëm. JUG
  • Moti ndihmon atëqë punon. BERAT
  • Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. VLORË
  • Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. BERAT
  • Një ujë që nuk ecën s’pihet. ELBASAN
  • Paraja nuk i zgjedh njerëzit. VLORË
  • Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. VLORË
  • Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. JUG
  • Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. TIRANË
  • Qan ara se nuk i vjen fara. SARANDË
  • Ruaj dhinë të pish qumështin. SARANDË
  • Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. TROPOJË
  • S’bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. JUG
  • S’gjuhet me zagar lidhur. BERAT
  • Nuk zihet pleshti me dorashka. KORÇË
  • Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. JUG
  • Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. JUG
  • Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. KRUJË
  • Vure vezën more pulën. KRUJË

 

Lini një Përgjigje