|
Nje spektakel te papare paralajmeron sivjet per edicionin e 37-te te "Miss Globe International", producenti Petri Bozo. Nderkohe qe bashkepunetoret e tij mirepresin cdo dite konfirmimet e drejtoreve nacionale nga te gjitha vendet e botes per pjesemarrjen kete vit ne konkurs, Bozo ka nisur udhetimet neper qytete te ndryshme te Shqiperise, ku do te drejtohet turi i vajzave e mbi te gjitha ne qytetin bregdetar te Sarandes ku do te zhvendoset sivjet skena e spektaklit, i treti per nga rendesia ne bote. Si organizator per te shtaten here, por edhe si mbajtes i patentes edhe per pese vite te tjera, Petri Bozo sivjet ka menduar dicka vertete te vecante. Data e spektaklit
eshte vendosur tashme, me 25 shtator, dhe jo rastesisht. Kesaj here gjithcka do te dale nga kufijte tradicionale te nje konkursi nderkombetar. Perballe hotel "Grad" ne Sarande eshte menduar ngritja e skenes, e cila do te hyje deri ne det. Aty jane menduar detajet e pasareles mbi te cilen do te parakalojne vajzat dhe pjesa ku do te organizohet spektakli. Dhe jo vetem kaq. Eshte vendosur tashme dhe jane kryer te gjitha marreveshjet e nevojshme qe ate darke mbi 100 jahte te ardhura nga Korfuzi te rrethojne skenen, jo vetem per te shijuar spektaklin, por edhe per t'i dhene nje tjeter shije, krejt te pazakonte darkes finale. Nderkaq, producenti Bozo, njeheresh edhe regjisor i spektaklit ka dite qe ben ecejake nga Tirana drejt Sarandes, Delvines dhe Konispolit. Sepse tashme jo vetem qe jane vendosur detajet e turit te bukurosheve qe do te mblidhen nga te gjitha vendet e botes, por jane ne mbyllje e siper edhe marreveshjet me kreret e pushtetit vendor te secilit qytet ku do te ndalojne vajzat. Keshtu nga data 12 deri me 14 shtator pritet mberritja ne Shqiperi e te gjitha konkurrenteve. Me 15 shtator vajzat do te nisen drejt jugut per te shkelur pellembe me pellembe bregun dhe plazhet e mrekullueshme te tij deri ne Sarande. Nderkaq, qytetet e Delvines dhe Konispolit do te jene pjese e hartes, por mbi te gjitha pjese e rendesishme e minispektakleve "Miss Talent", tanime nje nga programet tradite por edhe te rendesishem te ketij kompeticioni. Ne kete menyre, ambasadoret e bukurise nga te gjitha vendet e botes do te shijojne jo vetem natyren e mrekullueshme shqiptare, por do te vizitojne nga afer edhe disa nga kryeqendrat historike te saj, si kalane e Porto Palermos te ngritur nga Ali Pashe Tepelena, Parkun e Butrintit (i cili e ka mirepritur naten gala te Miss Globe ne vitin 2006), qendren kaonike epiriote te Delvines, ku do te mbahet edhe nata e pare e minispektaklit "Miss Talent" show etj. Me pak fjale, tanime pothuaj gjithcka eshte gati. Vajza me e bukur e Globit sivjet do te shpallet ne Saranden shqiptare. Fituesja e vitit te kaluar, algjeriania Samah Gahfaz do te dorezoje kuroren e bukurise me 25 shtator nje tjeter fitueseje. Ne radhe per te kerkuar kuroren e me te bukures do te jete sigurisht edhe Shqiperia me fituesen e "Miss Shqiperia 2010", Nevina Shtylla. Miss Globe ne Shqiperi, edhe per pese vjet te tjera Tetorin e vitit te kaluar, nje nate para mbremjes gala te "Miss Globe International", drejtoret nacionale te spektaklit, te drejtuar nga Ann See, presidente dhe pronare e patentes, organizuan nje takim, ne te cilin u vendos nenshkrimi i kontrates me Petri Bozon edhe pese vjet te tjera. Keshtu, gjashte vjet pas nje organizimi te suksesshem, Bozo ka sfiduar shume drejtore nacionale qe e kerkonin kete patente, duke e mbajtur serish ne Shqiperi. "Kjo eshte hera e trete qe vij ne Shqiperi dhe me pelqen shume ketu", tha pas ketij vendimi Ann See. "Sa me shpesh qe vij, me pelqen akoma me teper. Kam pare 70 per qind te ketij vendi dhe ketu mund te gjesh gjithcka cka njerez duan. Jam nga Hollivudi, Kalifornia dhe mendoj se ju keni shume gjera te bukura ketu sepse njerezit jane shume te ngrohte dhe miqesore. Dhe ky organizim nga Petri Bozo eshte shume i bukur dhe jam shume e kenaqur qe ta shpall qe ne e kemi zgjeruar edhe per pese vjet te tjera kontraten me te". Ne prononcimin e saj per shtypin shqiptar, See deklaroi se ka pasur shume kerkesa per te drejten e organizmit te Miss Globe. "Kemi 15 patenta, 15 tituj", tha ajo. "Por ky eshte i preferuari im dhe jam e kenaqur qe me e bukura e Globit do te vazhdoje te zgjidhet ketu".
Per me teper informacion vizitoni websitin zyrtar te "miss-globe" KLIKONI KETU
Burimi i lajmit: gazeta kohajone
|