9 gjëra që fotografi juaj nuk do tju thotë kurrë por që do të dëshironte ti dinit!

aparat_koha_e_shkrepjes_ecaty_com
  • 9        Le ti vëmë gjërat në vijë që në fillim!

Nëse më zgjidhni si fotograf apo kameraman për eventin tuaj, nënkuptohet që më keni zgjedhur sepse ju pëlqen puna që bëj. Më konkretisht të përqëndrohemi te fotografi!.

Kur ju kërkoni të menaxhoni mënyrën se si duhet të bëhen fotografitë, kur më thoni si tju vë në pozë për tju fotografuar apo kërkoni herë pas here të shihni se si doli kjo foto apo kjo tjetra…më hiqni entuziazmin dhe dëshirën për të shprehur artin tim, por mbi të gjitha nuk keni besim tek unë, tek puna ime.

Të gjitha ato foto që mund të keni parë janë frut i një pune artistike të menduar dhe te munduar(më falni për gati përseritjen e tingullit), dhe janë bërë pa asnjë menaxhim nga kush nuk po e bën si punë.

Unë e di që  fotografinë e dëshironi të bukur, pa gabime, plot buzëqeshje, jo të shtirur, plot romanticitet, plot thjeshtesi, dhe të jetë si një kopertinë reviste…e di që i doni të gjitha këto por të njëjtat gjera dëshiroj dhe unë për atë fotografi që po mundohem të shkrep.

Prandaj hiqni dorë nga këshillat që mund të jepni për diçka që nuk dini ta bëni mirë dhe përqëndrohuni të bëni mirë, buzëqeshjet, mos rrini të shtirur, krijoni ju romancën, rrini thjeshtë dhe të jeni të sigurtë që ajo fotografi që do të shkrepet do të jetë fotografia më e bukur që do të keni parë ndonjëherë dhe do ta dëshironit si nje kopertinë reviste!!!

…sepse mbi të gjitha ishit JU : në një ditë të rëndësishme, ishit të thjeshtë, ishit vetvetja dhe mbi të gjitha do ju mbetet gjatë në kujtime sepse ka dalë bukur…dhe e dini pse?!!!

…sepse gjithsecili bëri atë çka di të bëjë më mirë në kohën e kërkuar!

Pra në ditën më të bukur të jetës suaj, kërkoni të krijoni atmosferën për të tjerat mendon fotografi!

 

  • 8  Ka çifte që kanë edhe fëmijë dhe i bërtasin gjithmonë atyre për të mos bërë figurë të keqe para fotografit!
    • Lerini fëmijët të luajnë paksa dhe mos i nervozoni, të gjithë fëmijët bëjnë kështu, prandaj lejojini të dëfrehen në mënyrë që kur të vijë momenti i duhur dalin bukur edhe për foto. Duke e risjelle edhe njëherë pikën 9, lerini vend natyrshmërisë, silluni natyrshëm dhe gjithçka do të dalë më bukur!

 

  • 7 Në revista apo tv do të keni parë shumë çifte të tjera që ndoshta ju ka pëlqyer pozimi i tyre dhe do të kishit dëshirë të kishit dhe ju foto po aq të bukura…
    • Dëgjojini pra këshillat që ju jep fotografi juaj sepse ai bazohet mbi të tashmen, bazohet mbi ju dhe mundohet të krijojë pozën që ju shkon më shumë ju.
    • Mos kërkoni të bëni një kopje të asaj që mund të keni parë por mundohuni të pozoni sa më bukur duke ndjekur këshillat e larpërmendura, për tu bëre JU si shembull!

 

  • 6 Prindi: Një faktor i rëndësishëm është dhe bashkëpunimi i familjes së dhëndrit apo nuses me tipin e qëndrimit që kanë gjatë eventit. Nëse babai do të rrijë i qeshur, kjo gjë do të pasqyrohet te mamaja, edhe te vëllezërit e motrat gjithashtu. Pra dhe atmosfera e përgjithshme ka të bëjë shumë në krijimin dhe realizimin e një kujtimi sa më të bukur! 

 

  • 5  E di që fotografitë janë shumë të rëndësishme për ty….edhe për mua(fotografin) janë!
    • Për ty janë të rëndësishme se dëshiron të kujtosh sa më bukur eventin dhe këtë moment historik të jetës
    • Për mua si fotograf, janë të rëndësishme, sepse tregon si punoj, tregojn stilin dhe vlerat e punës që bëj!

 

  • 4 Përpunimi – një proces i rëndësishëm
    • Shumë pak e dinë, shumë pak e besojnë, se puna më e madhe e fotografit(dhe e kameramanit-montazhierit)  është pas kuintave. Pasi duhet të rishikoje me vëmendje të gjithë materialin e mbledhur, duhet ta përpunoje, të shohë një për një çdo element të eventit…dhe ta dini se ashtu si dhe për ju dhe fotografit i vjen keq kur dikush ka dalë ngrysur, pa buzëqeshje dhe ndoshta pas eventin i thuhet fotografit ta rregullojë duke e modifikuar me ndonjë foto tjetër me programe të ndryshme etj…e pra ju them se mënyra më e mirë është  që ata fytyra të ngrysura do të ishte mirë të ishin rregulluar vetë para shkrepjes(si p.sh përfshirje në atmosferën e eventit) Prandaj ndoshta fotografi ndonjëherë ju bezdis duke ju thënë: “pak buzëqeshje”

 

  • 3  Para çdo foto të gjithë bëhen nervoz
    • Shpeshherë për të mos thënë gjithmonë, përpara shkrepjes deri 1 sekond përpara, të gjithë janë të qëshur, bën shkrepjen dhe shikon që foto del si të shtangur. Po rrini o popull i qetë se fotografi po bëni. 🙂 Jini sa më të thjeshtë  kur do të bëni foto mos u pezmatoni. sepse fotografi pastaj do jua bëjë si fëmijët do ju thotë GA(shkrepje)dhe pastaj do mbarojë fjalën me TI ose internacionalçe CHEE(SHOOT) SE

 

  • 2 çmimi – më thyeni ndjenjat kur luani me çmimin tim.
    • Më rastis shumë herë që vendoset në diskutim çmimi që aplikoj.
      • Pse i ke çmimet kaq të larta, çfarë do bësh që kërkon aq. ose ose me keq akoma kur të thonë mirë dhe pastaj të thonë: të jap një pjësë dhe tjetrën si dihet?!
      • Mua nuk më pëlqen që ti “rrjep”(ta themi popullorshe) klientët dhe çmimet mundohem ti mbaj në barazpeshë me atë që ofroj. Nëse po kërkoj shumë do të thotë që po mundohemm shumë për të krijuar diçka të bukur.
      • Qëllon shpesh të dëgjoj, “pse çfarë do bësh, vetëm shkrepje do bësh”  thjesht për informacion…shkrepjet përmbajnë të paktën këto gjëra brenda: koha gjatë eventit, koha e përpunimit, studimi(nëse ndonjëri e bën sot për nesër këtë zanat ta thotë),spostimi,materialet e perpunimit, materialet e punës(aparati,lentet etj), studio, + shpenzime të tjera që spo listoj se shkon shumë gjatë
      • Ky zanat si çdo zanat tjeter ka nga ata që paguhen pak dhe nga ata diçka më shumë(Zgjedhja është e lirë)

 

  • 1 Unë jam një njeri që më pëlqen të krijoj stilin tim dhe vë në punë çdo strument që mund të më nevojitet!
    • Pra nëse më sheh që vij 5 min më vonë për klipin, mund të kem humbur çelsat, telefonin ose këpuçën e majtë, nuk po gjej aparatin edhe pse e kam në qafë, ndoshta materialet që duhet tju jap jua dorëzoj një javë më vonë se parashikimi…por të më besosh se kam qenë duke punuar për diçka të bukur dhe meqë ra fjala duke të dorëzuar materialin, do ta shohësh, do ta rishohësh.
    • Do të thuash …………
    • Ato pikat, çfarëdo fjalësh të mbajnë brenda nëse janë të mirëfillta dhe të bazuara si në të mirë dhe në të keq është mirë të thuhen…sepse në të keq mund të gjehet një zgjidhje…dhe në të mirë, është një vlerësim i denjë për punën e bërë….

Besoj se çdo fotograf mund të gjejë një pjesë jete në këto vargje, gjithashtu edhe çiftet që kanë prenoturar shërbime nga to.

Prandaj për një mbarëvajtje pune të dyanshme, këshilla është të jemi sa më të mirëkuptuar dhe sa më përgjegjës.

 

Lini një Përgjigje