Artikujte rinj

dji osmo – përsosshmëria në realizmin e videoklipeve mbërriti!

dji osmo – përsosshmëria në realizmin e videoklipeve mbërriti!

çdo kameraman do ta dëshironte, çdo klient i kameramanit do ta dëshironte përdorimin e kësaj teknologjie, kur ajo që realizohet me të nuk ka krahasime sepse është thjesht përsosshmëria e teknologjisë e vënë në dispozicion të kameramanit për të realizuar klipe të shkëlqyera.

dji-osmo_ecaty_comE pra bëhet fjalë për prodhimin më të fundit të kompanisë DJI që është e famshme për prodhimin e dronëve më me emër dhe profesional në rang botëror. Pasi i dha mundësinë të apasionuarve pas filmimeve dhe fotografive të shpalosnin talentin e tyre nga ajri me prespektiva të papara më parë, tani i jep mundësinë atyre të sperimentojnë një prespektivë tjetër, atë MAKRO pra prespektivën e afërt me objektin.

Bëhet fjalë për produktin DJI OSMO i cili është një “pult” le të themi për të komanduar me kontakt direkt një kamer të motorizuar që eliminon të gjitha dridhjet apo lëvizjet që do të përcilleshin tek një kamër e zakonshme e mbajtur në dorë.

Le të marrim shembullin e dasmave në Shqipëri. Tani mund të kenë një prespektivë më tepër për ti shtuar videoklipit, ndoshta atë më të rëndësishmen, prespektivën që sheh dhe çifti(ose edhe që nuk sheh) por që kameramani mund ta shohë për ta dhe ti prezantojë në një realizim të stabilizuar që të lë mbresa dhe të lejon të krijosh momente suspancë.

Detajet teknike janë me të vërtetë të klasit të parë dhe ju  mundësojnë filmeme UHD 4K deri në 30 fps ose FULL HD me 120 fps per slow motion me cilësi.

Kjo pajisje mund të komandohet me komandat në Trup të pajisjes ose duke përdorur kombinimin me smartphonin tuaj të komunikojë nëpërmjet një app-licacioni zyrtar  që instalohet ne smartphone-in tuaj duke rregulluar çdo detaj të kamerës gjithashtu edhe duke e përdorur si monitor gjatë xhirimeve.

Kjo pajisje del në treg sot me 15 tetor 2015 dhe çmimi në faqen zyrtare shënon 749 Euro.

Nëse argumentet më lart nuk ju bindën për çmimin që ka atëherë shtojmë që ka disa opsione shtesë që ju bën të mundur të bëni selfie perfekte, panorama automatike me një të shtypur butoni, apo edhe time lapse apo slow motion në të njëjtën mënyrë.

Kjo pajisje pritet të  bëhet tendenca e re e videoklipeve dhe gjithashtu do ti shtojë vlerë klipeve të dasmave që do të realizohen me të

Prandaj i themi çifteve që kanë ndër mend të planifikojnë dasmën e tyre mos të tremben aspak sepse do të kenë kujtime të realizuar bukur me këtë pajisje prandaj prejeni datën pa merak 🙂

Ndërsa  çifteve të sapomartuar, ju iku ky shans i shkëlqyer, por mos u dëshpëroni…mund të bëni klipe edhe për përvjetor!!!

 

Related articles

  • Pse është fotografimi me hapjen e diafragmës, mënyra më e mirë për fotografi dasmash?

    “Profesionistët e vërtetë shkrepin manualisht.” (jo gjithmonë…ose më mirë jo komplet manual) Nëse dëshironi të bëheni fotografë profesionistë mënyra më e mirë është të mësoni dhe praktikoni. Shumë forume apo website që flasin mbi fotografinë do tju tregojnë artikuj që përmbajnë rregullat kryesore dhe kjo do të thotë se në shumë website do të gjeni […]

  • Panairi i marteses – çifti i lumtur ne expoalbania

    Ne datat 16-19 Prill ju ftojme ne te parin Panair te Martesave dhe Eventeve! Kemi bashkuar profesionistet e fushes per t’ju ofruar gjithcka per ditet tuaja te shenuara. Veshjet e mbremjeve, fustanet e nuserise, qendrat e bukurise dhe te stilimit, argjendari dhe aksesore te ndryshem, restorantet dhe lokalet e festave, kateringu, tortat dhe embelsirat, pijet […]

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Tetor 2015
M T W T F S S
« Aug   Jul »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!

    Receta Gatimi