Artikujte rinj

Sot eshte ditelindja e aktorit te mirenjohur te humorit Zef Deda

Sot eshte ditelindja e aktorit te mirenjohur te humorit Zef Deda

Zef Deda (1950-). Aktor. Lindi ne Shkoder, me 27 korrik. Ka mbaruar Teknikumin e Ndertimit. Qysh 16 vjec u aktivizua ne estraden e hidrocentralit te Vahut te Dejes drejtuar nga Gjosho Vasia*. Ne vitin 1973, filloi pune si aktor profesionist ne Estraden e Shkodres, ku vijon te punoje edhe sot.

Z. Deda eshte vleresuar me shume cmime per rolet e tij te bukura dhe ne vitin 1988 fitoi cmimin si “Aktori me i mre i humorit” ne Shqiperi. Cilesohet si aktor me nje humor te shpenguar, plot nur e finese; zoteron nje plastike te zhdervjellet, shfrytezon me efektivitet gjestin komik, sidomos imitimet dhe pantomimen. Jane beret e njohura tek artdashesit shume nga figurat e tij karakterizuese.

Kunati i shokut Xhema (komedia e shkurter homonime e Paulin Selimit*) eshte nga realizimet brilante, me te cilin ai krijoi nje karakter origjinal. Loja te fale kenaqesi estetike, posacerisht tallja qe i ben aktori vesit te mburrjes se njerezve bosh, pa vlera e parasite, qe shfrytezojne ne menyre spekulative e te pamoralshme autoritetin ekzekutiv te te afermve te tyre. Po keshtu, rolet e tjera, si: Kola i dritave, kusheriri nga Amerika, sikurse edhe imitimet e Carli Caplinit, kupletet e tij plot shpoti etj.

Ne rolet e shumte qe ka luajtur, Z. Deda perdor nje larmi hollesish komike, gjetje befasuese, nje ritem te larte, te papritura te kendshme, duke u pershtatur natyrshem me situatat kontradiktore te personazhit.

Ka aftesi te shprehura vokale muzikore, cka e kane ndihmuar per te luajtur me shkathtesi ne disa zhanre te veshtira te teatrit te varietese si eshte kupleti i muzikuar, parodia; po ashtu luajtja ne instrumente te ndryshme muzikore, gjithnje ne sens humoristik dhe perputhur roleve qe misheron, e shtojne efektin komik te lojes se tij sikurse deshmojne, nga ana tjeter, dhuntite e shumta gjegjese ne lamite e humorit etj.

Mban titullin Artist i Merituar.

zef_deda_humorist_shqiptar_estrada_e_humorit_ecaty_com_personazhe_shqiptare

Related articles

  • Artisti i merituar Fadil Hasa sot feston 75 vjetorin e lindjes!!!

    Nje urim per te madhin e humorit aktorin Fadil Hasa i cili feston ditelindjen sot. Fadil Hasa (1940-). Aktor i humorit. Lindi ne Kruje, me 8 prill. Kreu gjimnazin “29 Nentori” ne Shkoder. U aktivizua dhe u be i njohur si aktor, me te dhena te shprehura ndaj teatrit te varietese qysh me grupin e […]

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Korrik 2015
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!

    Receta Gatimi