Artikujte rinj

Ja si i fton Zvicra turistët në vendin e tyre me këtë gjetje gjeniale!

Ja si i fton Zvicra turistët në vendin e tyre me këtë gjetje gjeniale!

Një video me një terhehqje dhe një kuriozitet të madh është duke qarkulluar këto ditë në rrjetin e videove Youtube. Bëhet fjalë për një ftesë që i bëhet turistëve në një mënyrë të personalizuar dhe të drejtpërdrejtë me turistët e mundshëm.

Ky publicitet është një ide vertet e arrirë për të ftuar turistët të vizitojnë VRIN, një fshat i vogël Zvicerian me 275 banorë në Graubünden që ndodhet  1.500 metra lart nivelit të detit.

Protagonist i kësaj reklame është një burrë i këtij fshati me një karakter mjaft mikpritës që direkt nga Vrin me një kompjuter laptop dhe me një kamera lidhet direkt me një panel reklame dixhitale në stacionin e Zyrihut ku përcillen në lidhje të drejtpërdrejtë imazhet filmike të fshatarit. Gjithashtu edhe në VRIN këtij protagonisti i mbërrijnë pamjet filmike të drejtpërdrejta të kalimtarëve që kalojnë para këtij paneli reklamash dixhitale….dhe këtu qëndron e bukura e kësaj ideje gjeniale.

Sapo dikush kalon para panelit të reklamësh fshatari nga maja e malit i përshëndet drejtpërsëdrejti dhe i fton ata të bëjnë një xhiro atje duke i siguruar se nëse ata janë gati të ikin atje dhe ta vizitojnë vendin, ai do ti presë menjëherë biletën e trenit për të shkuar atje.

Krahas kësaj gjetjeje gjeniale, është shtuar edhe një video që dokumenton dhe vendin që reklamohet duke i dhënë mundësi vizitorëve të mundshëm që të shohin se si duket vendi para se ata të shkojnë atje.

Kjo mënyrë reklame është një gjetje e bukur kur është e limituar por duke parë suksesin e saj, ndoshta do ta kopjojnë të shumtë dhe vlera do ti humbi pak e nga pak nëse do të kishte shumë nga këto lloje kamerash do të ishte dhe e besdishme. Sepse ndoshta jo të gjithë mund të jenë të sjellshëm si zotëria në video ose do të përdorej si ide për të reklamuar produkte aspak terheqëse dhe ndoshta edhe të besdishme.

Por e rëndësishme është që në rastin në fjalë është një zgjidhje vërtet e mirë dhe brenda parametrave sociale të sjelljes dhe ofertës që bëhet dhe urojmë që teknologjia të përdoret gjithnjë e për mirë e jo vetëm për ti larguar njerëzit nga jeta normale, natyrale, sociale.

Related articles

  • Nuk keni ide te mira? Punoni me dike qe i ka.

    Shpeshhere flitet se nderrmarrjet apo kompani te ndryshme industriale jane te deshperuar se nuk gjejne ose me mire nuk i vijne ne mend ide gjeniale per biznesin e tyre. Ne menyre qe te gjejne rrugen e duhur drejt suksesit. Sepse sot per sot eshte ideja rinovuese qe ben kompanine te ece perpara.. çfare ndodh pra […]

  • Shqiperia e perzgjedhur si “Top-destination” 2015, vend i rekomanduar per tu vizituar

    Janë përzgjedhur tashmë 28 destinacionet kryesore për 2015 nga travelsquire.com. Vetëm tre shtete në Europë janë zgjedhur si “Kryeqyteti Evropian i Kulturës” për 2015, Shqipëria, Belgjika dhe Greqia. Shqipëria është një vend i bukur, i paprekur mbushur me thesare natyrore, kulturore dhe historike, shkruan Trave Squire Shqipëria është një vend i bukur që të lë […]

  • Gjiro open air – Parashutizëm në Gjirokastër në datat 20-22 mars 2015

    Në  Gjirokastër nga data 20 deri me 22 mars 2015 zhvillohet edicioni i katërt i parashutismit. Eventi i titulluar Gjiro Open Air mbledh në Gjirokastër shumë pilotë që do të performojnë për publikun gjirokastrit. Dhjetra pilotë do të garojnë për dy ditë në qiell të lirë në kuadër të etapës së tretë të kampionatit kombëtar […]

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Korrik 2015
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!