Artikujte rinj

Divjaka tërheq vëmendjen e turistëve të huaj.

Divjaka tërheq vëmendjen e turistëve të huaj.

Divjaka tërheq vëmendjen e turistëve të huaj.

Shqipëria me pasuri të mëdha historike dhe kulturore, çdo vit e më shumë tërheq interesin e turistëve të huaj si dhe vetë shqiptarëve të cilët preferojnë të eksplorojnë vendin e tyre.


Karavasta, përditë e më shumë vizitohet nga turistë të huaj që tashmë janë bërë kurioze për faunën dhe florën që rriten në këtë Park.

Natyra e bukur dhe plot befasi, është një intrigë më vete për vizitorin. Sapo futesh në pyllin me pisha të dendura, ndeshesh me specie të veçanta zogjsh e zvarranikësh. Por, ata që quhen edhe “Mbretërit” e lagunës së këtij Parku, janë Pelikanët Kaçurrele, një specie e rrallë në Ballkan dhe në botë. Ata kanë ishullin e tyre ku shumohen, ushqehen dhe celin vezët,tani të mbrojtur nga rojet e këtij parku.

Këtu do të ndeshësh edhe Flamingot me shumicë, sidomos në mëngjes herët dhe para perëndimit të diellit. Një bukuri e veçantë është edhe natyra me pisha të buta dhe hartinjë (siç u thonë vendasit) pishave të larta që shërbejnë për pjalmëzimin e atyre të butave që ldhin boçe.

Godullat dhe strugat, nuk të tërheqin vetëm me peizazhin, por edhe me specie që ushqehen në ujrat e tyre, bajza, çafka, shapka, rosat e egra..e plot specie të divvv1tjera.

Tashmë Divjaka po zhvillon edhe turizmin e vëzhgimit.Administrata e Zonave të Mbrojtura me qëndër në Fier po bën një punë mjaft produktive për thithjen e turisteve të huaj dhe vendas. Ata kanë përgatitur tashmë një staf me specalistë që e njohin zonën, natyrën dhe faunën, gjë që u shërben për të udhëhequr vizitorët dhe ndihmojnë me informacione turistët e huaj. Prania e punonjësve të kësaj administrate, bën që turistët jo vetëm të njihen me peisazhet e bukura, por edhe të njohin e të informohen për vlerat e rralla të zonave të mbrojtura.

Rasti e solli që unë të jem prezent në një guidë turistike në parkun e Divjakës, ku 29 turistë të huaj të kombesive të ndryshme, vizituan sot këtë Park. Në fillim mbërritën 21 turistë francezë, që u shoqëruan në pyllin e Divjakës, në vendin e vëzhgimit të pelikanëve, pastaj një shëtitje në plazhin ranor të Divjakës.

Më vonë mbërritën edhe 3 zviceriane div3që më pas i shoqëruan edhe 3 belge dhe 2 gjermane. Këta janë vetëm ata vizitorë që kërkuan asistencë në zyrat e parkut të Divjakës, sepse ka edhe shumë të tjerë vendas apo të huaj që shoqërohen nga guidatore vendas apo ata që e kanë vizituar më parë këtë park.

Jemi në fillimin e sezonit turistikë dhe Divjaka po gjallërohet përditë e më shumë!

 

Related articles

  • Rally Albania 2015 nga data 6 deri në 13 qershor per të zbuluar Shqipërinë!

    RALLY ALBANIA  është një event sportiv ekstrem që i bie rreth e përqark Shqipërisë me garues nga e gjithë bota që mblidhen në këtë spektakël të motorrave, makinave, quad dhe SSV. Ky event është i hapur për të gjithë ata që kanë shpirt sportiv, mjetin e duhur, dhe letrat në rregull(siguracionin, kualidimet e nevojshme etj) […]

  • Gezuar 1 prillin :) Recete gatimi peshk ne furre

    Meqenese ne gjithe boten 1 prilli ka per protagonist peshkun, ndersa ne Shqiperi njihet si dita e genjeshtres, por si koncept eshte po i njejti dmth qe duhet te genjeni. Por siç e thame sot peshku eshte protagonist dhe keshtu qe ju servirim kete recete per te gatuar peshkun per te qendruar ne teme me […]

  • Shqiperia e perzgjedhur si “Top-destination” 2015, vend i rekomanduar per tu vizituar

    Janë përzgjedhur tashmë 28 destinacionet kryesore për 2015 nga travelsquire.com. Vetëm tre shtete në Europë janë zgjedhur si “Kryeqyteti Evropian i Kulturës” për 2015, Shqipëria, Belgjika dhe Greqia. Shqipëria është një vend i bukur, i paprekur mbushur me thesare natyrore, kulturore dhe historike, shkruan Trave Squire Shqipëria është një vend i bukur që të lë […]

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Korrik 2015
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!