Artikujte rinj

Pse është fotografimi me hapjen e diafragmës, mënyra më e mirë për fotografi dasmash?

Pse është fotografimi me hapjen e diafragmës, mënyra më e mirë për fotografi dasmash?

“Profesionistët e vërtetë shkrepin manualisht.” (jo gjithmonë…ose më mirë jo komplet manual)

Nëse dëshironi të bëheni fotografë profesionistë mënyra më e mirë është të mësoni dhe praktikoni. Shumë forume apo website që flasin mbi fotografinë do tju tregojnë artikuj që përmbajnë rregullat kryesore dhe kjo do të thotë se në shumë website do të gjeni pak a shumë të njëjtat mësime mbi fotografinë.

Nëse ju ndiqni vetëm këto rregulla fotografie do të bëni vetëm atë që bëjnë të gjithë.

Fotografët profesionistë janë ata që midis rregullave kryesore dhe eksperimentimit zgjedhin të dyja dhe i kombinojnë me njëra tjetrën duke nxjerrë në pah krijime të reja që janë frut i një eksperience në “fushë” i teknikave kryesore të modifikuara sipas nevojës së fotografit për një fotografi më të arrirë.

Për të qenë profesional në disa raste nuk nevojitet gjithmonë mënyra manuale por ndonjëherë është më e nevojshme edhe ndonjë mënyrë gjysëm-manuale. Siç është konkretisht edhe “hapja e diafragmës(aperture priority). Mënyra manuale mund të jetë e përshtatshme për shumicën e situatave por hapja e diafragmës mund të jetë zgjedhja më e mirë për të fotografuar dasma.

 

Shpejtësia Automatike dhe kontrolli i mënyrës manuale.

Hapja e diafragmës është mënyra më e mirë për të kapur foto natyrale. Eventi i dasmës lëviz shpejt, ndryshimet e dritës janë të shpejta në vende të ndryshme të eventit dhe ajo që mund t’ju shpëtojë kohë dhe në të njëjtën kohë nuk kompromenton aspak fotografinë tuaj(përkundrazi ju shpëton në shumë raste)

Arsye pse unë preferoj “hapjen e diafragmës(aperture priority)

Në vijim keni të listuara disa arsye pse unë personalisht preferoj hapjen e diafragmës kundrejt mënyrës komplet manuale në realizimin e fotografive të një martese:

1. Shpeshherë nuk keni kohën të përdorni dy apo më shumë rregullime të ndryshme në një moment të përcaktuar.

aperture_priority_hapja_e_diafragmes_teknika_fotografimi_ecaty_comNëse ju jeni duke fotografuar në një dasëm dhe jeni duke fotografuar në oborrin e restorantit afer luleve që janë vendosur përqark dhe pastaj kaloni menjëherë poshtë një tende për një dolli të çiftin ju ndryshojnë shumë detajet e dritës dhe nëse do të përdorni mënyrën manuale, nuk do të arrini të kapni ndonjë moment kyç ose do ti thoni çiftit të presë, duke prishur në këtë mënyrë ecurinë natyrale të ngjarjes. Me mënyrën e hapjes së diafragmës nuk do ti keni këto probleme dhe do ta ndiqni këtë aksion më qetë dhe me rezultate më profesionale.

2. Me hapjen e diafragmës ndryshoni pamjen e imazhit të inkuadruar.

Me këtë mënyrë keni mundësi të ndyshoni prapaskenën e imazhit tuaj(Depth of field). Një hapje diafragme f/2.8 do ti japi fotos suaj një efekt avullosje ose nëse dëshironi të keni më tepër detaje në foto mjafton ta ngreni këtë vlerë duke kthjelluar të gjithë imazhin.

Ky artikull vazhdon edhe me 4 pika të tjera për ta lexuar artikullin të plotë mjafton ta shpërndani në rrjetet sociale të treguara në vijim dhe menjëherë do ju hapet artikulli i plotë!

[sociallocker]

3. Aparatet moderne dixhitale vlerësojnë shumë mirë dritën e ambjentit(në të shumtën e rasteve)

Aparatet moderne arrijnë në 95% të rasteve të kapin të ekpsozim të duhur të imazhit. Janë pak rastet kur duhet të bëni ndonjë modifikim të vogël. Dasmat kanë shumë punë dhe shumë detaje, dhe kur teknologjia mund t’ju japë një dorë, përse jo?!

4. Mund të përqëndroheni te kompozimi i imazhit dhe jo te teknika.

aperture_priority_hapja_e_diafragmes_teknika_fotografimi_ecaty_comSa më pak të shqetësoheni për teknikën aq më shumë kohë do të keni kohë për të menduar për kompozimin e imazhit(si, ku, kur) dhe nëse aparati ju jep një dorë me zgjedhjet teknike të shkrepjes, ju përfitoni nga rasti për të menduar se si do të ishte bukur të shkrepej ajo foto që po bëheni gati të shkrepni.

5. Detajet lëvizin shpejt në dasëm, dhe si profesionist duhet ti kapësh të gjitha.

aperture_priority_hapja_e_diafragmes_teknika_fotografimi_ecaty_comUnë nuk jam fans i stilit të përsëritjes të skenës me lëvizjet e zakonshme që i bëhen çiftit. Për një arsye të thjeshtë që çifti do ta kujtojë gjithmonë si diçka fallso. Eshtë më bukur diçka spontane, në këtë mënyrë çifti do ta kujtojë më me kënaqësi dhe fotot e dasmës do të jenë ndryshe nga një dasëm në tjetër. Kështu, që unë personalisht e marr një dasëm si një sfidë me veten për të krijuar diçka unike që nuk ngjason me të tjerat dhe për këtë mënyra e hapjes së diafragmës është zgjedhja më e duhur sepse është gjithmonë gati dhe ju mund të kapni momentin në çdo vend që të spostoheni dhe të jeni të sigurt që do ta kapni profesionalisht.

6.Hapja e diafragmës është zgjedhja perfekte për ekspozime të gjata dhe me pak dritë.

Ju ka ndodhur ndonjëherë kur ndodheni në një vend të bukur me pak fare dritë që po të përdorni blicin mund t’ju limitojë skenën, në këtë rast kjo mënyrë do t’ju ndihmojë të fotografoni të gjithë skenën edhe duke pasur fare pak dritë në dispozicion.

…e pra këto ishin këshillat për këtë artikull.

Sot për sot teknologjia është përhapur shumë dhe shumë mësime mbi fotografinë ju tregojnë se mund të bëni fare lehtë këtë foto apo atë tjetrën por në të vërtetë nuk është ashtu. Nëse foto profesionale për ju mund të thotë se mund të bëni me smartphonin tuaj apo edhe me aparatin profesional që keni blerë ndoshta 5000-6000 euro gaboheni pak :P.  Fotot profesionale mund ti bëni edhe me të dyja këto opsione(edhe se për të parën është pak them pak…si shumë e vështirë) por me punë, mund’ dhe eksperiencë mund t’ia dilni mbanë…kështu që ju sugjeroj të bëni sa më shumë eksperiencë dhe një ditë do të mund të bëheni profesionistë të vërtetë….

…këtu mbërritëm në fund të këtij artikulli…dhe smë mbetet gjë tjetër veç t’ju them mirulexofshim në artikullin tjetër dhe….Shkrepje të bukura!

 

 [/sociallocker]

Related articles

  • dji osmo – përsosshmëria në realizmin e videoklipeve mbërriti!

    çdo kameraman do ta dëshironte, çdo klient i kameramanit do ta dëshironte përdorimin e kësaj teknologjie, kur ajo që realizohet me të nuk ka krahasime sepse është thjesht përsosshmëria e teknologjisë e vënë në dispozicion të kameramanit për të realizuar klipe të shkëlqyera. E pra bëhet fjalë për prodhimin më të fundit të kompanisë DJI […]

  • Si të përdorni shpejtësinë e shkrepjes?!

    Shpejtësia e Shkrepjes(SHUTTER SPEED) Sa shpejt aparati juaj hap dhe mbyll ekspozimin e sensorit. Sa më tepër të qëndrojë hapur aq më shumë dritë hyn në sensor dhe e kundërta ndodh sa më pak të rrije hapur.  shpejtësia e shkrepjes        Zakonisht përdoret për: 1/4000 sek                            të ngrirë objekte shumë të shpejtë 1/2000 sek                            të […]

  • 75 gjera qe duhet te mesoni mbi fotografine!

    Një fotograf profesionist që të jetë i tillë duhet të ketë mbi supe eksperienca të ndryshme dhe realizime të shumëllojshme dhe me teknika të ndryshme. Këto teknika nuk mësohen të gjitha në një ditë, por duhet kohë, punë dhe pasion. Kohë për të mësuar teknika por edhe sjellje që e bëjnë fotografin të denjë për […]

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Qershor 2015
M T W T F S S
« May   Aug »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!

    Receta Gatimi