Artikujte rinj

40 vjet më parë u krijua videorregjistratori i parë!

40 vjet më parë u krijua videorregjistratori i parë!

Videorregjistratori për përdorim shtëpiak, që sot është nënvlerësuar nga kalimi në epokën e dvd-ve dhe streaming, ishte teknologjia që i hapi rrugë ruajtjes së kujtimeve në një kasetë me shirit 16mm që mblidhte në të video dhe zë.

E pra sot Videorregjistratori ose i quajtur ndryshe për shpjejtësi shqiptimi, “video”, mbush 40 vjeç. Duket i ri ;P por për moshën e teknologjisë është i vjetër…shumë i vjetër, aq sa sot pothuajse nuk flitet më për të.

Ishte viti 1975 kur Sony hodhi në treg Betamax(me 10 maj në Japoni, me 7 qershor në USA dhe pas tre vjetësh në Europë), duke nisur një revolucion në konsumet(blerjet) por gjithashtu nisi edhe “luftën” konkorrenciale midis formateve elektronikë. Një luftë për tu bërë prodhuesi lider i kësaj teknologjie midis Betamax që ishte pioneri i kësaj teknologjie dhe një formati tjetër, VHS.

VHS i cili doli në treg një vit pas Betamax në vitin 1976 fitoi mbi rivalin e tij.

Por edhe pse humbi Betamax ndoshta doli fitimtar shumë më vonë ose e thënë ndryshe në kohët tona pasi ishte ai që krijoi teknologjinë tjetër të re, shërbimin e ashtuquajtur “on demand” me kërkesë, i cili jepte mundësinë për herë të parë për të shikuar një film në shtëpi në momentin e dëshiruar ose mundësonte rregjistrimin e një programi për ta rishikuar çdo herë që kishit dëshirë.

   Gjithsesi VHS ishte fitimtari, për disa elementë teknikë, por mbi të gjitha për zgjedhjet që bëri JVC, shtëpia prodhuese. Videokasetat VHS kishin një kohëzgjatje më të madhe(4 orë kundrejt 1 orë të Betamax) dhe JVC vendosi që të lëshonte liçencën e fabrikimit të VHS të gjitha industive që dëshironin të prodhonin Videorregjistratorë. Zbriti shumë shpejt çmimi dhe konsumatorët filluan ta preferonin dhe shtëpitë kinematografike filluan të prodhonin një numër më të madh kopjesh të filmave që realizonin.

Për më tepër në formatin të prodhuar nga Sony filloi një gjyq për copyright. Universal Studios dhe Disney filluan një gjyq kundër Sony-t për mundësinë që përdoruesit mund të rregjistronin video me copyright. Vetëm në vitin 1984 videorregjistratori u shpall “i pafajshëm” për pirateri. Por përpara përhapjes së shpejtë të VHS në fund të viteve 80 edhe Sony u dorëzua dhe filloi të prodhonte teknologji VHS.

Related articles

  • Si te rrotulloni nje video te rregjistruar permbys me media player classic

    Ju kane rene ne dore disa video qe i keni filmuar mbrapsht apo jo dhe aq drejt dhe per ti pare nuk keni zgjidhje tjeter veçse te ktheni kokes ashtu si eshte edhe video. Mos u shqetesoni shume se ekziston zgjidhje per çdo problem. Me programin e windows, pra me windows media player, nuk eshte […]

  • Shtigje jete Film Festival – Xhiro filmin tend!

    Nje konkurs/festival/feste qe mbledh miqte e dyrrotakut e te kameres ne nje ngjarje te vetme. Perdor celularin, aparatin, kameren apo cdo objektiv tjeter per te krijuar nje video qe rrefen histori dyrrotakesh, apo njerezish qe e duan mjetin miqesor e dergoje nepermjet #WeTransfer ne: info@ecovolis.com Shpik, argetohu, krijo , kap : qe nga ngjarjet humoristike […]

  • Si te krijoni nje shall pa shtiza per gjysem ore! – video

    Me shtiza krijohen shume gjera dhe kush ka deshire te krijoje gjera te reja e ben duke provuar e provuar pa pushim. Njehere do gaboni, njehere tjeter do thoni si ia bera dhe do provoni perseri. Por nese deshironi te thurni nje shall perse te mundoheni per te mesuar se si?! Mjafton te ndiqni video […]

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Maj 2015
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!

    Receta Gatimi