Rally Albania 2015 nga data 6 deri në 13 qershor per të zbuluar Shqipërinë!

rally_albania_2015_sport_events_moto_car_quad_ssv_shqiperi_ecaty_com

RALLY ALBANIA  është një event sportiv ekstrem që i bie rreth e përqark Shqipërisë me garues nga e gjithë bota që mblidhen në këtë spektakël të motorrave, makinave, quad dhe SSV.

Ky event është i hapur për të gjithë ata që kanë shpirt sportiv, mjetin e duhur, dhe letrat në rregull(siguracionin, kualidimet e nevojshme etj) dhe të jenë 18 vjeç e lart.

Rregjistrimi është i hapur nga 1 tetori 2014 deri në 1 Qershor 2015.

Ky event është shumë i rëndësishëm si nga ana sportive por gjithashtu edhe nga ana turistike.

rally_albania_2015_sport_events_moto_car_quad_sev_shqiperi_ecaty_com

Në fakt me pjesëmarrjen e garuesve nga e gjithë botë përhapet fjala por edhe imazhe shumë të bukura e të rralla të natyrës Shqiptare. Por kësaj gjëje i dedikohet relativisht pak vëmendje.

Do të ishte bukur dhe do ti sugjeroja kryesisht pjesmarrësmve Shqiptarë që gjatë këtij rrugëtimi, gjatë kësaj gare të përcillnin edhe imazhe nga vende të ndryshme e pak të njohura nga shumica e Shqiptarëve, me qëllim rritjen e turizmit dhe zbulimin e bukurive të ndryshme shqiptare.

Rrugëtimi i kësaj gare do të kalojë në vendet më piktoreske të Shqipërisë nga veriu në jug per rreth 1880 km garë të ndezur dhe eksploruese të vendit të shqiponjave!

rally_albania_2015_sport_events_moto_car_quad_sev_shqiperi_national_park_lure_ecaty_com

Për më tepër, vizitoni faqen zyrtare të eventit këtu

Lini një Përgjigje