Artikujte rinj

Kamera e vogël apo kamera e madhe kush është me profesionale?

Kamera e vogël apo kamera e madhe kush është me profesionale?

Shumë diskutime lindin mbi këtë temë dhe ndonjëherë në mënyrë të gabuar cilësojnë se e vogla është më e mirë se e madhja apo e kundërta.

Le ta themi pa shumë retorika se të dyja rastet janë të vërteta ose të gabuara(varet nga këndvështrimi).

Lindja e diskutimeve është një e mirë se vë në provë mendime të ndryshme që shpjegojnë më gjërë argumentin e ngritur për diskutim. Gjëja që ndoshta bën më tepër përshtypje, është se në disa raste cilësohet profesionaliteti i kameramanit nga madhësia e kamerës që përdor(Që nuk është gjë e mirë).

Profesionaliteti i kameramanit në radhë të parë varet nga përvoja e tij dhe në radhë të dytë varet se si ai i përdor mjetet e punës që ka në dispozicion(kur bëhet fjalë për formate të njëjtë video që merren si shembull). Nëse një kameraman është profesionist arrin të realizojë një video të bukur me çdo kamer që i ndodhet në dorë, fundja edhe duke filmuar me smartphone, arrin ta kthejë një video amatoriale në profesionale.

Pasi sqaruam argumentin mbi profesionalitetin e kameramanit, i japim përgjigje më të detajuar titullit të artikullit.

Prodhuesit e kamerave kanë studiuar gjerë e gjatë përshtatjen e kameramanit me kamerën dhe funksionet e implementuara në të. Pra nëse kanë bërë kamera të mëdha i kanë përshtatur për një qëllim dhe nëse kanë bërë kamera të vogla i kanë përshtatur për një tjetër qëllim…

kamer_e_vogel_kamer_e_madhe_sport_camera_gopro_ecaty_com

  • Kamerat e mëdha
    • Pro dhe kundrra:
      • Kanë peshë dhe rrjedhimisht janë më të stabilizuara.
      • Kanë më shumë vend për çdo komponent që përbën kamerën dhe duke qenë të vendosur më lirshëm, punojnë dhe më mirë(pa u nxehur etj)
      • Kanë më shumë vend për aksesorë që mund të kenë brenda.
      • Tërheq vëmendjen dhe i jep më shumë vlerë kameramanit
      • Dukesh më profesional(dhe te japin më tepër besim)
      • Të lodhin më shumë
      • Janë më pak të manovrueshme
      • Zënë shumë vend.
  • Kamerat e vogla
    • Pro dhe kundrra
      • Janë më pak të stabilizuara dhe lëvizja më e vogël përcillet në video.
      • Janë më të kompresuara, komponentët përbërës janë më të ngjeshur me njëri tjetrin që mund të shkaktojë nxehje të vetë kamerës.
      • Zakonisht shumica e njërëzve kanë tendencë ti injorojnë këto kamera edhe në rastet kur bëhet fjalë për modele të konfirmuar nga profesionistë.
      • Qëllon shpesh të bësh diskutime mbi vlefshmërinë e kësaj kamere duke i thënë njerëzve se do të ndryshojnë mendje kur të shohin rezultatin përfundimtar…(duhet të punosh më tepër për të arritur rezultatin e kërkuar)
      • Janë të manovrueshme
      • Janë të lehta
      • më lehtë për ti trasportuar

Pasi kemi dhënë disa shembuj mbi pro-të dhe kundrra të kamerave të mëdha e të vogla kujtojmë se: si kamerat e vogla dhe të mëdhatë janë të vlefshme njëlloj, vetëm se  për disa situata mund të jetë më e favorshme të përdoret e vogla dhe në të tjera e madhja. Por asnjëherë dimensionet e kamerës nuk përcaktojnë profesionalitetin e kameramanit.

Profesionaliteti i kameramanit apo edhe i fotografit apo edhe të çdo zanati tjetër duket në produktin final.

 

 

 

 

 

Related articles

  • 9 gjëra që fotografi juaj nuk do tju thotë kurrë por që do të dëshironte ti dinit!

    9        Le ti vëmë gjërat në vijë që në fillim! Nëse më zgjidhni si fotograf apo kameraman për eventin tuaj, nënkuptohet që më keni zgjedhur sepse ju pëlqen puna që bëj. Më konkretisht të përqëndrohemi te fotografi!. Kur ju kërkoni të menaxhoni mënyrën se si duhet të bëhen fotografitë, kur më thoni si tju vë…

  • 10 gjërat që nuk duhet ti thoni fotografit tuaj!

    Ndonjëherë ose më shpesh se ndonjëherë, pra shpeshherë ndodh që dikush ndërhyn në zanatin e tjetrit dhe i duket vetja më profesionist edhe pse nuk ka dhënë asnjë provë që di të bëjë të paktën ndonjë gjë fillestare të  atij zanati…të tjerë pretendojnë gjëra që nuk qëndrojnë as në tokë e as në qiell. Të…

  • 75 gjera qe duhet te mesoni mbi fotografine!

    Një fotograf profesionist që të jetë i tillë duhet të ketë mbi supe eksperienca të ndryshme dhe realizime të shumëllojshme dhe me teknika të ndryshme. Këto teknika nuk mësohen të gjitha në një ditë, por duhet kohë, punë dhe pasion. Kohë për të mësuar teknika por edhe sjellje që e bëjnë fotografin të denjë për…

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Maj 2015
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Receta Gatimi