Artikujte rinj

75 gjera qe duhet te mesoni mbi fotografine!

75 gjera qe duhet te mesoni mbi fotografine!

Një fotograf profesionist që të jetë i tillë duhet të ketë mbi supe eksperienca të ndryshme dhe realizime të shumëllojshme dhe me teknika të ndryshme. Këto teknika nuk mësohen të gjitha në një ditë, por duhet kohë, punë dhe pasion. Kohë për të mësuar teknika por edhe sjellje që e bëjnë fotografin të denjë për punën që bën dhe që arrin të përballojë çdo situatë dhe arrin të ketë një krijimtari të larmishme.

Shumë nga ata që përpiqen ose janë tashmë profesionistë, do të kalojnë ose kanë kaluar mbi këto gjërat që ju listojmë në vijim. Janë 75 gjëra që një fotograf profesionist ose që do të bëhet i tillë, duhet ti dijë.

1. Asnjëherë mos bëni fotografi për tu bërë VIP.
2. Duhet të ndjeni kënaqësi në çdo shkrepje.
3. Përgatituni për shkrepjen, se ndoshta mund t’ju ndodhë që bateria nuk është aq e karikuar kur jeni duke u bërë gati për të fotografuar perëndimin e diellit ose dielli perëndon përpara se ju të shkrepni foton.
4. Merrni ndonjë veshje më tepër se ç’ju nevojitet(mund të keni nevojë)
5. Mendoni dhe krijoni ndërsa po fotografoni.
6. Vendosini objektive vetes suaj se çfarë mund të arrini(ç’mund të krijoni)
7. Shkruani teknika mbi fotografinë sepse duke i shkruajtur edhe i mësoni
8. Mos shkoni asnjëherë për të fotografuar pa stativ
9. Kënaquni me suksesin e pakët se ai sjell të bollshmin.
10. Bashkëpunoni me kolegë
11. Shikojeni vendin ku do të fotografoni me një sy kritik dhe krijues…pastaj me anë të aparatit tuaj.
12. Jini gjithmonë të qetë
13. Kini parasysh që ju vetë e mbiçmoni veten tuaj(pra përpiquni pak më shumë)
14. Mos bëni foto që ndryshojnë pamjen ose madhësinë natyrale të subjektit
15. Dedikohuni plotësisht fotografisë, por asnjëherë mos humbisni pas kësaj të fundit
16. Merrni pjesë në diskutime në grupe të ndryshme që merren me fotografinë.

 trendafil_ristyle_photography

17. Mbani aparatin të pastër
18. Asnjëherë mos krahasoni veten tuaj me të tjerët për më mirë ose për më keq(Në rastin e parë do të dukeni egoist, në të dytin do ti ulni vlerat vetes.
19. Krijoni Stilin tuaj të fotografisë
20. Mundohuni të krijoni më shumë se sa të shkrepni(Një foto e menduar në detaj është më e bukur se një foto e shkrepur pa motiv)
21. Kërkoni dhe mësoni nga kritikat në imazhet tuaja
22. Bëni diçka ndryshe për të shpalosur krijimtarinë
23. Merrni frymëzim nga fotografët e tjerë
24. Kritikoni me ndershmëri dhe rrespekt
25. Pyesni edhe gruan se çmendon(ose burrin në rast fotografe femër)
26. Mos kopjoni stilin e fotografëve të tjerë(23.merrni frymëzim por mos kopjoni njëlloj se pastaj mesuesja ju vë katër :P)
27. Kini karakter
28. Ndiqni edhe rregullat e mirëfillta të fotografisë
29. Një lente 10mm është super!
30. Bëjini edhe portrete vetes ndonjëherë se ndihmon
31. Lexoni libra mbi fotografinë
32. Për ti dhënë më tepër vlerë një fotografie panoramë, përfshini në të edhe një person(ndoshta edhe veten tuaj nëse nuk keni të tjerë rrotull)
33. çdo situatë fotografimi është ndryshe nga çmendoni
34. Kini kujdes nivelimin dhe drejtimin e fotografisë
35. Fotografoni gjithnjë në formatin RAW
36. Mbani sensorin e aparatit të pastër, kështu mund ti bëni modifikimet e duhura fotos në post produksion
37. Fotografoni gjërat që ju mendoni se janë të bukura

 Lule_ristyle_photography

38. Duhet kohë për tu bërë fotograf profesionist
39. Aparati më i mirë është ai që ke
40. Nuk mund të fotografoni gjithçka ju pëlqen ose ju vjen në mendje
41. Thyeni ndonjëherë rregullat e fotografisë por jo aparatin tuaj 😉
42. Kini kujdes dritën si hyn në vende të ndryshme të skenës që do të fotografoni
43. Syri shkon atje ku ka kontrast.
44. Retë zbukurojnë një panoramë
45. Hapni një blog mbi fotografinë ose merrni pjesë në një të tillë
46. Pranoni komplimentet dhe thoni “faleminderit”
47. “Foto e bukur” nuk është gjithmonë një koment i bukur(shkruani diçka ndryshe)
48. Edhe ‘Super!’ ose “e mrekullueshme”! nuk është shumë e dobishme.Mundohuni të përshkruani çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo në atë foto.
49. Nuk je ti aparati
50. Shtoni gjithnjë një pyetje në fund të komentit tuaj në një foto për të pasur një bashkëbisedim të tipit ping-pong me fotografin.

dallge_ristyle_photography
51. Rishikoni arkivin tuaj rregullisht, sa më shumë fotografoni aq më shumë kryevepra qëndrojnë të fshehura në arkiv.
52. Caktoni qartë ku duhet të bjerë fokusi në pamjen që po fotografoni.
53. Nuk ekzistojnë foto të “keqe” pasi edhe në ato mund të fshihet një art
54. Të gjithë duhet të fillojnë nga A-ja për një progres sa më të plotë
55. Mendimi juaj mbi fotografinë është i rëndësishëm!
56. Bëni edhe komente me të qeshur por që pasqyrojnë një mendim
57. Flisni për eksperiencat tuaja me personat që fotografoni.
58. Limitojini fotografitë tuaja te sostanca
59. Merrni pjesë në konkurse fotografie
60. Post Produksion = Përmirësoni fotot tuaja në rezultatin më të mirë
61.Mos fotografoni asnjëherë persona që nuk duan të fotografohen – Kërkojini leje
62. Shihni përqark ndonjëherë imazhi më i mirë është prapa krahëve
63. është ai që është prapa aparatit që bën fotografinë dhe jo aparati vetë
64. Gabimet lejohen!- Sa më shumë të bëni aq më shumë mësoni!
65. Nëse keni një ide dhe menjëherë mendoni: Jo, nuk është dhe aq praktike, bëjeni njëlloj, kur keni dyshime, shkrepni gjithmonë.
66. Kuptoni dhe shikoni histogramin ndërsa shkrepni. Ju jep informacione vërtet të rëndësishme mbi foton që po bëni
67. Njiheni aparatin tuaj sepse të kërkosh butonin e menusë në errësirë nuk është një gjë e bukur dhe ju humb kohë.
68. Fotografoni sa më shpesh të mundni
69. Kini besim në vetvete
70. Mos keni frikë se bëheni pis
71. Zgjidhni me kujdes cilësinë e fotos që shkrepni
72. Mos i besoni asnjëherë LCD-së. Zakonisht tregon të njëjtën pamje me imazhin që shihni por në disa raste jo.
73. Sigurohuni që të keni memorie mjaftueshëm në aparat me qëllim që mos ju mbarojë ndërsa shkrepni dhe mbeteni pa alternativa.

74.Bëni një kontroll të shpejtë preferencave që keni vendosur aparatit…. pas çdo pushimi.

75. Mësoni të kaloni bukur nëse nuk e keni aparatin me juve.

 

Doni të shtoni diçka në listë…komentoni dhe jepni mendimin tuaj.!

Related articles

  • Pse është fotografimi me hapjen e diafragmës, mënyra më e mirë për fotografi dasmash?

    “Profesionistët e vërtetë shkrepin manualisht.” (jo gjithmonë…ose më mirë jo komplet manual) Nëse dëshironi të bëheni fotografë profesionistë mënyra më e mirë është të mësoni dhe praktikoni. Shumë forume apo website që flasin mbi fotografinë do tju tregojnë artikuj që përmbajnë rregullat kryesore dhe kjo do të thotë se në shumë website do të gjeni […]

  • 10 gjërat që nuk duhet ti thoni fotografit tuaj!

    Ndonjëherë ose më shpesh se ndonjëherë, pra shpeshherë ndodh që dikush ndërhyn në zanatin e tjetrit dhe i duket vetja më profesionist edhe pse nuk ka dhënë asnjë provë që di të bëjë të paktën ndonjë gjë fillestare të  atij zanati…të tjerë pretendojnë gjëra që nuk qëndrojnë as në tokë e as në qiell. Të […]

  • Kamera e vogël apo kamera e madhe kush është me profesionale?

    Shumë diskutime lindin mbi këtë temë dhe ndonjëherë në mënyrë të gabuar cilësojnë se e vogla është më e mirë se e madhja apo e kundërta. Le ta themi pa shumë retorika se të dyja rastet janë të vërteta ose të gabuara(varet nga këndvështrimi). Lindja e diskutimeve është një e mirë se vë në provë […]

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Maj 2015
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!