Artikujte rinj

Premiera e restaurimit të filmit “përrallë nga e kaluara” tashmë në kinema millenium

Premiera e restaurimit të filmit “përrallë nga e kaluara” tashmë në kinema millenium

Ashtu siç ju kishim njoftuar kohë më parë që filmi “përrallë nga e kaluara” me Gjinon dhe Marigonë ishte drejt restaurimit të tij, kështu ju njoftojmë edhe sot se restaurimi i këtij filmi, ikonë e kinemasë Shqiptare ka përfunduar me sukses.

Tashmë ka filluar të shfaqet  në kinema Millenium dhe për dashamirësit e artit Shqiptar por edhe për të gjithë Shqiptarët ky është një rast i mirë për ta shikuar për të disatën herë ose për të parën herë(në versionin e restauruar që vjen me një cilësi akoma më të mirë.

Vraponi pra dhe shihni(rishihni) këtë kryevepër të artit Shqiptar.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit finalizon projektin e restaurimit të dy filmave nga fondi Anagnosti, filmit artistik PËRRALLË NGA E KALUARA dhe dokumenarit të shkurtër PËRJETËSI me premierën e tyre ditën e premte, datë 8 maj 2015, ora 19.00 tek Kinema Millennium, Tiranë.

Projekti i restaurimit u mbështet nga Ministria e Kulturës, Raiffeisen Bank dhe Hungarian FilmLab dhe u punua në laboratorin e HFL në Budapest.

Restaurimi dixhital vjen pas 28 vitesh pas prodhimit të filmit PËRRALLË NGA E KALUARA dhe 40 vitesh pas prodhimit të dokumentarit PËRJETËSI. Janë bërë përmirësime të dukshme në figurë dhe zë për të dy filmat, skanim në HD 2K, pastrim grimcash dhe vijash, stabilizim i figurës, korrektim ngjyrash, balancim tonesh, pastrim i audios, subtitrim në 3 gjuhë: anglisht, frengjishtm italisht, prodhim i masterave dhe i kopjeve elektronike.

Ju ftojmë të gjthëve të lobojmë së bashku, të rrisim ndjeshmërinë e biznesit dhe të të gjthë atyre që kanë mundësi të bashkëpunojnë dhe të mbështesin projekte të tila të restaurimit të veprave filmike që ta ruajmë trashëgiminë tonë vizuale për brezat që do të vijnë. Filmat që ruhen në fondin e AQSHF-së nuk mund t’i humbasim; në kushtet e sotme të produksionit është e pamundur të xhirohen filma të rinj me temë nga e kaluara jonë kështu që duhet të kuptojmë rëndësinë e nismave të tilla dhe të mbështesim projektin e restaurimit të rradhës.

burimi:https://www.facebook.com/events/1593245717622804/

Related articles

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Maj 2015
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!