Artikujte rinj

Ne Valbone me Traget – Ekskursion ne natyre!

Ne Valbone me Traget – Ekskursion ne natyre!

Turizmi Shqiptar po fillon te organizohet dhe ti ofroje turisteve destinacione te ndryshme, te reja dhe ndoshta te panjohura me pare per publikun e gjere ose ndoshta ishin ne pamundesi per tu arrire per shkak te infrastruktures apo dhe organizimit.

Nje pune e mire po behet nga grupe te ndryshme qe specializohen gjithnje e me shume duke i ofruar turisteve vendas dhe te huaj alternativa te ndryshme nga pushimet e zakonshme.

Ne vijim keni nje oferte per te vizituar Luginen e Valbones…per me teper lexoni ne vijim…

Shenim: DHE MOS HARRONI MBANI PASTER AMBJENTIN KUDO QE SHKONI…keshtu do te kemi me shume bukuri te natyres per te eksploruar dhe vleresuar…

Ne VALBONE me TRAGET 9 – 10 Maj 2015 All Included 69 Euro!

Vendet e Fundit… Nisemi te Shtunen ne mengjes…

Shenim: fotot jane nga fundjava qe kaloje, qe dote thote qe ne kete periudhe valbona eshte me e bukur se kurre…

Tirane-Koman-Fierze-Bajram,Curr-Valbone & Valbone-Bajram,Curr-Gjakove-Prizren-Kukes-Tirane.

Per te REZERVUAR KONTAKTONI ne NR 0696583870.
REZERVIMET MBYLLEN TE Premten date 8 maj ne oren 20:00

Lugina e Valbones:
Lugina e Valbonës shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, në Rrethin e Tropojës. Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Nacional dhe shtrihet ne nje siperfaqe prej 8.000 hektarësh.
Natyra e këtij parku është e pasur me varitete të përshtatshme për turizëm, peshkim e alpinizëm. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella interesante, nga të cilat dallohet Shpella e Dragobisë.
Ka një klimë malore me dimër të ashpër e reshje të pasura shiu e bore dhe me temperatura të ulëta e periudhë të gjatë me ngrica dhe erëra. Nën ujëvarën e pragut të Valbonës, ujërat e këtyre burimeve zhduken nën zhavorre deri në hyrje të Rragamit.
Ka toka të murrme pyjore mes lartësive 500-1200 metra; pastaj vijnë tokat e kadifenjta që shtrihen në shpatin e majtë të kësaj lugine nga Mbaskollata dhe deri në Shoshan në lartësinë 400-900 metra.

valbone_tropoje_ecaty_com_tourism_shqiptar_natyre

Programi:

  • Dita Pare:

Nisja behet ne oren 05:00 nga Tirana Tek Liceu Artistik “Jordan Misja”. Ne oren 08:30 jemi ne Koman. Konsumojme mengjesin/kafe duke pritur tragetin dhe pastaj vazhdojme udhetimin tone me traget 2 ore e 30 minuta. Ne traget do mahniteni duke pare bukurite e liqenit te Komanit, duke udhetuar mes per mes tij nga Komani ne Fierze. Eshte e mahnitshme te shohesh se si trageti kalon mes per mes maleve. Rreth ores 12:00 jemi ne Fierze. Nje ndalese e shkurter ne Fierze dhe behemi gati per tu nisur per ne Luginen e Valbones. Nga Fierza marrim furgonin dhe nisemi per ne Valbone. Rreth ores 13:30 jemi ne Valbone. Sa po shkojme gjeme te shtruar ne natyre dreken.

Pasi jemi akomoduar neper dhoma dhe kemi konsumuar dreken, jemi gati per te eksploruar kete zone mahnitese. Ne oren 15:30 nisemi per te “Liqeni Xhems”, gjate rruges kemi mundesi per te hulumtuar dhe luginen e Valbones. Aty do te ndalojme dhe buze Lumit te Valbones si dhe do te hulumtojme pak dhe mullirin e fshatit. Nga ora 18:00 – 20:45 kohe e lire, ku sigurisht Futbolli, Volejbolli dhe lojra te tjera nuk mungojne. Ne oren 21:00 konsumojme darken. Kete here perseri duke ju permbajtur ushqimit karakteristik te zones nuk mund te mungoje qingji ne Hell. Pas darke zhvillohen lojra te ndryshme ne grup.

  • Dita Dyte:

Te nesermen mengjesi konsumohet nga ora 8:00 – 8:45. Ne oren 9:00 Nisemi perseri per guide. Kete here do eksplorojme luginen e Valbones nga pjesa e siperme, do te ngjitemi te Rrethi Jubanit, nje nga vendet me karakteristike per te vrojtuar tej per tej Luginen e Valbones. Gjate rruges do te ndalemi ne disa nga vendet me te vecanta. Rreth ores 13:30 jemi perseri ne fshat. Tashme behemi gati te konsumojme dreken qe perseri do kemi mundesi te provojme produkte te tjera karakteristike te zones sic eshte “FLI” dhe “maze t’zieme”

Pasi konsumojme dreken behemi gati per tu larguar nga Valbona, por guida jone nuk perfundon ketu. Nga Valbona i drejtohemi Bajram Currit, 30 Minuta hulumtim te ketyj qyteti me shume vlera per historine dhe nga Bajram Curri nisemi per te kaluar kufinjte, duke qene se kthimin do e bejme nga Kosova. Kalojme Gjakoven, por nuk mund te mbyllim udhetimin tone pa bere nje ndalese ne Prizren, nje vizite tek Lidhja e Prizrenit, xhamia, dhe pazari. Rreth ores 21:30 jemi Ne Tirane, pak te lodhur, por shume te kenaqur.

Cmimi per kete Aktivitet eshte 69 Euro per person.
Te perfshira ne Cmim jane:
1. Transporti Gjate te gjith Turit
2. Bileta e Tragetit
3. Fjetja naten e shtune ne Valbone
4. 2 Dreka, ajo e te shtunes dhe ajo e te dieles
5. 1 darke (Darka e te shtunes)
6. 1 Mengjes (Mengjesi i te Dieles)
7. Qingji/Keci ne Hell gjat mbremjes se te shtunes
8. Guida dhe organizimi.

Per te REZERVUAR KONTAKTONI ne NR 0696583870.

Burimi:https://www.facebook.com/Klubi.Kampistave

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Maj 2015
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!

    Receta Gatimi