Artikujte rinj

Shqipëria në panairin ndërkombëtar në Itali Expo Milano 2015

Shqipëria në panairin ndërkombëtar në Itali Expo Milano 2015

TIRANË, 12 Mars/ATSH/.- Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën pjesëmarrjen e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar “EXPO Milano 2015″.
Sipas vendimit, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me urdhër, emëron grupin e punës të kryesuar nga Komisari i Përgjithshëm i Shqipërisë, i cili ka në përbërje, dy përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, një përfaqësues nga Ministria e Kulturës dhe një përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
Autorizohet Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) për menaxhimin dhe administrimin e projektit “EXPO Milano 2015”, si dhe të veprimeve financiare nën mbikëqyrjen e grupit të punës të kryesuar nga Komisari.
Sipas vendimit vlera e qirasë për përdorimin e pavionit shqiptar në Panairin Ndërkombëtar “EXPO Milano 2015” është 246.500 euro, nga e cila shuma prej 123.250 eurosh do të përballohet nga buxheti i vitit 2014, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për këtë aktivitet, ndërsa pjesa tjetër do të përballohet nga buxheti që do të miratohet për vitin 2015 për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Kostoja e investimit do të vetëmenaxhohet nga zbatuesi i projektit, si dhe nëpërmjet donatorëve privatë, shtetërorë, si dhe burimeve të tjera të ligjshme. /a.s/ /a.ke/

Related articles

  • Panairi i Agrobiznesit Lushnje me 16 maj!

    Panairi i 2-të i Agrobiznesit në Lushnjë nga ora 5 e pasdites deri në orën 11 të mbrëmjes Datë 16 Maj 2015 e Shtunë Ora 17:00. Ju ftojmë të jeni pjesë e këtij evenimenti. Ju mirëpresim ! Ju faleminderit ! Bashkia Lushnjë

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Maj 2015
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!

    Receta Gatimi