Imagecool – një program që përpunon 500 formate të ndryshme imazhesh

imagecool_modifikon_dhe_konverton_500_formate_imazhesh_ecat_com

Me teknologjinë e avancuar, shumë programe të reja janë vënë në dispozicion të përdoruesve që i nevojiten. Krahas programeve me pagesë që bëjnë disi më mirë punën, ka edhe programe komplet falas që do t’ju bënin po të njëjtën punë në të njëjtën mënyrë ose përafërsisht me programet më të famshme që përdoren për të njëjtin motiv.

Shumica e programeve që i prezantohen publikut si programe të lira, falas, zakonisht janë programe pak të limituar në krahasim me versionet e tjera konkurrente apo me pagesë.

Ky nuk është rasti i ImageCool. Pasi ky program arrin të modifikojë plot 500 formate imazhesh. Kjo gjë e bën ImageCool, një program të denjë për konkurrencë edhe kundrejt disa programeve shumë të shtrenjta e me famë.

ImageCool është një program FALAS(freeware) dhe mund ta përdorni pa problem në të gjitha sistemet operative të Windows, qofshin këto 32-bit apo 64-bit dhe ju lejon të shihni, modifikoni dhe të konvertoni foto dhe imazhe me formate(tipe) të ndryshme si p.sh BMP, GIF, PDF, JPG, PNG, WBMP, EMF, TGA,TIF, WMF dhe ICO.

Ky program(software) ju mundëson shikimin dhe konvertimin midis të gjitha këtyre formateve.

Si të mos mjaftonte, ofron dhe mundësinë për të aplikuar filtra dhe efekte të ndryshëm duke zgjedhur midis 50 filtra të ndryshëm dhe të “preni” imazhet për ti përshtatur sipas dëshirës ose edhe ti mbivendosni një firmë(watermark) në imazh.

Pamja kryesore e ImageCool, është e ndarë në tre skeda kryesore dhe katër dytësore. Tre skedat kryesore ju mundësojnë të shfletoni kartelat dhe të zgjidhni imazhet, të specifikoni rregullimet dhe të aplikoni efekte.

Nga katër dytësoret, mund të shihni detajet e imazheve, ikonat(imazhet në formate më të vogla) dhe mund të vendosni parametra të personalizuar.

Shkarkoje | ImageCool

Lini një Përgjigje