Ajvar -receta gatimi

Ajvari eshte nje salce me baze specat dhe patellxhanet e pjekur, e sherbyer ne kuzhinen Turke si shoqeruese e mishit te pjekur te viçit, qengjit apo derrit, qofteve, peshkut ne zgare apo si salce per makaronat. Ngjyra e specave nuk e ndryshon aspak shijen e salces, vetem i jep asaj nje pamje me te bukur!

Ajvar (salcë me speca dhe patëllxhan të pjekur)
2015-04-21 16:09:54

Ajvari eshte nje salce me baze specat dhe patellxhanet e pjekur, e sherbyer ne kuzhinen Turke si shoqeruese e mishit te pjekur te viçit, qengjit apo derrit, qofteve, peshkut ne zgare apo si salce per makaronat. Ngjyra e specave nuk e ndryshon aspak shijen e salces, vetem i jep asaj nje pamje me te bukur!
Perberesit
- 2 speca te kuq
- 2 speca jeshil
- 2 speca te verdhe
- 3 patellxhan
- 4 thelpinje hudhre te paqeruara, te mbeshtjella ne leter alumini
- 2 thelpinje hudhre te qeruara dhe te grira holle
- kokat e 2 qepeve te njoma, te prera holle
- 1 spec djeges, i prere holle
- majdanoz te fresket te grire
- 2-3 luge leng limoni
- vaj ulliri ekstra te virgjer
- kripe
- piper i zi i sapobluar
Instructions
- Shtrojme nje tave me leter furre dhe vendosim hudhrat e mbeshtjella me leter alumini, specat dhe patellxhanet e ndare pergjysme. I rregullojme me kripe, i sperkasim me vaj ulliri dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 220C per 20-30 minuta.
- Specat e pjekur, ashtu te nxehte siç jane, i fusim ne nje qese te cilen e mbyllim mire dhe i leme keshtu derisa te ftohen. Avulli qe ato leshojne do te ndihmoje qe lekura e tyre te hiqet fare lehte.
- I heqim lekuren patellxhaneve dhe i presim shume imet me thike bashke me hudhrat dhe specat e qeruara nga lekura dhe farat. Ky proçes mund te behet edhe me mikser, por shija e perimeve ruhet me mire kur i presim me thike.
- Ne nje tigan, kaverdisim ne vaj ulliri hudhrat dhe qepet e njoma bashke me specin djeges. Shtojme specat, hudhrat e pjekura dhe patellxhanet, i gatuajme per pak minuta dhe i shuajme me lengun e limonit.
- I rregullojme me kripe dhe piper te zi te sapobluar, i shtojme majdanoz te grire imet dhe i sperkasim bollshem me vaj ulliri.
- E servirim avjarin te ftohte.
- E ruajme salcen ne frigorifer ne nje ene hermetikisht te mbyllur mbuluar me nje shtrese te holle vaj ulliri per maksimumi 1 jave.
- Ju befte mire bashke me ushqimin qe do te shoqeroni me te!
ECATY http://www.ecaty.com/