Artikujte rinj

5 sjellje që do t’ju bëjnë fotograf profesionist!

5 sjellje që do t’ju bëjnë fotograf profesionist!

Artikullin e sotëm më tepër se teknikë do ti quaja sjellje të mirëfillta që ndihmojnë për t’u bërë fotograf profesionist…Sepse në fotografi nuk mjafton të dish vetëm rregullat dhe ti zbatosh një për një por ndonjëherë  ose shpeshherë ndihmon dhe morali dhe sjellja me të cilët bëhet puna e fotografit.

1. Ju e njihni aparatin tuaj fotografik më mirë se kushdo tjetër

Ju duhet të jeni të sigurtë me aparatin tuaj fotografik, duhet të dini ta përdorni atë me sy mbyllur. Nëse nuk jeni në gjendje, atëherë praktikohuni si fotograf, ju duhet të dini çdo aspekt të apartit tuaj për të marrë më të mirën nga ai. Duhet ti dini Limitet dhe Aftësitë, në çfarë rastesh mund t’ju ndihmojë ai juve dhe në cilat duhet ta ndihmoni ju aparatin për të shkrepur fotografi në mënyrën që dëshironi. 

Pra duke e njohur më mirë aparatin tuaj, ju do të jeni të aftë të përballoni çdo situatë dhe të dilni faqebardhë me foto speciale dhe të arrira.

Fotografët e mirë, lexojnë me kujdes manualin e aparatit edhe pse kjo gjë anashkalohet nga shumë nga ata që duan të fillojnë si  fotografë. Mund të jetë një gjë e lodhshme por me kohën do ta kuptoni se do të jeni një hap më para për t’u bërë profesionistë të vërtetë.

2. Duhet të përshtateni

Nëse mendoni se fotografia bëhet vetëm duke ndjekur rregulla të mirfillta, gaboheni pak, pasi rregullat dhe teknikat e fotografimit që mësoni mund t’ju japin një dorë ta arrini më shpejt profesionin por nuk duhet anashkaluar përshtatja.

Ju duhet të përshtateni në çdo situatë, ndonjëherë edhe duke thyer rregulla që keni mësuar duke lexuar manuale mbi vlerat që përdoren zakonisht për një fotografi në natyrë apo në studio…

Eksperienca do t’ju bëjë të përshtateni në situata të ndryshme. Duke u përshtatur do të mësoni edhe teknika të reja dhe do të mësoni që mund të bëni foto të bukura edhe jashtë rregullave…por mbi të gjitha do të mësoni të menaxhoni çdo situatë që do t’ju dalë përpara ndoshta kur drita nuk është e duhur, ndoshta kur koha do të jetë jo dhe aq e favorshme për të fotografuar do të mësoni si t’ia dilni mbanë.

3. Vlerësoni kohën

Koha juaj që fotografoni por edhe koha e atyre që përfshihen në fotografimet tuaj(çifti p.sh) kanë një kohë në dispozicion dhe në bazë të saj duhet të rregulloheni edhe ju. Gjithashtu edhe koha juaj duhet të jetë e organizuar. Pra nëse keni kohë mjaftueshëm në dispozicion, mund të eksperimentoni teknika të reja për të bërë foto edhe më të arrira. Nga ana tjetër nëse koha në dispozicion është e pakët, duhet ta përdorni atë në mënyrën e duhur për të arrirë të bëni fotot që ju duhen(të paktën kryesoret) dhe pastaj në varësi të kohës që ju mbetet mund të organizoheni për diçka ndryshe.

Pra koha duhet vlerësuar në bazë të rrethanave ku ndodheni dhe në projektet që keni ndër mënd të realizoni!

4.Tregoni profesionalitetin tuaj!

Në çdo art krijimi, qoftë shkrimtarì, muzikë ose fotografi, ka ditë kur nuk ju vjen frymëzimi. Një profesionist duhet të mendojë edhe për këto raste. Edhe kur nuk i vijnë idetë “gjeniale” duhet të ketë rezervë ide që do ta nxirrnin faqebardhë nga situata.

Pra mos u shpërqëndroni për asnjë rast dhe fokusohuni në atë çka po realizoni dhe ndoshta duke përdorur idetë e “planit B” do t’ju vijnë në mendje “idetë gjeniale”.

5. Bashkëpunoni

Kushdo në fotografi, ka nevojë për dikë që ti japë një dorë. Fotografët e mëdhenj punojnë rregullisht me fotografë të tjerë, kolegë, asistentë dhe nxënës që duan të mësojnë zanatin.

Fotografia po ndryshon me ritme të shpejta dhe vetëm ata që i qëndrojnë hapit të kohës, ia dalin mbanë. Më e mira nga ato të përmendura është bashkëpunimi midis nxënësit dhe profesionistit…Profesionisti do ti mësojë të fshehtat e zanatit por edhe ai vetë do të mësojë nga nxënësi trendet e ndryshme që ka rinia për fotografinë në këtë mënyrë do të ketë fryte për të dyja palët.

Duke punuar me njerëz të ndryshëm, qofshin këta kolegë, asistentë apo nxënës, të dyja palët do të mësojnë gjëra të reja dhe do ti përshtaten më shpejt dhe më mirë ndryshimeve dhe progresit të fotografisë në kohë. Gjithashtu edhe të teknikave të ndryshme që përdoren ose eksperimentohen.

Në biznesin e sotëm, asnjeri nuk është një ishull dhe bota nuk rrotullohet përqark asnjërit…Ata që ju i ndihmoni sot, mund të jenë ata që do t’ju japin një dorë nesër.

Pra mos harroni bashkëpunimi i mirëfilltë mbi të gjitha…

 

Related articles

  • Pse është fotografimi me hapjen e diafragmës, mënyra më e mirë për fotografi dasmash?

    “Profesionistët e vërtetë shkrepin manualisht.” (jo gjithmonë…ose më mirë jo komplet manual) Nëse dëshironi të bëheni fotografë profesionistë mënyra më e mirë është të mësoni dhe praktikoni. Shumë forume apo website që flasin mbi fotografinë do tju tregojnë artikuj që përmbajnë rregullat kryesore dhe kjo do të thotë se në shumë website do të gjeni […]

  • 10 gjërat që nuk duhet ti thoni fotografit tuaj!

    Ndonjëherë ose më shpesh se ndonjëherë, pra shpeshherë ndodh që dikush ndërhyn në zanatin e tjetrit dhe i duket vetja më profesionist edhe pse nuk ka dhënë asnjë provë që di të bëjë të paktën ndonjë gjë fillestare të  atij zanati…të tjerë pretendojnë gjëra që nuk qëndrojnë as në tokë e as në qiell. Të […]

  • Si të përdorni shpejtësinë e shkrepjes?!

    Shpejtësia e Shkrepjes(SHUTTER SPEED) Sa shpejt aparati juaj hap dhe mbyll ekspozimin e sensorit. Sa më tepër të qëndrojë hapur aq më shumë dritë hyn në sensor dhe e kundërta ndodh sa më pak të rrije hapur.  shpejtësia e shkrepjes        Zakonisht përdoret për: 1/4000 sek                            të ngrirë objekte shumë të shpejtë 1/2000 sek                            të […]

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Maj 2015
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!