Artikujte rinj

Ujëvara e Sotirës – Niagara e Shqipërisë!

Ujëvara e Sotirës – Niagara e Shqipërisë!

Ujëvara e Sotirës është 100 metra, dhe buron nga mali i Tomorit. Ajo ndodhet rreth 60 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më shumë se dy orë më këmbë. Emrin Sotirë e ka marrë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara.

Shqipëria ka shumë vënde përrallore që shumica e shqiptarëve nuk e dinë dhe nuk i kanë zbuluar akoma. Deri disa vite më parë kushdo për pushime nënkuptonte detin, plazhin, por nuk janë të paktë ata që kanë zbuluar dhe kanë filluar të preferojnë dhe eksplorimin e natyrës. Në stinën e verës është edhe një alternativë e mirë dhe Ujvara e Sotirës, një mrekulli e natyrës që do t’ju magjepsë  me bukurinë dhe freskinë e ajrit kur ta vizitoni.

Ujevara_e_sotires_gramsh_visit_albania_ecaty_com

 

Në verilindje të Tomorit, ndodhet burimi i madh që vjen nga një e çarë gjatësore në shkëmbin gëlqeror të thepisur. Lartësia e rënies së ujit varion nga 5 m, deri 20 m lartësi. Peisazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit, është i mrekullueshëm. Zhurma e ujit mund të dëgjohet shumë larg. Itinerari Gramsh-Sotirë-ujvarë. Në pjesën e sipërme të ujëvarës ndodhet dhe një fushë e përshtatshme për të vendosur kampingun (çadra).

Pra nëse edhe juve ju pëlqen natyra mbajeni në konsideratë një vizitë në këtë bukuri të natyrës Shqiptare!

Në vijim mund të shihni një video që mund t’ju njohë disi me këtë vend dhe ju sugjeroj që për ta shijuar më bukur, ta vizitoni dhe më lejoni t’ju njoftoj se në datën  1 maj ky vend do të ketë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, pra bëhu dhe ti turist dhe bëj një ekskursion!

Sotira, ujëvara “shqiptare e Niagarës”, një nga monumentet më të bukura natyrore

Ndodhet 16 kilometra larg Gramshit, por duhen dy orë për të shkuar si pasojë e rrugës së keqe

Qyteti i Gramshit mbart mbi vete potenciale të mëdha turistike siç është kanioni i Holtës i formuar me kalimin e kohës, përmes procesit të erozionit për shkak të lumit Holtë. Zona tregon fenomenin e njohur si topografi karstike. Kanioni është 3 km i gjatë, 350 metra i lartë dhe 10 metra i gjerë, është i përbërë nga shpella të shumta që ende nuk janë eksploruar nga udhëtarët aventurierë. Stalaktitet dhe stalagmitet kanë krijuar një vend të rrallë për t’u vizituar. Liqeni i Zi është një tjetër destinacion për t’u vizituar. Ai është krijuar nga akullnajat dhe klima është malore. Liqeni rrethohet nga malet me pisha duke i dhënë atij një pamje madhështore. Për shkak të mineraleve të shumta që ka nën të, ai ofron veti kuruese sidomos në javët e para të muajit gusht. Në këtë periudhë, numri i vizitorëve rritet mjaftueshëm. Ndërsa Grabova njihet për historinë e saj e cila përfshin lidhjet mes të dy perandorive, romake dhe bizantine. Ajo pati një zhvillimi të shpejtë ndërmjet shekujve XIV dhe XVII. Zona është e njohur për bukurinë, duke përfshirë peizazhin malor, kishat e lashta, urat shekullore e të tjerë. Në të gjitha këto destinacione është mjaft e vështirë që të shkohet prej terrenit të thyer dhe mungesës së infrastrukturës.

“Monumenti” i bukur natyror

Tashmë, vëmendja është përqendruar në ujëvarën e Sotirës, një nga monumentet më të bukura natyrore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Kjo ujëvarë ndodhet rreth 16 km larg qytetit të Gramshit dhe për të shkuar deri atje është shumë e vështirë prej mungesës së infrastrukturës, por me një automjet tip fuoristradë është më lehtë e arritshme. Ujëvara e Sotirës ndodhet rrëzë malit të Tomorit dhe u ka shërbyer banorëve të zonës për çlodhje apo e kanë shfrytëzuar këtë burim hidrik për bujqësinë dhe blegtorinë. Sotira, vizitorë të përditshëm ka pasur vetëm banorët e zonës, por tashmë po kthehet në një destinacion grishës për shumë turistë shqiptarë. Ajo ndodhet 2 orë larg zonës së banuar e për pasojë natyra është e virgjër dhe e paprekur nga dora e njeriut. Në këmbët e saj zë fill lumi i Sotirës dhe në ujin e kristaltë dhe të ftohtë të tij gëlojnë peshqit e shumtë. Sotira është unike në llojin e saj dhe ajo që e bën të veçantë është mënyra e daljes së ujit nga lartësi të ndryshme. Janë tre burime ujore që dalin në trajtë çurgjesh nga lartësi të mëdha nga 20 -150 metra, të shkëmbit gëlqeror. Ujëvara është e lidhur ngushtë me ligjet hidrologjike, pasi në pranverë dhe kohë reshjesh, uji ka më tepër dendësi dhe në kohë thatësire kataraktet “dobësohen”. Peizazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit, është i mrekullueshëm dhe nën këmbët e saj shtrihet tapeti i gjelbër i lëndinës ku mund të pushohet. Cicërimat e zogjve, të gjinkallave dhe zhurma e ujit, krijojnë simfoninë më të bukur që njeriu ka nevojë të dëgjojë për t’u relaksuar.

Si të shkojmë

Për të shkuar deri në këtë destinacion ndiqet itinerari Gramsh-Sotirë-Ujëvarë dhe terreni është mjaft i thyer. Gjithsesi, zona të ofron pamje të mrekullueshme deri atje. Vizitorët duhet të kenë parasysh faktin që të furnizohen me ushqime, pasi fshati ndodhet disi larg nga ujëvara, e për më tepër nuk janë fare të përgatitur për t’u shërbyer turistëve, pasi nuk e shohin këtë gjë si fitimprurëse. Madje dua të theksoj se Sotira është një fshat pothuajse i braktisur. Tashmë kanë mbetur vetëm pak banesa dhe mënyra e jetesës është bujqësia dhe blegtoria për ata pak që kanë mbetur. Pushteti qendror dhe lokal e kanë lënë në harresë, ose më mirë nuk janë kujtuar asnjëherë për të promovuar këtë oaz në mes të shkretëtirës. Kohët e fundit media i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj zone, duke dhënë sadopak kontributin e saj në promovim, por shteti duhet të tregohet më i vëmendshëm, për të mos lënë që njerëz të papërgjegjshëm të vënë dorë në Sotirë duke kontribuar në ndotjen apo artificializimin e saj. Pavarësisht kësaj, deri më sot, kjo ujëvarë, nuk është frekuentuar aq sa të imponon, vetëm për mungesë të infrastrukturës rrugore. Nuk është e rekomandueshme që ujëvara të vizitohet në periudhën e dimrit, pasi duhet përshkuar lumi që në këtë stinë e fryn shumë shtratin e tij dhe përrenj të rrëmbyeshëm. Promovimi i Ujëvarës së Sotirës do të kthente Gramshin në një prej destinacioneve turistike më të pëlqyera në vend, për pushuesit e huaj dhe vendas, për ata afatgjatë dhe ditorë. Madje, për banorët e zonës ajo mund të kthehet në një burim të ardhurash, të cilët deri më sot nuk i kanë kushtuar rëndësi.

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Prill 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!