Teatri kombëtar kërkon regjisorë!

TK_teatri kombetar

Thirrje për regjisorët shqiptarë

Teatri Kombëtar, sot, në datë 29 Prill 2015, shpall thirrjen për Projekt-Ide për Sezonin Teatral 2015 – 2016 dhe 2016 – 2017. Teatri Kombëtar fton të gjithë regjisorët shqiptarë të depozitojnë pranë sekretarisë së TK-së projekt-idetë e tyre duke filluar nga data 29 Prill deri në 29 Maj 2015.
Për arsye të përllogaritjes së buxhetit të TK-së, të gjithë regjisorët shqiptarë janë të lutur që të shoqërojnë mundësisht, edhe pse nuk është e detyrueshme, projekt-Idetë e tyre me një kosto të përafërt të disa prej elementëve kryesorë të shfaqjes, si:

Skenografia
Kostumografia
Si edhe elemente të tjerë të buxhetit që regjisorët e konsiderojnë si vlerë të rëndësishme për ndërtimin e shfaqjes

Projekt-Idenë, regjisorët, duhet t’I shoqërojnë me një propozim konkret mbi shpërndarjen e aktorëve në shfaqjet respektive.
Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje