Free Movie Subtitler – bashkangjisni titrat në video në mënyrë të përhershme!

subtitles-titra_te_bashkangjitura

Kush shikon shpesh filma, seri televizive ose shumë më thjeshtë, video të çfarëdolloji në gjuhë të huaj, me siguri që përdor edhe titrat për ta kuptuar më thjeshtë filmin(natyrisht në ato raste kur nuk përfshihet një dublim me zë në gjuhën që ju nevojitet).

Pjesa më e madhe e programeve për të parë video(video player), ju mundëson të shihni titrat vetëm duke i zgjedhur ose duke i tërhequr në program titrat në formatin SRT por kjo gjë është  e mundur vetëm nëse i shikoni këto video nga kompjuteri juaj.

Problemi lind nëse doni ti shikoni po këto filma në DVD-player. Kuptohet që me dvd-në nuk keni mundësinë të vendosni titra.

Pra do thoni ju si mund tja bëni që ti shikoni këto video me titra edhe në dvd-player?

Fare e thjeshtë; zgjidhja e këtij problemi e ka emrin Free Movie Subtitler!

Bëhet fjalë në fakt për një program(software) komplet falas dhe enkas për sisteme operative Windows(32-bit ose 64-bit)
që me pak klik do ju mundësojë…
për të lexuar vijimin e artikullit, shpërndajeni në një nga rrjetet sociale të treguara dhe menjëherë do t’ju hapet vijimi i artikullit!
[sociallocker]
ngjitjen ose mbivendosjen e titrave direkt mbi videon tuaj.
Pra do ti bëjë një bashkim të titrave me videon dhe ju mjafton pastaj ta digjni(masterizoni-burn) në disk dvd dhe mund ta shikoni pastaj pa probleme me titrat që keni vendosur.
Për ta bërë këtë gjë programi ka pak hapa të thjeshtë për të ndjekur.
Ju mjafton të gjeni ku e keni vendosur videon në kompjuterin tuaj me anë të menusë Open your movie file në programin e përmendur, pastaj te gjeni e të zgjidhni titrat nga menuja Open your subtitles files dhe pasi ti keni gjetur të klikoni në  Apply Subtitles dhe prisni derisa programi të bëjë të gjithë punën dukë ju treguar përparimin me një tregues pamor. Kur të jetë kompletuar programi ka mbaruar punën e tij.
movie_video_program_falas
Por kujdes nëse p.sh keni një film të ndarë në dy pjesë dhe titrat me gjatësinë e të dyja pjesëve bashkë atëherë do të jetë e pamundur për programin ti aplikojë këtë bashkangjitje. Do tju duhet të bashkoni dy videot me një program enkas për këtë gjë dhe pas kësaj të bëni bashkangjitjen e titrave.
 

Shkarko Programin Falas | Free Movie Subtitler

 

[/sociallocker]

Lini një Përgjigje