LaMP – mësoni gjuhët e huaja duke parë filma me anë të këtij programi

LaMP-user-interface-program-software

Një sistem i mirë për të përvetësuar gjuhët e huaja, është të përsosni përdorimin e gjuhës dhe për ta bërë këtë gjë të mundur ju vijnëë në ndihmë filmat me titra në gjuhën që po mësoni.

Në këtë mënyrë do të arrini të lidhni tingullin me shkrimin për secilën fjalë të përdorur dhe duke dëgjuar e lexuar në të njëjtën kohë do të përmirësoni ndjeshëm të folurën në atë gjuhë.

Në këtë drejtim ju vjen në ndihmë Lingual Media Player, ose më thjesht  LaMP,  program(software), i cili mund t’ju ndihmojë shumë.

LaMP është në fakt një program komplet falas dhe që mund ta përdorni pa asnjë limit dhe në të gjithë sistemet operative Windows(32-bit ose 64 bit), dhe ju mundëson parjen e filmit nga PC-ja juaj ose nga Youtube dhe shfaq titra, në gjuhën origjinale dhe në gjuhën që dëshironi.

 Programi ka një pamje të thjeshtë dhe intuitive, ashtu siç munda ta shihni edhe në imazhin e artikullit.Nëse filmat i shihni nga PC-ja direkt atëherë duhet ti tregoni programit ku i keni titrat, në këtë mënyrë do ti zgjidhni dhe vendosni në program.

Përsa i përket videove nga Youtube, mund të zgjidhni nga titrat që propozon vetë ky i fundit ose ti tregoni adresën URL nga ku ti lexojë këto titra. Për filmat që i kanë vetë titrat nuk duhet të bëni rregullime pasi i merr në mënyrë automatike.

Pastaj nëse nuk i gjeni këto titra dhe keni njohuri të mjaftueshme për ti bërë vetë, ky program jua mundëson këtë gjë.Lamp është i disponueshëm edhe në një version online,dmth pa e shkarkuar dhe instaluar por rezulton të jetë edhe më i limituar.

per ta shkarkuar programin shperndaje artikullin në rrjetet sociale të treguara dhe menjëherë do të hapet vijimi i artikullit.

[sociallocker]

Për shkarkim klilo >>> | LaMP

Për websitin zyrtar>>> | LaMP

[/sociallocker]

Lini një Përgjigje