si të bëni foto portret me sfond njëngjyresh pa pasur një studio fotografike?

home-studio-photography_ecaty_com

Mendoj se shumica e fotografëve nuk e kanë shumë qef blicin pasi ndricimi perfekt me anë të tij kërkon kohë dhe eksperiencë. Kështu që shumica e përdorin blicin vetëm për të ndriçuar foton e radhës që nuk ka dritë aq sa duhet.

Por drita e blicit mund të përdoret në shumë raste në mënyrë krijuese, për të krijuar diçka të re.

Të marrim shembullin e një dasme të fotografuar ditën. Do të keni fotografi të bukura por do të kenë pak a shumë të njëjtin ambjent dhe në atë moment ju vjen dëshira për të bërë disa foto si në studio por nuk keni as kohë dhe ndoshta nuk keni as materialet që do ta bënin të mundur, dhe ndoshta as studion por do tju pëlqente të shkrepnit disa foto ndryshe.

Pra në këtë tutorial(teknikë fotografimi), ju do të mësoni si të bëni portrete që duken sikur janë bërë natën ose në studio, por realisht do të mund ti bëni nga çdo vend që dëshironi, edhe jashtë në natyrë!

Kjo teknikë është fare e thjeshtë për tu bërë. Ju vetëm sa i shtoni fuqinë dritës së diellit nga blici juaj duke vendosur një ekspozim ndaj dritës të tillë që ju mundëson realizimin e kësaj teknike.

Nëse ju rrisni fuqinë e blicit, ju mund të bëni sfondin prapa subjektit që fotografoni komplet të zi, duke lënë të duket vetëm subjekti pa asnjë detaj tjetër prapa(tamam si fotot që bëhen në studio) ose mund ta ngrini blicin lart dhe mund të bëni foto që ngjajnë sikur është natë edhe në mes të ditës.

 

5 hapa për të bërë sfondin e zi pa pasur asnjë sfond studioje prapa subjektit!

  1. Vendosni aparatin në manuale dhe kapni një blic dhe vendoseni në aparat.
  2. Vendosni shpejtësinë e shkrepjes 1/200 (flash sync speed), dhe vlerën ISO më të ultën që ju lejon aparati (zakonisht ISO 100)
  3. Rregulloni hapjen e diafragmës së aparatit derisa pamja bëhet e zezë( zakonisht kjo ndodh rreth f/18 ose f/22)
  4. Përdoni blicin me fuqi të plotë (ndoshta mund t’ju nevojiten dy blica nëse ka shumë dritë jashtë).
  5. Shkrepni foton. Ju mund të rregulloni hapjen e diafragmës derisa drita mbi subjektin të jetë e duhur.
Nëse keni një blic me fuqi të ulët, kjo teknikë mund të rezultojë pak e vështirë ose e pamundur për tu bërë në është një ditë me shumë diell.Nëse është ditë shumë me diell, mund të përdorni dy blice të vendosura sa më afër subjektit.
 
 

Lini një Përgjigje