Artikujte rinj

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur i humorit, Met Bega

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur i humorit, Met Bega

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur i humorit, Met Bega
Humoristi ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit. Ai e përjetoi këtë betejë me optimizëm, ashtu si të gjithë jetën e tij.
Simptomat e para të kësaj sëmundje aktori i mirënjohur i ndjehu në vitin 2010, por me kalimin e viteve gjendja e tij shëndetësore nisi të përkeqësohej.
Met Bega lindi më 7 gusht 1946 në Tiranë. Ai iu kushtua për 40 vite artit dhe skenës shqiptare. Met Bega e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Estradën e Tiranës.
Ai bëri debutimin e tij të parë në skenën amatore të shkollës dhe artit në Teatrin e Tiranës. Filmi i parë ku ka debutuar ishte në vitin 1986 me një rol të vogël në filmin “Dy herë mat”. Gjithashtu ka luajtur pesë role në filma me metrazh shqiptare.
Ndër filmat që ka luajtur aktori Bega kujtohet, “Edhe ashtu edhe kështu” në vitin 1989, “Stolat në park” në vitin 1988 dhe “Tela për violinë”, në vitin 1987.
Më pas aktori Met Bega u bë pjesë e një formati humoristik në televizionin “Tirana Tv”. Aktori i mirënjohur Bega ka marrë disa çmime, mes tyre urdhrin “Naim Frashëri i Artë” në vitin 2010

Related articles

  • Sot eshte ditelindja e aktorit te mirenjohur Fitim Makashi

    Sot eshte ditelindja e aktorit te mirenjohur Fitim Makashi dhe ne i urojme te festoje sa me shume vite te tjere. Fitim Makashi lindi me 10 prill 1944 ne Gjirokaster. Ne vitin 1963 nis studimet ne institutin e arteve per aktor dhe ka mbaruar ne 1967 dhe eshte emeruar petagog. Karierën si aktor e fillon […]

  • Artisti i merituar Fadil Hasa sot feston 75 vjetorin e lindjes!!!

    Nje urim per te madhin e humorit aktorin Fadil Hasa i cili feston ditelindjen sot. Fadil Hasa (1940-). Aktor i humorit. Lindi ne Kruje, me 8 prill. Kreu gjimnazin “29 Nentori” ne Shkoder. U aktivizua dhe u be i njohur si aktor, me te dhena te shprehura ndaj teatrit te varietese qysh me grupin e […]

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Prill 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!