Dji phantom 3 – droni i famshëm tani edhe më teknologjik në versionin e tij të tretë!

dji_phantom_3_ecaty_com

Siç ju kisha njoftuar  në një artikull të mëparshëm që gopro kishte ndërmend të krijonte dronin e vet, sot po ju tregoj se edhe DJI krijoi kamerën e vet bashkë me versionin e tretë të dji phantom..

Disa ditë më parë është prezantuar droni më i famshëm në versionin e tij të tretë nga kompania  e sukseshme DJI.

Krahas përmirësimeve të shumta nga versioni i parë që shënoi suksesin e tij, ky dron ka përparuar shumë si në teknologji, kohëzgjatje fluturimi por edhë në sigurinë e përdorimit.

Vjen në treg me dy modele:

  • Modeli Profesional 4K 12 MegaPixel
  • Modeli Advanced  1080P HD 12 MegaPixel

Modeli Profesional është ai më i miri le të themi pasi implementon edhe një kamer 4K 12 mpixel për video dhe foto spektakolare. Rrezja e telekomandimit arrin në dy km dhe mund të keni live view(video pa vonesë trasmetimi), edhe duke përdorur smartphone-in apo tabletin tuaj. Aplikacioni origjinal është i bërë mirë dhe plot funksione.

Arma që përdor dji për të fituar mbi konkurruesit e kompanisë është siguria e versionit të tretë pasi ai duke fluturuar skanon ambjentin për pengesa të ndryshme që mund të gjenden në vendet ku fluturoni duke ju dhënë mundësinë ta përdorni edhe në ambjente të brendshme në siguri të plotë.

Në këtë kontekst kanë krijuar edhe një video(reklamë) për të treguar sigurinë në ambjente të brendshme.

Por të rejat nuk mbarojnë këtu pasi dji ka implementuar shumë funksione të tjera krahas atyre që ekzistonin në versionet paraardhëse.

Dji phantom versioni 3 ka edhe një funksion që ju mundëson ta përdorni si kameramanin apo fotografin e vetes suaj. Ai do tju ndjekë në bazë të rregullimeve që ju do ti bëni, mund edhe të planifikoni skenën duke e lënë pastaj dronin phantom 3 të bëjë gjithçka vetë.

 

Në telekomandën tuaj ose më mirë në smartphonin ose tabletin që do të vendosni lart saj do të keni një larmi informacionesh mbi largësinë, lartësinë, drejtimin, shpejtësinë e plot info të tjera që do ta bëjnë fluturimin e këtij droni një eksperiencë profesionale për ju.

Për më tepër vizitoni websitin zyrtar të dji kliko këtu

Lini një Përgjigje