Artikujte rinj

Aparati që nuk ka nevojë për bateri mund të shkrepë përgjithmonë vetëm me dritën që prodhon vetë!

Aparati që nuk ka nevojë për bateri mund të shkrepë përgjithmonë vetëm me dritën që prodhon vetë!

Shkencëtarët kanë krijuar një aparat që prodhon vetë energjinë që i duhet për të shkrepur një foto dhe që mund të bëjë foto në pafundësi pa pasur nevojë për një bateri.Ajo e prodhon vetë energjinë që i duhet duke përdorur dritën që hyn në sensorin e këtij aparati.

Projekti është pubblikuar këtë muaj nga shkencëtarët e “Columbia computer vision” në një letër të titulluar Towards Self-Powered Cameras(drejt aparateve që vet-prodhojnë energjinë që i duhet).” Në vend që të përdorin një kabull apo një bateri për ti dhënë energji aparatit, shkencëtarët krijuan një sensor imazhi që mund të bëjë si punën e sensorit të aparatit dmth të fotografojë por edhe me anë të po asaj drite të krijojë energjinë  që i duhet duke e kthyer dritën në energji tamam si një panel diellor.

Pas çdo shkrepje, sensori ndryshon përdorimin e tij, në fillim pra fotografon imazhin dhe pastaj atë dritë e kthen në energji për shkrepjen pasardhëse.

sensor_selfpowered_camera_ecaty_com

Duke bërë këto ndryshime sensori i aparatit mund të shkrepi foto vazhdimisht ose të bëjë edhe video pa pasur nevojë për asnjë burim energjie të zakonshëm nga ato që njohim(kabllor,bateri)

Por gjenialiteti i kësaj shpikjeje nuk qëndron vetëm në këto funksion, pasi kur nuk përdoret për të bërë foto, mund të përdoret si një mini gjenerator për pajisje të tjera.

Prototipi që është krijuar, tani për tani, është në gjendje të shkepë vetëm imazhe me një madhësi 30×40 pixel, pra nuk është akoma gati për të treguar aftësi të përparuara shkepjesh, por le të themi që tani kjo shpikje i hap rrugën implementimit të kësaj teknologjie në shumë fusha ku mund të nevojitet për projekte të ndryshme.

 

Related articles

  • Flow quhet teknologjia më e re për mbledhjen e mjaltit!

    Flow: një teknologji e re me të vërtet interesante për mbledhjen e mjaltit pa bërë shumë mundim, është krijuar nga një kompani që merret me rritje bletësh dhe mbledhjen e mjaltit. Kjo teknologji që ata kanë krijuar bën të mundur mbledhjen e mjaltit pa hapur kosheret që do të thotë pa veshur tutat mbrojtëse, maskën […]

Leave a Reply

Kalendari i artikujve

Prill 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  

Studio Ristyle – Ju ben te enderroni!

    Receta Gatimi