Artikujte rinj

4 këshilla për të fotografuar bukur

4 këshilla për të fotografuar bukur

Zgjohuni herët në mëngjes

Jeni duke filluar të fotografoni? Në vijim mund të konsultoni disa teknika fotografimi në mënyrë që të shkrepni fotografi të bukura dhe mbresëlënëse!

 

teknica_fotografimi_fotot_ristylephotography_ ecaty_com2

Të gjithë e dimë që gjumi i mëngjesit është i ëmbël – por nëse doni të bëni foto profesionale, duhet të hiqni dorë nga zgjimi i vonë. Për të kapur dritën më të bukur natyrale, koha më e përshtatshme është gjatë orës së parë të lindjes së diellit dhe gjatë orës së fundit të ditës pra kur dielli perëndon. Fotografët që dëshirojnë të shkrepin foto panoramë, mezi presin ato dy orë që vetë ata i kanë dhënë emrin, orët e arta. Sepse bëhet fjalë pikërisht për këto ngjyra dhe efektet e dritës që i karakterizon këto shkrepje floriri.

Ekziston edhe një websit që ju tregon pikërisht kur janë këto orë të arta për të fotografuar. Ju mjafton të vendosni koordinatat e vendit ku do të fotografoni dhe ky websit do tju tregojë cilat orë janë të këshillueshme. Lexoni artikullin të plotë për të parë websitin dhe këshillat e tjera për të fotografuar bukur.

Shpërndani artikullin në një nga rrjetet sociale të treguara dhe menjëherë do t’ju hapet vazhdimi i artikullit!

[sociallocker]

Golden Hour gjithashtu mund të kërkoni edhe për app(aplikacione) për smartphone-n tuaj për ta konsultuar në çdo kohë ju dëshironi në mënyrë që të programoni daljen.

Post-produksion

teknica_fotografimi_fotot_ristylephotography_ ecaty_com4Mos lini që fotografitë tuaja të “vyshken” në ndonjë arkiv kompjuteri, por jepini atyre vlerën e duhur. Shumë foto nëse i bëhet një modifikim sado i vogël por në mënyrën e duhur, dalin foto shumë të arrira dhe ndonjëherë edhe më të bukura se ato që mendonit si më të mirat. Modifikime të ndryshme si përmirësim ngjyrash, kthim në bardhë e zi, ndonjë prerje apo çdo përshtatje tjetër e duhur, mund ti japë fotografive tuaja një pamje të paimagjinueshme më parë.

 

Mësoni ti dashuroni gabimet tuaja

teknica_fotografimi_fotot_ristylephotography_ ecaty_com5Për të shkrepur një foto të përkryer ndonjëherë duhet shumë kohë, por ndonjëherë mund t’ju ndihmojë edhe fati dhe atë foto të përkryer ta shkrepni menjëherë pasi keni kapur në dorë aparatin për herë të parë.

Nga ana tjetër duhet të dini se shumë fotografë profesionistë në fillimet e tyre kanë shkrepur shumë foto “të këqija” në fjalë të tjera, aspak interesante. Për shumë ka këto fotografë gabimi i është bërë mësim dhe ndonjëri ndoshta edhe ka arritur ta shndërrojë atë gabim në një kryevepër fotografi, pra në një art të vërtetë.

Pra para se ti flakni tej disa foto në koshin e kompjuterit, mundohuni ta vështroni me një shikim krijues, ndoshta ju vjen ndonjë ide dhe ajo bëhet foto më e bukura që keni shkrepur ndonjëherë. Por duhet gjithmonë të keni një sy kritik, për të arritur të kapni artin në gabimet tuaja. Në këtë mënyrë ndoshta do tju pëlqejë të gaboni sërish.

Kujdes me momentin e shkrepjes(mos e humbisni)

teknica_fotografimi_fotot_ristylephotography_ ecaty_com6

teknica_fotografimi_fotot_ristylephotography_ ecaty_com6

teknica_fotografimi_fotot_ristylephotography_ ecaty_com1Shpeshherë duke shkrepur fotografi kur subjekti bën një aksion(le të marrim shembullin e hedhjes së luleve nga nusja), gjithëkush kërkon të kapë momentin më të bukur. Por pikërisht në momente si ky që kujdesi duhet të jetë në maksimum pasi ju mund të shkrepni një foto kur nusja FILLON të hedhë lulet por do të dëshironit të shkrepnit përsëri kur lulet janë në ajër dhe kur arrijnë afër personazhit që i kap. Për të kapur këto momente, jo të gjitha aparatet janë të afta pasi kanë një kohë pushimi(ose më mirë le të themi përpunimi të fotos së saposhkrepur), në disa aparate kjo kohë është shumë e shkurtër në disa tepër e gjatë aq sa për aksionin e përmendur më lart arrin të shkrepë vetëm një foto.(p.sh aparatet kompate-disa) .

Pra për të kapur momentin ju keni dy alternativa:

  • 1) bleni një aparat më të shpejtë që ju mundëson më tepër shkrepje ose..
  • 2) Mbani shtypur butonin e shkrepjes deri në gjysëm në mënyrë që aparati mos të fokusojë vazhdimisht, dhe kur vjen momenti shkrepni foton që sipas jush është më domethënëse.Në këtë mënyrë aparati do të ketë kohë të përpunojë imazhin më shpejt duke ju dhënë mundësinë për një shkrepje tjetër pak më shpejt.

Fotot nga RistylePhotography nëse dëshironi të prenotoni një event me fotograf me RistylePhotography klikoni këtu

[/sociallocker]

 

 

 

 

Related articles

  • 9 gjëra që fotografi juaj nuk do tju thotë kurrë por që do të dëshironte ti dinit!

    9        Le ti vëmë gjërat në vijë që në fillim! Nëse më zgjidhni si fotograf apo kameraman për eventin tuaj, nënkuptohet që më keni zgjedhur sepse ju pëlqen puna që bëj. Më konkretisht të përqëndrohemi te fotografi!. Kur ju kërkoni të menaxhoni mënyrën se si duhet të bëhen fotografitë, kur më thoni si tju vë…

  • Pse është fotografimi me hapjen e diafragmës, mënyra më e mirë për fotografi dasmash?

    “Profesionistët e vërtetë shkrepin manualisht.” (jo gjithmonë…ose më mirë jo komplet manual) Nëse dëshironi të bëheni fotografë profesionistë mënyra më e mirë është të mësoni dhe praktikoni. Shumë forume apo website që flasin mbi fotografinë do tju tregojnë artikuj që përmbajnë rregullat kryesore dhe kjo do të thotë se në shumë website do të gjeni…

  • 10 gjërat që nuk duhet ti thoni fotografit tuaj!

    Ndonjëherë ose më shpesh se ndonjëherë, pra shpeshherë ndodh që dikush ndërhyn në zanatin e tjetrit dhe i duket vetja më profesionist edhe pse nuk ka dhënë asnjë provë që di të bëjë të paktën ndonjë gjë fillestare të  atij zanati…të tjerë pretendojnë gjëra që nuk qëndrojnë as në tokë e as në qiell. Të…

Leave a Reply